Truprojat e Berishës duke izoluar Azem Hajdarin në një protestë më 1 tetor 1996
Nga Mero Baze*
Në vjeshtën e vitit 1996, i vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndonte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër, Bashkim Gazidedja e kishte tashmë Azemin objekt kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin.
Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidedja kishte urdhëruar ShIK-un që t’ia ndalonte takimin.Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i dhënë porosi shefit të Policisë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie, me eskortë, që të shkonte në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, Kavajë, Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave të tyre.
Nën këtë pamundësi për ta ndalur, u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga ShIK-u në gazetën Albania, një ditë zarfi i verdhë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë, bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, ndër të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. I treguam për pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot që të jepej mesazh publik kundër tij.
Nuk ia kërkoi në asnjë çast Yllit që të mos i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të shkonim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu, që diç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte të nesërmen në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?!” Përgjigjja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndaloheshin e të arrestoheshin, por vetë Azemi nuk e la betejën, edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristë dhe njerëz të ish- Sigurimit të Shtetit. Në mes të nëntorit, Azemi bëri një padi zyrtare ndaj gazetës Albania, për të ndarë në opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishës. Por gazeta nuk shkoi fare në gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qëllimi i tij konstant ishte që në opinion të mos vihej re ndarja me Berishën.
Ndaj tij filluan diversione të përditshme. Lajmi se do të krijonte sindikatë të re, u soll në gazetë ditën e dytë të fushatës së tij nga njeriu I Valer Xhekës. Pastaj filluan sulme mbi karrierën e tij në PD.
Në mes të muajit nëntor, Këshilli Kombëtar ngriu anëtarësinë e tij në këtë këshill. Në fillim u tha se u përjashtua, pastaj u tha u “ngri”, një term ky i padëgjuar më parë në statutin e asaj partie. Dhe e gjithë kjo bëhej ndërsa kompania e parë rentiere, ajo e Sudes, po futej në ngërç dhe tensioni po rritej me orë nga paniku i humbjes së pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji për t’u marrë me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, në vend të problemeve që po shkatërronin shtetin , siç ishin fajdetë.
Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca, që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do të na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi, ngaqë ata donin të arratiseshin.
Në fund të vitit 1996, Azemi ndërmori një tjetër akt kundër qeverisë. Për të frikësuar Berishën se kishte edhe mbështetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonë anketën “Njeriu i Vitit” dhe gazeta më e egër kundër Berishës e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, për shkak të kontributit të tij për demokratizimin e PD-së. As kjo nuk funksionoi. Vetëm sa e thelloi distancën mes tij dhe Berishës.
Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinioni publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partisë Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare, në javën e tretë të janarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen.
Sipas rregullores së Kuvendit, përjashtimin nga grupi duhej ta bënte grupi dhe jo kryesia e partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, nëse i duhej. Dhe kështu, pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi.
Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundër qeverisë pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtë i oficerëve të Berishës, edhe pse një oponencë brenda PD-së në atë kohë do ta zbuste disi zemërimin dhe frikën që ngjallte në opinion një pushtet aq i pakundërshtueshëm
Në javën e parë të shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndërpriste protestat, pasi Forumi për Demokraci, i sapoformuar në Tiranë, nisi protestat e veta kundër qeverisë. I vënë në pozicion të vështirë nga rezonanca me të majtën, Azemi u tërhoq dhe filloi të mbante qëndrime kritike ndaj Forumit dhe përfshirjes së opozitës në betejën për fajdetë. Këtu ishte i dënuar të mbetej i vetëm.
*Marrë nga libri “Viti 97”- Botimet TOENA
Mjaft se na cave trapin duke folur kot me kot mbi llumin e llumit te shoqerise shqiptare Hajdar Karin.
Edhe ti xhanem shoku i tij je. Mut-Muti
Pavaresisht se sa te verteta Po te verteta jane nje pjese e ketyre te risjella sot, nje gje them Azemi te pakten pavaresisht se edhe mund ti jene bere padrejtesi ashtu si dhe e kunderta (kete talanti I librazhdit e di shume mire) nuk tradhetoi kurre te djathten dhe idealit qe ai i besoi, nuk u be vegel e mafjes se kuqe komuniste. Po e bija kjo pilivese e vogel sot eshte paterice e pinjolleve te kuq, thjesht moma e saj injorante duhet te kaloje vetingun, dhe ajo e kalon shume shpejt duke u futur jashte radhe.
SINDROMA KOBEZEZE TROPOJONE…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si bir i Malesise se Gjakoves, e njoh shume mire “Sindromen Tropojane “ qysh kater breza pa lindur akoma nga goja e te pareve te mi brez pas brezi!
Cfare eshte kjo sindrome kobezeze qe gjen misherimin e saj me nekrofil- vdekatar tek Sali Berisha !?
Nuk ka pase nje djale te pashem a burre te mencur e atdhetar, trim e te pashem qe i ka ka kaluar te 35 vjetet ne shekullin e fundit ne Tropoje qe nuk eshte qelluar me fjale, me shpifje shkurt me fjale plumba apo plumba pushke …
Le te flasin faktet !
Per nje te shtene me pushke ne gjurmet e kembes ne debore te nje vajze shtojzovalle te Grise nga nje djale i marrosur pas bukurise se saj me shikimin e pare, jane vrare 27 djemte me te pashem te Tropojes ne vitet 20-30!
Rrustem Bajrami i Hoxhaje te Gashit, burri i Halles se Babait tim i kerkon Mbretit Ahmet Zogut fonde per nje kanal ujites per Gashin. Ai jo vetem nuk pranon por edhe i flet rende.
“Po me njofte per Major te njoh per Mbret! Po me njofte per Rrustem te njoh per Ahmet!” ia kthen Rrustemi me krenarine e burrerine e malesorit sy ne sy.
Pas tre muajve Rrustem Bajrami vritet nga kusheriri i tij i dyfishte Muj Hoxha me paret e Zogut.
Pa kaluar shume kohe vritet edhe Muje Hoxha gjoja per hakmarrje, por ne fakt paret I kishte paguar po vete Zogu nga frika se mos ai i bente atentat edhe atij !
Kur vret per para kusheririn dyfish, mue me vret pa pare, i kishte deklaruar dorasit
… Zezona Trojane dhe…
Jo shume kohe mbrapa vritet edhe i biri i tij Kapiten Ali Rrustemi, yll drite nga pamje e nga mendja ne Mitrovice te Kosoves po nga dora e zgjatur e Zogut dhe Pashicit pasi i kishte deklarue nje spiuni te tij se nuk do ta zinte varri pa marre hakun e Babes ne Tirane !
Te njejtin fat te zi do ta priste edhe Rame Mujen ne fundin e viteve 40-te nga dora e zeze e spiuneve serbe ne gjirin e udheheqjes shqiptare te pas Luftes, Koci Xoxes me porosi te Rankovicit .
Kjo síndrome kobezeze jo vetem, por kryesisht tropojane do te hante kokat e Arif Gashit, Ali Nimanit, Beqir Ndojit… e deri edhe te mesueses heroine te gjalle Rukie Rames e te Azem Hajdarit, te nxjerre ne prite nga Sali Berisha pasi e kishte vrare me dhjetra here me fjale, por edhe me ndeshkime politike e publike.
E paralajmerova ne syte e Luz Thacit dhe Guri Durollarit ne takimin e fundit me te ne vitin 1997 ne shtepine e Guros ne Hakensak , Nju Xhersi:
-Kujdes Azem ruaju se e ke leshuar shume gojen kunder Saliut e ai e merr vesh cdo gje pa dale akoma nga goja jote… E si nipa Berishe qe jemi te dy e dime, cka eshte Sherri i Berishes!
Eshte edhe me i keq se Kali i Trojes apo Zezona Trojane !”
– A ke marre vesh ndonje gje a!? me pyet si nje femije kureshtar Azemi.
– Kur ta marr vesh une ketu ne SHBA, i pergjigjem, atehere emri yt do te jete neper shtylla e ekrane ( Lajmerim Vdekjeje ) dhe kryelajmi i mediave jo vetem shqiptare !
Si Luzi edhe Guro jane deshmitare te gjalle te kesaj bisede.
Katrahura e Malesise se Gjakoves !
Kur po redaktoja intervisten e tij per gazeten “Albanian Herald “ ( Lajmetari Shqiptar ) te atdhetarit te shquar shqiptaro – amerikan, Gjok Martinit, me bie telefoni dhe me kerkon vellazerisht te mos e botoja ate interviste se “ ashtu ashtu eshte puna… A e mban mend cka me the te shpifja e Guros !? “
Ne zbatim te etikes, pasi bisedova edhe me Gjoken e Luzin nuk e botuam…
Pa kaluar vec dy tre muaj nga Sindroma Tropojane do te ndodhte ajo qe dihet nga te gjithe… Katrahura e Malesise se Gjakoves
Skenaristi i saj do te ishte pikerisht biri plangeprishes e saj: Sali Berisha Jo vetem skenaristi, por edhe regjizori i vrasjeve te 175 tropojaneve ne 2 vitet 1998-2000, pesefishi i te gjitha ekzekutimeve nga ish- diktatura komuniste per 46 vjet !?
Kur per nje thirrje cunaku 16 vjecar te Haklaje Shkelqimit, Sali Berisha e Banda e tij e Gangstereve ia vune pushken e topat, dinamitin e minat zjarrin e flaken… vendlindjes se vet e Atdheut mbare cfare tjeter do priste Azemi a kushdo tjeter prej Kalit te Trojes e Toptanit te Tropojes !?
E mo se na cmendet me azemin! Nje hajvan ishte.
kujt i plasi per azemin, kemi halle me te rendesishme tani, kemi hallin e diplomes bashes.
A ju jeni derra, edhe te vdekur doni ta perdorni emrin e azemit qe te hiqni vemendjen nga problemi kryesor qe ka kapur vendin per fyti. ky shkrim sot eshte njesoj sikur ata qe godisnin porten e km me arkivol, vetem se ne kete rast Mero godet porten e opozites..
Mero, nuk eshte nevoja te besh shkrim per 25 pyetjet e Berisha/Gazidedes per Azemin.
Thjesht, ribotoi ato 25 pyetje tek gazeta jote e sotme Tema dhe populli, sidomos rinia jone, qe nuk i ka jetuar ato kohe kritike dhe qe e sheh portretin e Berishes dhe Azemit nga penelatat e zuzareve te sotem te Shqupit dhe medias se kazanit te Kadrinjeve Rakipit, do te rikujtoje dhe kuptoje vete shume qarte se kush ishin Berisha dhe Azemi:
Dmth, do te kuptojne si ishin e njejta bajge e madhe e ndare ne mes, me dorezanine u UDB-se.
Dhe ky shkrimi i yt i sotem, as e nxin dot me shume surratin e Berishes qe eshte
sterre si bythe e kusise dhe as e bardhe dot surratin e nxire te vrasesit te zgjedhjeve te lira ne Shqiperine postkomuniste, zjarrevenesit bandit,
horrit, kontrabandistit dhe kurvarit Azem Hajdari.
kujt i plasi per azemin, kemi halle me te rendesishme tani, kemi hallin e diplomes bashes.
A ju jeni derra, edhe te vdekur doni ta perdorni emrin e azemit qe te hiqni vemendjen nga problemi kryesor qe ka kapur vendin per fyti. ky shkrim sot eshte njesoj sikur ata qe godisnin porten e km me arkivol, vetem se ne kete rast Mero godet porten e opozites…
Perse e kemi gjakun kaq te helmuar,kush na ka mallkuar?Perse dime vetem te ofendojme?
Kush e varrosi djallin me litar ne gryke ,te komandoje kete vend te lodhur,te drobitur?
Deri kur do te kete perkrahes:
saLESHbisturidockaraxhicserb-rusi ?
Perse e quani Rudinen komuniste, kur ajo ka ideale te pastra,ne vend qe ta perkrahni?
Kur do ta kuptoni qe PD ka nevoje per rinovim sepse po gremiset?
Mos u nisni vetem nga perfitimet materiale ,shikoni pak patriotizmin,atdhedashurine!
Pash nerin mos na hapni mo barkun me ksi historish me rob primitive. Mileti e di mire kush ishte Azem Hajdari dhe kush eshte Sali Berisha. Palo burra qe bene lemsh vendlindjen e tyre Tropojen dhe gjithe Shqipnin. Muhabet alabakesh!!
Ne se nje dite do te behet nje gjyq per Sali Berishen dhe une do te vendosja per pretencen e tij, megjithese ai e meriton denimin me vdekje, une prap nuk do ta denoja maksimalisht per faktin se ai ne te njejten kohe i ka bere edhe nderin me te madh Shqiperise duke hequr qafe dy peresonat me te rrezikshem te Shqiperise: buzeshtremburin agjent te asfalise greke, Gramoz Pashko qe ishte ideatori i djegjes se Vendit dhe doren zjarrtare vrastare te tij, hajdutin e bangave, te votave, vrasesin e njerezve, terroristin islamik qe ndertonte tyrbe me parate e vjedhuira, pushtin, rrugacin Azem Hajdari. Me cudit Z. Mero qe i ben reklame kesaj bajge te felliqur, a thua se nuk e ke ditur kush ishte ai. Ate e njohin te tere dhe si ka mundesi qe nuk e paskeni njohur ju. Ju njohin per nje nga gazetaret me te mire qe ka pasur Shqiperia, por mos bjere ne nivelet e gazetareve langaraq te Berishes. Nuk eshte ne nderin tuaj te meresh me nje qelbesire. Njerez aq negativ si ai cfaqen nje here ne nje mije vjet. Ne se ju shpallni ate nje njeri te mire, ju ofendoni te gjithe shqiptaret. Ju reklamoni ate, por mua dhe mijra si une i fyeni rende.
Rraporti me punen percakton shkallen e qytetarise se nje individi apo nje grupi . Kete tha Maks Velo tek provokacia e Muç Nanos. Po miqte tane tropojane si e kane kete mardhenie ? Ja nje e kohes komunizmit.
Karaduzi i Bajram Currit
S’ja l’shon rrugen çentaurt
Çentaurit as perrlinit
Prej Vahut dejes
der n’ur t’drinit
Per ato qe s’e dijne. Perrlinat dhe çntaurat ishin kamjona te medhenj kantjeri qe u perdoren per ndertimin e digave te hidroçentraleve edhe diga e Fjerzes . I pari trsportonte 32 ton i dyti 40ton. Miqte tane tropojane mardhenie te mire kane me pushken me vdekjen dhe mardhenie te keqe, nuk e duan fare punen . Kur lexon keto shkrime qe tergojne mentalitetin e zones s’ke sesi te mos te mos trishtohesh . Sepse kupton se nga c’njerez u shptesua se do te vendosej demokracia ne Shqiperi
Jam dakort me shumicen e komentuesve qe thone : mjaft se na çate trapin…!
Mirepo kjo tregon se sa larg shkon poshtersia e S. Berishes ne keto marredhenje. Jane te pabese dhe ka akoma idioter qe i shkojne mbrapa. O nene ,o nene..!!!!!!!!
Me gjithë ato probleme tragjike qe ka sot shqiperia si korrupsioni,vjedhja,drejtesia,kurveria,
mafja,droga etj,etj, kurse ju merreni me nee tufë derrash malokë qe dine vetem te vjedhin bashke
shahen dhe shpifin per njeri tjetrin dhe hiqen si atdhetarë ?
Kuo eshte simptoma me e qarte që ai vend nuk ka shprese.