Valle e gëzim në zgjedhjet e Koresë së Veriut

11 Mars 2019, 19:40Bota TEMA

Për koreanoveriorët, dita e zgjedhjeve parlamentare është festë e madhe si askund tjetër në botë. Fitues të zgjedhjeve të mbajtura në fundjavë ishin kandidatët e Partisë së Punëtorëve të udhëheqësit komunist Kim Jong-un.

Ata siguruan 100% të votave dhe do të zenë të 700 vendet e në Asamblenë Supreme të Popullit, siç njihet ndryshe parlamenti.

Rezultati dihej pa u zhvilluar zgjedhjet, megjithatë radhët e votuesve ishin tepër të gjata në të gjitha qendrat e votimit, për kënaqësinë e të cilëve, partia kishte organizuar edhe festimet me këngë e valle.

Kandidatët e Partisë së Punëtorëve nuk kishin asnjë konkurrent në fletën e votimit. Udhëheqësit të madh, fleta iu dorëzua ndryshe nga votuesit e zakonshëm.

Mosha minimale për të votuar është 17-vjeç.

“Jam krenare që jam qytetare e Republikës Demokratike Popullore të Koresë dhe do doja të bëja më të mirën për të kontribuar në prosperitetin e republikës tonë”.

Ky proces votimi zgjodhi deputetët e legjislaturës së 14 për një mandat 5-vjeçar.

1 komente në “Valle e gëzim në zgjedhjet e Koresë së Veriut”

  1. ALI ABDULLAI says:

    PO KETU PD DUHET TI KONTESTOJE ZGJEDHJET APO TI PTANOJE DHE TI KONTESTOJE PAS 2 VJETEVE PASI TE HAPET DOSJA KOREA 339-K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje