Ishin protetstat më të ashpra deri tani kundër presidentit në moshë të thyer Bouteflika: Dhejtra mijëra protestuan paqësisht vetëm në Algjer, edhe pse autoritet donin t’i ndalonin. Por më pas atmosfera u përshkallëzua.
Përleshje në rrugë, 200 të plagosur, një muze i plaҁkitur: Në valën e protestës masive kundër presidentit Abdelaziz Bouteflika shpërtheu dhuna. Nga një spital në kryeqytetin Agjer u njoftua, se janë shtruar mbi 100 ciivlë. Disa kíshin asifksuar prej gazit lotësjellës, të tjerë ishin plagosur prej gurëve dhe të shtënave me plumba gome. Autoritetet aljeriane të rendit njoftuan për më shumë se 100 policë të plagosur.
Të premten (08.03) në shumë qytete të Algjerisë njerëzit protestuan në mënyrë masive paqësisht. Kjo ishte demonstrata e më e madhe qëkurse kanë nisur protestat para më shumë se tri javësh. SIpas të dhënave pjesëmarrja ka qenë nga dhjetra mijëra deri në qindra mijëra vetë. Në qendër të kryeqytetit Algjer rrugët dhe sheshet ishin mbushur
me protestues, ndonëse autritetet përmes shumë mënyrash u përpoqën t’i ndalojnë demonstruesit.
Në fund të demonstratave shpërtheu dhuna dhe përleshjet me policinë. Gjatë trazirave u plaҁkit muzeu për artin e vjetër dhe atë silamik në Algjer prej nga u vodhën “objekte dhe iu vu flaka zyrave” vuri në dukje Ministria e Kulturës. Për këtë janë përgjegjës “kriminelët”, të cilët kanë vepruar duke u mbrojtur prej demonstratave masive, thuhet në komunikatë. Imazhet tregojnë mjedise të djegura dhe vitrina të shkatërruara. 195 vetë anë arrestuar. Ministria e cilësoi këtë “një krim ndaj trashëgimisë historike”.
Një ditë më parë në universitetet algjeriane u shpallën pushime semestrale për gati katër javë. Me këtë Ministria Arsimit synon të kufizojë demonstratat e mëtejshme, sepse në to marrin pjesë kryesisht studentët.
Në mbarë vendin vazhdimisht protestohet që nga fundi i shkurtit kundër presidentit 82 vjeҁar Bouteflika . Kreu i shtetit është prej 20 vjetësh në post dhe do të rikandidojë për zgjedhejt presidneciale më 18 prill. Kjo do të ishte periudha e pestë legjislative e tij. Kundërshtarët kanë dyshim, se ai nuk është në gjendje ta drejtojë këtë post. Pas një hemoragjie cerebrale Bouteflika lëviz me karrocën e invalidit dhe ka probleme në artikulim. Presidenti i moshuar ndodhet që prej dy javësh për trajtim mjekësor në Gjenevë. Eshtë e paqartë se kur do të kthehet ai në Algjeri. Qëkurse kanë nisur protestat ai shprehet përmes deklaratve që i lexojnë të tjerët për të.
Imazhet aktuale të kujtojnë skenat e pranverës arabe para tetë vjetësh, kur protestat masive sollën përmbysje në vendet fqinjë. Asokohe në Algjeri gjendja ishte e qetë. Bouteflika për një kohë të gjatë është konsideruar si faktor stabiliteti, i cili e ribashkoi vendin pas luftës së përgjakshme civile në vitet 1990.
Vlerat e atyre qe rrezuan reguimin Berishist qe u instalua me zgjedhjet e 1996 tregojne se demokracine nuk e sollen politikanet por kish popull i cili e kish ne gji lirine e demokracine , e treguan duke e detyruar birin perfekt te Enverit ,Sali Karaxhici edhe pse kishte mbeshteje nga gjikush antishqiptare , U RREZUA QE HERET ME 1997 ,pastaj zgjedhje e Kushteut e Re me te cilen po pranohemi sote ne BE. Nderimet me te medhaj atyre qe rane per Liri demokracine ne 1997 dhe gjith popullit qe u ngtit si asnjeher ne histori!
Ky artikull nuk tregon realitetin.
Jam me vizita bisnezi Algjer keto dite. Te premten nuk ishin protesta dosido ala shqiptarce, por protesta madheshtore popullore ku familjet dolen per te protestuar kunder kandidatures se Presidentit qe eshte ne gjendje te rende shendetesore. Nuk pati dhune, nuk pati shkaterrime. Ne fund ne dy tre episode qe mund te jene provokuar nga rregjimi pati ca perleshje te vogla. Ne fund Algjeria po jeton nje rilindje dhe njerezit kane thyer friken, duan me shume se zgjedhje, duan nje njeri qe te punoje per ta. Duan liri, demokraci dhe lufte kunder rregjimit te korruptuar
Puna me ka sjelle ne Algjer keto dite.
Protestat kane qene me se paqesore. Te premten me shume se 15 milione Algjeriane mbushen sheshet dhe rruget ne ate qe do hyje ne histori: vrasja e frikes.
Cdo gje nen kontrollin e organizuesve qe nuk ishin partite por njerezit nepermjet rrjeteve sociale. Dicka surrealiste per nje vend qe kaloi nje dekade lufte civile. Disa raste sporadike te dhunes nuk mund te hedhin balte mbi ate qe do hyje ne histori