LETRA/ Gjermania: Opozita nuk mund të vërë në dyshim qeverinë legjitime. Nuk i kuptojmë veprimet e PD-LSI , djegia e mandateve e pajustifikuar

9 Mars 2019, 11:04Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka marrë një letër nga sekretari gjerman i Drejtësisë, Christian Lange.

Zyrtari i lartë i Berlinit shkruan ndër të tjera se e ka ndjekur me shqetësim aksionin opozitar dhe siç shprehet ai, PD dhe LSI nuk duhet t’i vënë në dyshim institucionet legjitime të shtetit.

Lange shkon më tej teksa shprehet se qeveria e zgjedhur po e çon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Sekretarit i Shtetit i Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorit shkruan se reformat e qeverisë meritojnë respektin maksimal të Gjermanisë.

Letra e plotë

E dashur Ministre,

Ju falenderoj shumë për letrën tuaj të 19 Shkurtit 2019. Sic e dini, jam shumë i interesuar në zhvillimet dhe përparimin e vendit tuaj, por dëshiroj edhe të jem në dijeni të ndonjë problemi. 

I kam ndjekur me shumë shqetësim zhvillimet aktuale politike në Shqipëri. Ju më njoftuat që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur si opozitë të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare.

Me shqetësim kam lexuar edhe lidhur me protestat në Tiranë, që pjesërisht degraduan në përplasje me policinë. 

Si në cdo vend demokratik, parlamenti duhet të mbetet forumi kryesor ku deputetët shqiptarë zgjidhin konfliktet e tyre politike.

Nëse duam të ruajmë atë progres që është bërë në ndërtimin e një rendi të lirë e demokratik, nuk duhet të vihen në pikëpyetje institucionet legjitime të shtetit.

Gjatë takimit tonë në Tiranë, ju më latë përshtypjen e një mbrojtëse të përkushtuar ndaj vendit tuaj dhe ndaj reformave që duhen bërë në fushën e drejtësisë, po ashtu jam i ndërgjegjshëm për punën e madhe që keni bërë ju, Ministria juaj dhe institucionet e drejtësisë në interes të vendit tuaj dhe rrugën që keni ndërmarrë drejt Europës.

Pas tërë punës dhe mundimeve, që ne në Gjermani kemi ndihmuar t’i mbështesim përmes projektit EURALIUS, do të na vinte keq nëse Shqipëria nuk do të merrte një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.

Ndërsa opozita mund të hidhet në sulm, parlamentarët nuk munden, si përfaqësues të zgjedhur, të vënë në dyshim institucionet e ligjshme të shtetit.

Si anëtar parlamenti, nuk mund të kuptoj, e padyshim nuk mund të justifikoj, cfarëdolloj veprimi të kundërt.

Me qeverinë që kanë zgjedhur, shqiptarët po shkojnë drejt Europës, gjë që meriton respektin tonë maksimal.

Duhet të vazhdoni këtë rrugë, në mënyrë që të siguroheni se në fund të gjitha këto mundime do të shpërblehen – procesi i vetingut është vetëm njëri nga shembujt.

Nëse opozita do të tregojë që edhe ata po sillen në mënyrë të përgjegjshme, duhet të dialogojë me qeverinë, ndër të tjera me synimin që të arrijnë një marrëveshje për reformën zgjedhore dhe marrëveshje të tjera për të ndihmuar realizimin e zgjedhjeve të rregullta vendore.

Mund ta marr me mend sa e vështirë duhet të jetë situata aktuale, por dëshirojmë t’ju shtyjmë të vazhdoni në rrugën që keni zgjedhur.

Ky drejtim është konstruktiv dhe shpresojmë ta drejtojë vendin tuaj tek një e ardhme më e mirë.

Gjithashtu mendoj se ju dhe qeveria juaj duhet të punoni për të rritur besueshmërinë para zgjedhjeve vendore, për shembull përmes programeve dhe ftesave për të shmangur fushatave të paligjshme përpara ditës së votimit.

Një qasje mund të jetë refuzimi për të lejuar kandidatët të konkurrojnë në zgjedhjet vendore nëse nuk i përmbushin kriteret e ligjit të dekriminalizimit dhe parimet e OSBE/ODIHR.

Ministre, ju lutem të jeni e sigurtë për mbështetjen nga ana e Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për politikat e reformave në vendin tuaj, dhe me vini në dijeni nëse keni nevojë t’ju ofrojmë ndihmë më specifike.

Sinqerisht,

5 komente në “LETRA/ Gjermania: Opozita nuk mund të vërë në dyshim qeverinë legjitime. Nuk i kuptojmë veprimet e PD-LSI , djegia e mandateve e pajustifikuar”

  1. j says:

    Hik o gjerman ku merrni vesh ju.
    Ne na ka mesuar shpikesi i demokracise shpellare.
    Idea moderne e demokracise nuk lind nga filozofia e lashte greke apo iluminizmi evropian,
    ne kemi metoden ku kundershtarit i kanosesh,e rreh me banden ,e rrenon ,i rremben femijet edhe kur nuk terhiqet
    vritet naten dhe shkohet te nesermen ne varrim.Ne kete pike te tjeret terhiqen vete dhe
    shpellari triunfon dhe mbulohet me lavdi shpellare dhe behet i pasur dhe ka bodigarde injorante dhe
    servile te shumte qe i çon ne parlament dhe lepijne edhe ata nje kocke.
    Kjo quhet demokraci jo ajo e juaja ku votohet,kontrollohesh etj,etj.

  2. katarakti says:

    Ka te drejte ajo baxhella Kokemadhe qe thote se Edvin Rame Kusari i ka blere te gjithe, qe nga Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini, me parate e droges. Megjithate Edi Rama te hypi ne maje te kalit te Skenderbeut dhe te shohe Stambollin me dylbi se florinjve e malit te Krrabes as qe u afrohet dot. I ka nje tjeter “usta” ne dore ato. Qe nuk te fal se punon me bllok ne dore.

  3. Komentuesi says:

    Ky Gjerman duhet falnderuar e respektuar per keto mendime te vlefsheme qe jep.Shqiperine mund t’a beje shtet ligjor eshte vetem Edi Rama.Ai ka mbeshtetjen popullit dhe te botes.

  4. Raul says:

    Kjo Nafija Dybeku i leshitdhise eshte bere per barcoleta me kumbullat qe nxjerr perdite nga goja, mjere sharebajgat qe i shkojne prapa.

  5. Aldi says:

    Dhe ky eshte Gjermania?!
    Shume spekullative titujt o Meri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje