VIDEO: Ajaks magjik në Bernabeu, eleminon dhe turpëron Realin e Madridit!

5 Mars 2019, 22:52Sport TEMA

Ajaksi ka bërë mrekullinë në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të “UEFA Champions League” përballë Realit të Madridit në “Santiago Bernabeo”.

Holandezët përmbysën humbjen e pësuar në takimin e parë ku u mposhtën me rezultatin 2-1, duke triumfuar në mënyrë spektakolare në fushën kundërshtare me rezultatin e thellë 1-4.

Një fitore magjike për të besuarit e trajnerit Ten Hag, të  cilët zhvilluan një 90-minutësh spektakolar përballë Kampionëve të fuqi të këtij kompeticioni duke marrë një kualifikim mëse të merituar.

Ndërkohë, Reali vijon formën e tij skandaloze ku pas humbjeve në kampionat merr edhe një shuplakë të rëndë dhe në Champions League duke u eleminuar në mënyrë të turpshme nga Ajaksi.

Golat e fitores për Ajaksin në këtë takim u shënuan nga ana e Ziyech, Neres, Tadic dhe Shone, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Asensio.

Ndërkohë, në takimin tjetër Tottenhami është kualifikuar për në raundin tjetër duke eleminuar skuadrën e Borussia Dortmundit.

Anglezët triumfuan me rezultatin 0-1 në transfertë fal golit të shënuar nga ana e Kane, por kishin fituar dhe në takimin e parë me shifrat 3-0.

Më poshtë golat në takimin Real Madrid-Ajaks. (TemA)

Goli i shënuar nga Shone 

Goli i shënuar nga Asensio

Goli i shënuar nga Tadic

 

Goli i shënuar nga Neres

Goli i shënuar nga Ziyech

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje