Takimi i sotëm mes kryeministrit Rama dhe presidentit të FSHF, Duka ka pasur edhe anën “sportive”, atë të batutave gjatë dhe pas mbledhjes.
“Panorama Sport” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë asaj që ndodhte jashtë fokusit të kamerave. Ja disa prej tyre…
1) Në dy raste, zilja e celularit të ish-shefit të sektorit të garave në FSHF, Besnik Çela, shkaktoi ilaritet në sallë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, kjo edhe për faktin se bëhej fjalë për himnin e Milanit. Çela është një tifoz i hershëm i kuqezinjve italianë.
2) Teksa po fliste zv.ministri i Sporteve, Kostandin Shkurti, fonia prishet dhe për pak sekonda rregullohet. Batuta e Ramës është epike në këtë moment. “U fik mikrofoni se u lodh…”, tha kryeministri.
3) Sapo Armand Duka mbërrin në vendin ku do të zhvillohej takimi, nuk mungon batuta me presidentin e Adës, Alfred Pjetri: “Jemi mbledhur për të rrëzuar qeverinë. Upss, harrova. Ne jemi me këta….(qesh)”.
4) Gjatë diskutimeve ra në sy fakti se drejtori i Partizanit, Olsi Rama, nuk bëri asnjë koment. Natyrisht përballë kishte vëllanë e tij kryeministër dhe kjo ndoshta bëri që të stepej, duke u lënë radhë të tjerëve.
Z.Mero! Titulli i ketij artikulli tregon gjithcka!
Futbollin Shqipetar e ka prishur Armando Duka dhe sa te jete ai kryetari i FSHF futbolli yne do te shkoje edhe me keq.Kjo u pa edhe ne zgjelljet e fundit per kryesine FSHF Per mua shteti duhet te nderhyje per te rregulluar kete gjendje kaotike.
Duka ka rene, e la mare skenderbeu me vete ,eshte thjesht perfaqsues qe shume shpejt do dalin faktet sesi ka vepruar Duke prishur garen, nqs nuk e zbriti skendebeun kategori me posht tregon shume. Drejtesia do flasi, ky nuk heq dore nga matrapazlleqet dhe kjo do e fundosi .