Gruaja nxjerr vrer pas eliminimit të Realit dhe paralajmëron largimin, Marcelo: Të dua shumë!

6 Mars 2019, 11:16Sport TEMA

Gruaja e Marcelo, Clarice Alves ka publikuar një mesazh goditës në fund të ndeshjes mes Real Madrid dhe Ajax, ku bashkëshorti i saj e ndoqi nga stoli, ashtu siç ka bërë pjesën më të madhe të këtij sezoni.

“Kuptoje vlerën tënde”, kështu hapet mesazhi i Clarice, “Nëse dikush përpiqet që të iu trajtojë si një zgjedhje ndër të shumtat, ndihmoji ato duke larguar veten nga kjo renditje”,fillon mesazhi, duke ngritur hipotezën për një largim të mundshëm të brazilianit.

“Nuk është krenari, por respekt për veten”, vijon pjesa e dytë e paragrafit, “Mos prit të shohësh ndryshime pozitive në jetën tënde nëse rrethohesh nga njerëz negativ”, vijon më tej mesazhi enigmatik i zonjës Marcelo.

Për t’i vënë kapak këtij mesazhi dyshues mendon vetë mbrojtësi i Real Madridit që i komenton një “I love you”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje