Mbyllet ndeshja PSG-Manchester United me rezultatin 1-3. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

6 Mars 2019, 22:08Sport TEMA

PSG ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Mançester Junajtid në Angli dhe sot në fushën e vet do të mundohet që të administrojë këtë rezultat.

Për këtë arsye, trajneri Tomas Tuhel ka hedhur në fushë një skuadër shumë të ekuilibruar, duke aktivizuar Draksler përkrah Mbape e lënë në stol Kavanin apo Çupo-Moting.

Nga ana tjetër, Mançester Junajtid është në krizë të plotë dëmtimesh dhe pezullimesh, aq sa në stolin e skuadrës angleze, Solskjaer do të ketë shumë pak alternativa mes lojtarëve të afirmuar. Emra si Garner, Çong, Gomes dhe Grinvud janë futbollistët e gatshëm që janë përzgjedhur nga ekipi i dytë.

PSG (4-2-3-1): Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di Maria; Mbappe.

MANCHESTER UNITED (4-3-3): De Gea; Lindelof, Bailly, Smalling, Shaw; Të rinj, McTominay, Fred; Andreas Pereira, Lukaku, Rashford.

GOL! Man United ben mrekulline duke shenuar golin e trete dhe te kualifimit me ane te Rashford qe realizoi nga pika e bardhe e 11 metershit

Minuta 75′- Loje e qete mes te dyja ekipeve qe po luftojne me se shumti ne mesin e fushes 

Minuta 55′- Barazon PSG-ja me ane te Di Marias pas nje asisi spektakolar te Mbappes, por anulohet nga arbitri per pozicion jashte loje

Fillon pjesa e dyte e ndeshjes 

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-2

GOL! Romelu Lukaku i jep serish avantazhin skuadres se Manchester United qe shfrytezon dhe njehere nje pakujdesi te lojtareve te PSG-se. Ne kete rast te portierit Buffon i cili nuk arrin qe te prese ne menyre te sakte nje top te lehte te goditur nga distanca

Minuta 16′- Dani Alvesh jep nje asis per Mbappen, i cili arrin me shpejtesi tek topi duke e goditur fuqishem por shkon ne rrjete te jashtme

GOL! PSG-ja barazon rezultatin pas nje aksioni mjaf te bukur qe konkretizohet me gol nga ana e mbrojtesit te majte Bernat

Minuta 11′- Dani Alves hedh nje kros te rrezikshem ne zone, por Smalling është i kujdesshëm dhe e largon menjehre

GOL! Manchester United kalon ne epersi qe ne start te takimit me ane te sulmuesit Romelu Lukaku qe perfitoi nga nje gafe e mbrotjes pariziene

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atomsfere te mrekullueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje