Përjashtimi i Kamzës, Skënderbeu i fituari i madh!

6 Mars 2019, 16:18Sport TEMA

Përjashtimi i Kamzës ka bërë që nga tani e tutje të gjitha skuadrat që kanë në kalendar ndeshjen ndaj skuadrës nga periferia e kryeqytetit të marrin tre pikët në tavolinë pasi ka kaluar më shumë se gjysma e kampionatit dhe pikët ndaj kamzalinjëve nuk mund të zerohen.

Më të favorizuarat në këtë mes janë Luftëtari, Flamurtari e Skënderbeu pasi këto 3 skuadra kanë në kalendar dy ndeshje ndaj Kamzës dhe në këtë mënyrë kanë të garantuara 6 pikë për fitoret 3-0 në tavolinë.

Në këtë mënyrë rriten shanset e Luftëtarit për të siguruar mbijetesën ndërkohë që pakësohen ato të Kastriotit.

Megjithatë i fituari i madh nga përjashtimi i Kamzës është Skënderbeu që do të kursejë energjitë duke luajtur 4 ndeshje më pak por në të njëjtën kohë përveç 6 pikëve në kampionat, ka siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pa zbritur fare në fushë, pasi në çerekfinale shorti e kishte vënë pikërisht përballë Kamzës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje