Solari nuk e konsideron dorëheqjen: Na mungoi kapiteni, nga ky lojtar se prisja! Carvajal: Kemi bërë një sezon m*ti

6 Mars 2019, 11:19Sport TEMA

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari pas eliminimit nga Ajax në Champions League tha se kjo ka qenë një javë e vështirë për ta, ndërsa theksoi se iu mungonte Sergio Ramos në fushë.

Javë e komplikuar: “Mund të jetë, por është ende një javë e dhimbshme, tifozët kanë qenë spektakolarë, ata na kanë mbështetur në një moment të vështirë, nuk janë kapur me ne”.

A e prisnit nga Carvajal: “Ai ishte i fundit, e kam pritur nga të gjithë ata, janë tri herë kampionë Europë, sot jemi eliminuar, është një moment shumë i trishtuar dhe nxjerr në pah atë që kanë bërë vitet e kaluara, është shumë e vështirë të fitosh”.

Ramos: “Pa folur keq për ndonjë lojtar, natyrisht na mungoi kapiteni”.

Jashtë luftës për tituj: “Sezoni është i vështirë, ne jemi aty për të luftuar, për të vënë zemrën në momentet e vështira, të gjithë lojtarët mendojnë kështu”.

Vendime të tjera: “Është një pyetje që është e pamundur për trajnerin, trajneri merr vendime para ndeshjes, jam i bindur se ka qenë një vit i ndërlikuar me shumë të rinj që erdhën në një ekip të pjekur”.

E ardhmja: “Ne duhet të kemi qetësinë maksimale mendore brenda kësaj vështirësie: Reali gjithmonë kthehet dhe gjithmonë kthehet më i fortë”.

Carvajal tha se ky sezon “ta shpif”. A jeni dakord?

“Deklaratat e nxehta janë të komplikuara. Ai ka karakter të madh dhe është lënduar. Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Sezoni vazhdon. Na ndiqni në La Liga, kemi një distancë të madhe, por ne duhet ta mbyllim atë me profesionalizëm. Real Madridi është mbi të gjithë, mbi lojtarët dhe trajnerët”.

A keni konsideruar dorëheqjen?

“Unë nuk kam ardhur në një moment kaq të vështirë në klub që të heq dorë”.

Çfarë ka dështuar?

“Është e vështirë, shumë gjëra kanë ndodhur. Të hysh në detaje është me të vërtetë e komplikuar. Ndryshimet e detyruara të pjesës së parë, suksesi i Ajax, VAR … shumë gjëra”.

Carvajal: Kemi bërë një sezon m*ti, kjo është mbrëmja më e keqe e jetës time

Real Madrid ka pësuar një humbje të turpshme 4-1 në Santiago Bernabeu dhe është eliminuar nga Ajax në 1/8-at e Champions League.

Pas ndeshjes, Dani Carvajal kishte guximin të dilte para mikrofonave për të folur rreth disfatës së tretë radhazi brenda një jave.

“Kjo është mbrëmja më e keqe e jetës time në aspektin profesional. Nuk e kam pasur ndonjëherë këtë ndjesi të keqe.

Brenda javës kemi humbur në tre kompeticione. Nuk dua të gjej justifikime, kundërshtari ishte më i mirë se ne.

Fundi i një cikli? Nuk e shoh kështu pasi kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, por sezoni për ne ka marrë fund.

“Duhet ta pranojmë faktin që kemi bërë një sezon m*ti”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje