VIDEO: Kush ishte kolegu “Edija”, që përndiqte Eqrem Çabejn me urdhër të Sigurimit

11 Mars 2019, 10:04Kulturë TEMA

Pak e dinë se Eqrem Çabej ndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe se dosja e tij formulare mbante numrin 2383.

Bashkëpunëtori i Sigurimit famëkeq të Shtetit me pseudonimin “Edija” përgjoi gjuhëtarin e njohur shqiptar Eqrem Çabej, për shumë vite pedagog dhe koleg i tij.

Historiania Ledia Dushku zbardhi dosjen e përndjekjes së profesorit të shquar në vitet 1944-54 në një konferencë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Studimi i historianes Ledia Dushku zbulon “sekrete” të kësaj dosjeje, mënyrën se si shkencëtari që kishte refuzuar autoritetet fashiste e naziste të merrte poste të larta, ndiqej nga kolegë të tij, të vënë nën shërbim të Sigurimit të Shtetit, si e godiste dhe afronte Enver Hoxha, si u bënë gati ta përjashtonin nga Instituti i Shkencave e si e “ruajti” Nexhmije Hoxha.

Ky është vetëm një pjesë e studimit të thelluar të Dushkut, ardhur për lexuesit në mënyrë të përshtatur, në librin “Kur Sigurimi merrej me shkencë”, i cili është botimi më i fundit i AIDSSH dhe Projekti PERFORM, kur përfshihen përgjimet e shumë shkencëtarëve shqiptarë.

Sipas historianes Ledia Dushku, sigurimi përdori “dorë të hekurt”, duke e survejuar në cdo aspekt të jetës së tij gjuhëtarin e njohur Eqerem Çabej.

8 komente në “VIDEO: Kush ishte kolegu “Edija”, që përndiqte Eqrem Çabejn me urdhër të Sigurimit”

  1. hafija says:

    Keshillimet per veprimtari armiqesore ne formen e agjitacionit e propagandes i bente Partia,ndersa materialet ja conte sigurimi i shtetit.Edhe gjuhtari yne i nderuar eshte keshilluar per aghjitacion e propagande,po keshtu eshte keshilluar dhe Fastos Nano dhe dhjetra e dhjetra intelektuale te tjere.

  2. petriti says:

    Sa studim i nevojtojshem. Duhet lexuar nga te gjithe ata qe dine te lexojne, bile edhe nga analfabetet.

  3. katarakti says:

    Nuk ke shpikur rroten, moj Ledia. Ne ate regjim gjithkush ishte i survejuar. Nga shoku, fqinji, sigurimsi etj etj. Nuk kishte dale kot shprehja : Ne 3 veta 4 jane spiune! Qe donte te thoshte qe edhe ai qe pritej te vinte ishte njelloj spiun si te tjeret. Sidomos nen perndjekje ishte inteligjenca e vendit. Njerezit qe kishin tru. Ishte vulgu, shtresa me e prapambetur e popullit, qe ishte burimi kryesor i ndjekjes dhe xhelozise ndaj intelektualeve dhe njerezve te ditur. Ishin po ashtu karrieristet veglat kryesore te Sigurimit famekeq. Nje here Kadri Hazbiu ishte shprehur ne nje rreth te ngushte:” Ta dini ju se me ke e bejme punen ne, na kapni me gure”! Ne ate regjim te gjithe i hanin koken njeri tjeterit. Duke filluar nga “poshte” dhe deri te udheheqja me e larte.

  4. respekt për atë që respekton says:

    E quajne studim kopjimin e nje materiali shtetror apo procesverbali! Pika studimeve te ketyre. Kur mora vesh qe Xhelal Mziu ishte akademik e profesor, merre me mend se çfare jane bere keta. E ka marre lumi arsimin ne Shqiperi. Duhet nje ligj per çvleresimin e diplomave urgjente.

  5. n says:

    po kush ishte praaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  6. Tz says:

    Nese e kane ndjekur keq nuk kane bere sepse brockullat ky far akademiku I nxorri kur perkufizoi ate qe gjuha shqipe nuk dihet nga ka ardhur dhe se ka mbi 90% huazime.Ai duhesh varur dhe jo perkrahur dhe zgjedhur si koka e Albanologjise……

    1. Baliu says:

      Edhe Kadareja ne nje shkrim te vetin thot se vetem fjala ‘nje’ per numrin 1 eshte shqip, te gjitha fjalet per numrat tjere jan me prejardhje te huaj. Kjo don te thot pikerisht 90%.

  7. Mesoni nje here pastaj komentoni says:

    Mesoni nje here pastaj shkruani komente.
    Eshte merita e Eqrem cabeut qe nga 8 perqind qe e kishte nxjere numrin e fjaleve baze shqip albanologu i shquar Gustav Meyer provoi se ky numer arrin ne 46 perqind. Kete mund ta bente vetem nje kolos si ai.
    Greqishtja e lashte, nje gjuhe qe ka influencuar shume gjuhe te botes, duke perfshire latinishten, gjithashtu ka mw pak se 50 perqind fjale te vetat ne fjalorin e saj, sipas indoeuropianisteve te medhenj te sotem Mallory dhe Adams (1997) ne “Encyclopedia of Indoeuropean Culture”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje