"Tregohu serioz, po e bën gallatë këtë muhabet", Zguri e Biba debate të forta në KQZ për mandatet

12 Mars 2019, 15:33Politika TEMA

Një tjetër deputet i shtohet Parlamentit ku Ervin Salianji është zëvendësuar nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nga Partia Demokratike. 

Ndërkohë, mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba janë shënuar debate të forta për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje,

 

Denar Biba: Ji serioz tani

Klement Zguri: Po e bën gallatë këtë muhabet

Denar Biba: Është e thjeshtë, për zonjën Duka të presim përgjigje nga dy zonjat e tjera ndërsa për zotin Karamelo meqë e ka sjellë formularin të kalojmë tek pika 2 pra të plotësojmë vendet e lëna bosh.

Klement Zguri: Po kalojmë tek pika 2, duhet të ishim tek pika 1

Denar Biba: Nuk do si të ta shpjegoj, po e bëj me gishta

Më herët kur ka vendosur të pranojë mandatin, Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhjelegjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

2 komente në ““Tregohu serioz, po e bën gallatë këtë muhabet”, Zguri e Biba debate të forta në KQZ për mandatet”

  1. Hysa says:

    I madh Zguri, nuk guxon dot qe edhe te dorehequr ta zevendesoje Bashen!!!
    Militant i semure keq fare:):):).

  2. Vasilika says:

    E degjova kete diskutimin dhe ma hoqi trurin Klemebti me budallalleqet qe thoshte. Si nuk argumentoi njehere sipas ligjit ky tipi?! Vetem brockulla politike se sdi cte thote mesa duket.
    Turp e faqja e zeze kush drejton KQZ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje