Dhuna ndaj Hamitit, arbitrat bojkotojnë kampionatin!

6 Mars 2019, 20:42Sport TEMA

Shoqata e Arbitrave përmes një deklarate kanë bërë të ditur se kanë vendosur që të bojkotojnë kampionatin pas dhunës që u bë ndaj kolegut të tyre, Eledorjan Hamiti, në takimin mes Kamzës dhe Laçit.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, bën te ditur se nuk do të rikthehen për të gjykuar ndeshje derisa të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume.

Sipas tyre eksperimenti për të larguar Policinë nga stadiumet për tu zëvëndësuar me stjuardë ka dështuar.

“Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaft dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar.

Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar”. (TemA)

3 komente në “Dhuna ndaj Hamitit, arbitrat bojkotojnë kampionatin!”

  1. Uefa says:

    Shume mire…qe neser te kerkoi qeverria ardjen e fifes dhe te bien dakort per albitra te huaj.
    Te shikoni se per nje jave i keni te gjithe albitrat gati tu.
    Shpresoj qe dhuna ndaj albitrave heren tjeter te jete me konkrete.Te pakten ndonje 15 ditesh ne spital.

  2. Tirona says:

    Shume mire do te beni dhe mos ardhshi kurre me se ju e shkaterruat futbollin,funderrina.

  3. Mendimi jo profesionist says:

    Shoqata e arbitrave duhet te analizoje me mire punen e saj.Dhuna eshte e pa tolerueshme dhe duhen marre masa .A eshte sic duhet gjykimi i ketyre kamikazeve te federates?Sa kriza kane krijuar keta gjyqtare me padrejtesit eqellimshme ?Keto akte teatrale le tia lene teatrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje