Një faqe nga ditari i vajzës së Dritëroit: Alo mamush, gëzuar mam! Ndoshta po flenë, kanë ikur për t'u çmallur gjetkë

8 Mars 2019, 09:50Kulturë TEMA

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka përcjellë një faqe nga ditari personal ku rrëfen dhimbjen për prindërit e ndarë nga jeta.

Me rastin e 8 Marsit, ditës së nënës dhe gruas, ajo tregon mungesën që ka lënë pas Sadija, nëna e saj e dashur që u nda nga jeta më 26 shkurt 2019.

Ndër të tjera Elona Agolli shkruan:

“Dita sot zbardhi heret, ose te pakten ndjesia ime e grisjes se erresires ishte e tille.

Pergjoj telefonin per te degjuar nje zhurme. Mami ndoshta po fle, nuk eshte zgjuar heret sot .

Eshte dita qe ajo e perfill gjithhere.

Zgjohet, lyen buzet, vesh bluzat me ngjyra te celura, ve dhe nje shall te holle ne qafe dhe pret urimet .” Alo, mamush , gezuar mam. Dhe ti ke dy here urime, si mesuese dhe si nene.

“Ajo buzeqesh e lumtur. Driteroi i qendron i ulur anash dhe e pergezon. Hiret nuk i janë zbehur nenes sime. Vetulla e harkuar, syte e medhenj dhe pak melankolike, buzet e plota dhe me nje buzeqeshje te bukur.” 

E kap veten ne perfytyrim dhe ne mjegullen e kujtimeve. Sot mami nuk eshte.

Nuk eshte ketu. Edhe babi po ashtu. Kane ikur per t’u çmallur gjetke”, nënvizon Elona. (TemA)

4 komente në “Një faqe nga ditari i vajzës së Dritëroit: Alo mamush, gëzuar mam! Ndoshta po flenë, kanë ikur për t’u çmallur gjetkë”

  1. BOHOTINA says:

    Te pa harruar te dy. Njerez tamam.

  2. Doktoresha says:

    Gezuar, i pa harruar qofte kujtimi i tyre! Nje nga çiftet per tu patur zili dhe per tu marre shembull!

  3. Al says:

    Fuck yourself.
    Na cate menderen me ke ta tipat qe doni ti beni vipa me zor dhe qe mendoni qe shoqeria ka interes per ta .

  4. Al says:

    Na cate menderen me ke ta tipat qe doni ti beni vipa me zor dhe qe mendoni qe shoqeria ka interes per ta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje