Kamza u përjashtua ditën e sotme nga të gjitha kompeticionet për shkak të dhunës së shfaqur në ndeshjen ndaj Laçit ku pre ra arbitri Eldorian Hamiti.
Përveç Kamzës që sezonin tjetër do ta nisë nga Kategoria e Dytë, e ka pësuar edhe Naim Qarri që është përjashtuar me 3 vite nga të gjitha stadiumet dhe i ndalohet hyra.
Sakaq, vendim në lidhje me dhunën e shfaqur ka dhënë sot edhe Gjykata e Tiranës dhe ka vendosur që të japë masën ‘Arrest shtëpie’ për presidentin Naim Qarri.
Ai do të duhet të qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të gjykimit, pasi ky vendim nuk është përfundimtar.
Ditën e sotme, para trupit gjykues kanë dalë edhe 3 të tjerë të ndaluar në ndeshjen Kamza-Laçi, ku Albert Bana dhe Andi Matraxhiu kanë përfunduar në pranga së bashku me një tifoz tjetër.
Po Zhelal Mzatit, idiotit noterik te PeDese nuk do ti fusin ndonje hu ne bythe
Kane perfunduar ne pranga peshqit e vegjel, por ai I madhi qe filloi sherrin, eshte derguar ne shtepi nen “arrest”.
Hajde gjykate hajdeeee, e kane kaluar vetingun keta gjykatesit apo jane ne rradhe per ta kaluar.