Erion Veliaj vlerëson vendimin e Rudina Hajdarit: Është kritike me mua, por na dha një leksion qytetarie

12 Mars 2019, 10:36Politika TEMA

Ndonëse është një nga zërat më kritikë ndaj tij, Erion Veliaj ka përshëndetur vendimin  e marrë prej deputetes demokrate Rudina Hajdari për të mos djegur mandatin e marrë nga qytetarët në kryeqytet dhe përfaqësimin e tyre në parlament.

Teksa ka shpërndarë intervistën e saj tek “Zëri Amerikës”, Veliaj ka thënë se qëndrimi i saj është një leksion qytetarie përtej bindjeve.

“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetarë më kritikë të Bashkisë Tiranë , por kjo s’më pengon t’i “heq kapelen” e t’ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje