Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme vendimet për javën që lamë pas në Kategorinë Superiore, por edhe për kategoritë e tjera.
Një masë e ashpër është marrë për skuadrën e Kamzës e cila sezonin tjetër do ta nisë nga Kategoria e Dytë.
Ky vendim vjen pas dhunës që drejtuesit e klubit të Kamzës ushtruan ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në takimin kundër Laçit.
Masë e ashpër është marrë edhe ndaj presidentit të Kamzës, Naim Qarri, i cili është përjashtuar për 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
E njëjta masë është vendosur dhe për Andi Matraxhiun, i cili mban postin e drejtorit sportiv tek Kamza.
Vendimet e plota të Disiplinës.
(TemA)
SHYQYR QE MORET NJE HERE NJE MASE TE DUHUR, VETEM KESHTU DISIPLINOHEN DERRAT…..