Si u fsheh Mullah Omari për 3 vjet nën “hundën” e amerikanëve

11 Mars 2019, 17:50Bota TEMA

Pasi ngriti një “mbretëri” që sundoi me terror në vitet 1996-2001, Mullah Omari u strehua për 3 vjet me radhë vetëm 3 km nga baza amerikane, ku ishin stacionuar rreth 1 mijë ushtarë, përfshirë edhe ata të forcave speciale që po e kërkonin në të gjithë vendin dhe në Pakistan.

Historia e shefit të talebanëve, që shihte vetëm nga njëri sy dhe që vdiq në vitin 2013 për shkak të një sëmundjeje, tregohet në një libër të shkruar nga gazetarja holandeze, Bette Dam, në bashkëpunim me amerikanen Jessica Donati. “Searching for an enemy” (Në kërkim të armikut) është titulli i librit që bazohet në rrëfimin e Jabbar Omarit, truproja e kapos së talebanëve.

Në bazë të dëshmive dhe të dhënave të mbledhura, Mullah Omari, menjëherë pas ndërhyrjes amerikanë në Afganistan, që erdhi pas sulmit ndaj Kullave Binjake në vitin 2011, u largua nga Kabuli dhe u fsheh në një ndërtesë të vogël në Qalat, kryeqyendër e provincës Zabul. Në vitin 2004, vetëm 3 km nga vendi ku ai ishte fshehur, amerikanët nisën të ndërtonin bazën Lagman.

I fshehur pas një grumbulli drurësh

Kreu i talebanëve nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij ndaj familjes që e strehoi atë. Patrullat amerikane në dy raste i shkuan shumë afër. Në njërin rast, Mullah Omar dhe truproja Omari ishin në oborr, “dhe u fshehën  pas një grumbulli drush zjarri”, por ushtarët kaluan aty pranë pa i hedhur sytë. Kreu i talebantëve bënte kujdes dhe i shmangte vizitat familjare. Ai mbante një ditar “në një gjuhë imagjinare”. Ai i dëgjonte lajmet e BBC-së në gjuhën pashto, më e përhapura në Afganistan, dhe pikërisht nga radioja e mësoi vdekjen e Osama bin Ladenit, më 2 maj 2001.

Një jetë heremiti

Megjithatë, ai shmangte komentet mbi lajmet nga bota dhe bënte një jetë heremiti, deri kur vdiq në vitin 2013. Një ngjarje që talebanët e mbajtën të fshehur për më shumë se një vit, deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në librin e saj, Dam konfirmon vdekjen e Mullah Omarit nga sëmundja në vitin 2013, por fakti që ai ka jetuar për vite me radhë në pak distancë nga trupat amerikane është një goditje për inteligjencën amerikane.

Ky fakt është gjithashtu një pikë në favor të Pakistanit, i cili gjithmonë ka mohuar se ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha që udhëheqja talebane, e ka selinë qendrore në krahinën pakistaneze të Balochistanit. 

La Stampa- TemA TV  

5 komente në “Si u fsheh Mullah Omari për 3 vjet nën “hundën” e amerikanëve”

  1. Veillai.Mullait says:

    Mulla(r)i …kafen e mengjezit. Shkonte e pinte tek baza ameriqene me minet kumandarku mérite dhe détirât e dites …..ska do je gje te re per tu habitur . Si pas stiit ameriqan,!!

  2. taqo says:

    ???? e cduhet ky fare lajmi ???????

  3. Pol Lici says:

    Mullai aty ku e kishte fshehur bithen, vetem merrte fryme, se nuk e drejtonte dot “perandorine” e tij. Pak te aktivizohej, do kapej menjehere.
    I kushte vdekur qe pa vdekur ende.

  4. Mentari says:

    Osama Bin Ladeni nuk vdiq natyral por u vra nga amerikanet ne vitin 2011 dhe trupin e tij e hodhen per ushqim peshkaqenesh ne Oeqan dhe jo ne vitin 2001 qe ne tetor te atij viti (2001) Afganistani u pushtua nga Amerika.

  5. Genti says:

    Edhe ky si Bin Laden qe kishte vite qe e kerkonte Amerika, por cuditerisht CNN e gjente menjehere per intervista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje