Mustafaj kundër skenarit të opozitës: Protesta s’mjafton, duhet platformë!

8 Mars 2019, 18:24Politika TEMA

Ish-ministri i jashtem Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend, duke nisur nga djegia e mandateve të opozitës dhe reagimet nga ana e maxhorancë e ndërkombëtarëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se rikthimi i opozitës në Kuvend siç kërkohet nga ndërkombëtarët është i pamundur dhe nuk ka bazë ligjore.

“Përvoja që kam unë në marrëdhëniet ndërkombëtare më bën ti relativizoj këto reagime.

Opozitës i kërkohet që të shkojë mbrapsht, ndërsa opozita ka shkuar aty që nuk mund të kthehet më. Opozita nuk ka më asnjë bazë ligjore për të rimarrë mandatet. Rikthmi në Kuvend siç ja kërkojnë ndërkombëtarët është i pamundur. Presioni i ndërkombëtarëve është pa sukses”- tha ai.

“KE vuri disa objektiva për negociatat të cilat nuk janë realizuar. Përmendja tani e destinacionit të çeljes së negociatave si një pengesë nga opozita është një shantazh pa vlerë. 

Opozita nuk është pengesë reale për integrimin. Nuk ka mundësi Basha të bëjë ndryshimet kushtetuese edhe sikur PS të jetë dakord. Nuk ka mundësi të jetë pjesëmarrëse për ndryshimet kushtetuese opozita.

Basha tani duhet të flasë për format e protestës. Sistemi elektoral është një sitëm ligjor dhe Basha duhet të sqarojë se çfarë ndryshimesh kërkon”– tha Mustafaj.

I pyetur për protestën e radhës të opozitës në 16 mars, Mustafaj u shpreh se pjesëmarrja e njerëzve është e rëndësishme, por sipas tij nuk mjaftojnë vetëm protestat, por opozita duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk perjashtohet dialogu me qeverinë.

“Protesta është e domosdoshme dhe pjesëmarrja e njerëzve, por nuk është e mjaftueshme. Protesta duhet të shoqërohet me veprime të tjera politike të cilat nuk po i shohim. 

Unë besoj se tani ka një konsolidim të protestës. Tashmë Basha dhe ekipi i opozitës duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë. 

Dialogu është pjesë e sistemit dhe nuk duhet të përjashtohet. Basha duhet të bëjë fushatë për informimin e të huajave. Ata janë të vëmendshëm, por duan argumente”- tha Mustafaj.

4 komente në “Mustafaj kundër skenarit të opozitës: Protesta s’mjafton, duhet platformë!”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Allahu i madherishem do na ndihmoje te bashkojme ballkanin.

  2. Deso says:

    Fuck off, tropojan muti

  3. Najdi says:

    Mos fol fare me detaje Mustafajo, se prishet. Pergjithsisht se ju qe merrni vesh gjasme, kshu flisni. Se ke qene dhe minister i Saliut

  4. KUJTIM PUSHKA says:

    Basha nje ADOLESHENT MASHTRUS LLAPAQEN GENJESHTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje