Flet ish-këshilltari i Ilir Metës: Pse vendosa të marr mandatin e deputetit të LSI-së

12 Mars 2019, 19:07Politika TEMA

Ralf Gjoni është kandidati i disatë nga radhët e LSI-së për Qarkun e Tiranës që pritet të marrë shumë shpejt mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, një shenjë e vullnetit për të pranuar mandatin.

Kandidati i listës shumemërore të LSI-së për kryeqytetin, njëkohësisht ish-sekretar ndërkombëtar i LSI-së dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sikurse edhe ish-këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, është shprehur:

“Po! Konfirmoj se sot kam dorëzuar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe, në varësi të vendimit të KQZ-së, kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës”.

Gjoni ka vijuar më tej duke argumentuar pse ka marrë këtë vendim.

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit, si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale, kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj agjendës euroatlantike të vendit, e të jem në krahun e drejtë të historisë”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni shprehet më tej se emri dhe integriteti i tij “nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit”.

“Ndaj sot, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar.

Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen”, shprehet Gjoni.

Mësohet se Gjoni ka pasur kontakte me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin gjatë këtyre ditëve dhe është inkurajuar të hyjë në Parlament.

12 komente në “Flet ish-këshilltari i Ilir Metës: Pse vendosa të marr mandatin e deputetit të LSI-së”

  1. Sali pekmezi says:

    Shume qenke lodhur o keshilltar lie e lesh, paske kaluar matan planetit te tokes duke u marr me nje kshilltar endacak dhe i flamosur i drejtuar nga nje burr coban i bagetive ne zonat malore te Skraparit.Zagaret e bagetive shkojne dhe degjojne,disa shpellar endacak.

  2. Loni says:

    Po me Marsianet ka pasur kontaktet….po kush pirdh per ty o Rahmi?

    1. Ralf says:

      Mesa duket ti, perderisa shkruan per mua.

  3. Top Nishi says:

    ralfi eshe koqe me germa kapitale dhe nuk duhet ngaterru me faktin se realisht eshte vendim i duhur (ralf palla nuk ka te beje fare me kete) mos me nigju bythqimat e opozites.

    ralf fakiri – pasi deshtoi ne londer, iu kthye bytheliprjes se ciftit Meta dhe u kthye ne Tirane….

    ..sa u kthye ne Tirane, nuk kishte me hajdutllik sheshit dhe Ali + Fyre Meta i bon dalje ralf palloshit.

    po t’i kishin dhone na i lek hajdutlliku ali meta bashke me mona fyren ralf palloshit me pare – ralfi do ishte tu u qi tani me Titke Vapidhin (dmth titke vasilin)!

    ralfi ngeli me gisht mbrapa …

    i deshtum ne londer; pa pare ne tirane; ali meta i vari karin (dmth ralf palloshi mbeti si qeni pa te zotin) dhe tani nuk i ka ngel gje tjeter vecse me morr rrogen (si lojtar rezerve) ne parlament.

    ralfi eshte ekuivalenti i lym murrizit ne parlament!

  4. Vazhdo drejt says:

    Bravo te lumte Terhiqe kemben zvarre

    1. Labi says:

      Fole ti koqe pa fare?!

  5. Lani says:

    Vendimi eshte i drejte po shume qenka lodhur per te kuptuar qe Like hajduti dhe Salih bisturia kane axhende antishqiptare.

  6. Nebiu says:

    Po te mos ishte Ilir Meta, ti do ishe rrugve te Frances. Pse nuk e thua kete. Nga ajo LSI i ke patur te gjitha privilegjet. Tani u kthen kurrrizin.

    1. Ralf says:

      Kjo quhet politike I nderuar!

  7. gjeramadhi says:

    partia me e degjeneruar eshte LSI,po ta krahasojme me PD kjo e fundit eshte yll

  8. Shqiptari says:

    Me mire von se kurre. Per te miren e vendit.

  9. Berti says:

    Te lumte zoti qytetar Ralf Gjoni, dhe faleminderit, pune te mbare ne Kuvendin e Shqiperise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje