Sa jahte ndalojnë në Shqipëri? – Vetëm 3% e atyre që zgjedhin Mesdheun si destinacion

7 Mars 2019, 20:45Turizëm TEMA

Shqipëria së fundmi ka hyrë në hartën e navigimit të jahteve luksozë, që vijnë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Të dhënat më të fundit nga një raport i publikuar nga prestigjiozja “Knight Frank” tregojnë se Shqipëria është pjesë e ndalesave të këtyre jahteve.

Shifrat tregojnë se Shqipëria është destinacioni i vetëm 3% prej udhëtimeve verore të tyre në kontinentin e vjetër. Paçka se shifra duket mjaft e vogël, ajo e vendos vendin tonë në hartën e këtyre udhëtimeve luksoze.

Vendi ynë, me 3%, rezulton të jetë në të njëjtat pozita me Maltën, vend i cili ndodhet në qendër të Mesdheut. Mali i Zi është në pozita më të favorshme se ne, pasi merr 6% të totalit.

Turqinë ndërkohë e kanë si destinacion vetëm 4% e udhëtimeve me jaht.

Kroacia mbledh vetëm 8%, ndërsa Greqia, vend me një vijë bregdetare mjaft të gjatë si dhe me turizmin mjaft të zhvilluar, 9%, raporton SCAN.

Italia, Franca, Spanja dhe Monaco, me 19%, 16%, 12% dhe 11%  respektivisht rezultojnë të jenë në krye të listës europiane të destinacioneve të preferuara të jahteve.

2 komente në “Sa jahte ndalojnë në Shqipëri? – Vetëm 3% e atyre që zgjedhin Mesdheun si destinacion”

  1. like says:

    a e keni ngritur pyetjen se sa % te moleve apo porteve sportive te mesdheut perben shqipria? diku aty ke
    0.00000000000000000000000000000000000000003%

  2. Eduart says:

    JNe konkurojm me San Marinon…nga saranda ne vlor dures lezhe porte plot me uje,energy,karbur..etj.jo 3%…Po ketu vine30%…ja kalojm greqis ,turqis..pika qe su bie,Ju Nuk keni vende per varkat e tratat e peshkimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje