Nga Ditmir Bushati
Sot është dita të reflektojmë para së gjithash për gratë dhe vajzat e harruara, thotë ish ministri, “fuqia e butë e të cilave mban në kmëmbë shoqërinë tonë.
Ka shumë vajza dhe gra ky vend që duhet ti çmojmë më shumë. Ti çmojnë bashkëshortët, fëmijët, vëllezërit, komuniteti, politika, shoqëria.
E kam fjalën për vajzat dhe gratë që zakonisht nuk i “shohim” dot nga zyrat. Për vajzat dhe gratë që nuk janë pjesë e statistikave zyrtare.
Janë ato vajza dhe gra që nuk ua dimë as emrat, as përpjekjen dhe as mundin.
Vajza dhe gra, të cilave ia marrim për të mirëqenë kontributin për familjen dhe edukimin e brezave të rinj në një kohë gjithnjë e më të turbullt.
Kam takuar shumë vajza dhe gra që sakrifikojnë papushim për një shoqëri më të denjë pa marrë mirënjohjen në këmbim. Shqipëria që dëshirojmë t’i lemë gjeneratave të tjera duhet të kthejë vëmendjen tek vajzat dhe gratë e harruara, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë.
Një shoqëri më e zhvilluar dhe më e drejtë është ajo shoqëri që nuk i sheh çështjet gjinore thjesht dhe vetëm si çështje “kuotash”, por si pjesë e pandashme e progresit.
Prandaj sot është dita të reflektojmë para së gjithash për vajzat dhe gratë e harruara, fuqia e butë e të cilave mban në këmbë shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin! ?