Konflikti te “Petro Nini”, Veliaj: Bashkia nuk është e përfshirë, gati të japim banesa sociale për familjet

11 Mars 2019, 15:43Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj thotë se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë lidhje me çështjen e konfliktit mes dy privatëve pranë Shkollës “Petro Nini Lurasi”, as përmes planit të detajuar vendor dhe as me dhënie të lejes së ndërtimit.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj thekson se konflikti i pronarëve të tokës me banorët e ndërtesës me shtesa pa leje është trajtuar në gjykatë dhe se kushdo që e politizon këtë çështje,  na kujtojn prej kujt i kemi peshqeshe këto gjykata e këto plagë me pronat.  

“BashkiaTiranë nuk ka ASNJË përfshirje të PNL, as ka PDV apo leje ndërtimi! Konflikti i pronarëve të tokës me banorët e një ndërtese me shtesa pa leje është trajtuar në GJYKATË! Ata që e politizojnë na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata e këto plagë me pronat”, shkruan Veliaj.

Edhe pse ky është një konflikt tërësisht mes privatëve, kryebashkiaku Veliaj shpreh gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të strehuar familjet që preken në banesat sociale të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet.

“E megjithatë @BashkiaTirane është gati që SOT t’i ofrojë mbështetje me BANESA SOCIALE në kushte shumë më të mira se katet pa leje të gjithë familjeve të prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATËVE për pronat, kontratat e llogaritë e tyre, pavarësisht vendimit të gjykatës! EV”, thotë Veliaj në mesazhin e tij”, nënvizon Veliaj.

2 komente në “Konflikti te “Petro Nini”, Veliaj: Bashkia nuk është e përfshirë, gati të japim banesa sociale për familjet”

  1. Ilir says:

    Ky shkon ne Como me pushime ,nga andej flet.

  2. olimpia says:

    Je me te vertete nje shtetar modern dhe njerezor z.Velia.Edhe ne shtete te pasura kur te nxjerr gjykata ,veshtire te gjesh nje sistemim.Te ndajne familjarisht dhe te sigurojne fjetje ne fjetore kolektive dhe ushqim..Ky eshte kapitaizmi,nuk kemi pse te habitemi.Por parlamenti me shumice te majte te mos merret me replika ndaj anarkofashisteve te Berishes.Me veprimet e tyre te angazhohet policia dhe ne se ata nuyk ndalen,te dale ne rruge shumica,balle per balle.Nderkohe deputetet e majte te promovojne ligje per te zbutur konfliktet e prones ,nderkohe qe urdherat egzekutive te bashkerendohen me organet e pushtetit vendor per te gjetur zgjidhje per problemet,duke evituar perdorimin e forces.Nuk ka aresye qe njerez te ardhur dhe vendosur ne menyre te paligjeshme ne kohen e barbarit Berisha te trajtohen ndryshe ,sepse ky eshte nje fenomen masiv i paligjshem qe po legalizohet..Edhe tek unaza e re duhej gjendur nje zgjidhje kompromisi,pa shkaktuar perplasje sidomos me njerezit varfer te cilet tek PS duhet te gjejne mbeshtetje.Nuk ka asnje logjike juriikee ne te njejten zone ku jane bere ndertime te paligjeshme dikush te jete legalizuar dhe dikush jo .Dihet ,kane legalizuar te fuqishmit dhe te pambrojturit nuk kane mundur ta bejne.Por ky kontigjent njerezish duhen mbrojtur dhe ne se nuyk e ben PS kush do ta beje…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje