Nga Altin Ketro
Në suazën e problematikave ku e ka futur Partinë Demokratike dhe opozitën Lulzim Basha, nga disa syresh, analistë politikë e jo vetëm, po shihet e arsyeshme që të ndryshohet sistemi zgjedhor. Bëhet fjalë për sistemin aktual, i miratuar në vitin 2008 si pjesë e marrëveshjes politike PD-PS dhe i vënë në zbatim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Ka një ide se sistemi aktual është i gabuar dhe që deformon votën, që i dëmton partitë e vogla apo ato të themeluara rishtaz. Për këtë foli së fundmi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, në një nga atyre prononcimet që i bën pa pikë serioziteti kur bëhet fjalë për çështje me kaq rëndësi.
Deri në vitin 2005 kishim sistemin mazhoritar dhe pjesërisht proporcional. Nuk ka sistem më deformues të votës se sa ai që zbatohej atëherë. Deri në atë vit 100 deputetë zgjidheshin në përballje direkte nga votat e popullit, kurse 40 të tjerë futeshin nga lista e partive sipas një renditje në rang kombëtar.
Gjëja më absurde që ekzistonte ishte se dy partitë më të mëdha, PS e PD, ishin të përjashtuara me ligj të fusnin deputetë nga këto lista pavarësisht votave që merrnin. Pra, PS-ja e PD-ja kishin të drejtë të votoheshin si parti, por vota e elektoratit ndaj tyre shumëzohej me zero.
Në këto kushte, liderët e atëhershëm, Nano e Berisha, u bënin thirrje elektoratit anembanë Shqipërisë që në mazhoritar të votonin kandidatët respektivë të partive të tyre, kurse në proporcional votën t’ia jepnin partive aleate. E padëgjuar kund kjo metodë, që t’i thuash elektoratit tënd: mos e voto partinë time.
Ai sistem ishte bërë i tillë që dy partitë e mëdha të ndesheshin vetëm në mazhoritar, kurse proporcionali i ishte dhënë ekskluzivisht partive të vogla duke i trajtuar sikur të ishin pakica kombëtare që duheshin mbajtur me kimet. Deformim më të madh se ky dhe tallje më të madhe se sa kjo që mund t’i bëhej elektoratit të PS-së e PD-së nuk mund të gjendej.
Dhe sipas atij sistemi zgjedhor, rezultati ishte i tillë deri në absurditet. Partia e parë fituese në Shqipëri në vitin 2005 rezultoi partia e Fatmir Mediut me 19.96% të votave, e dyta partia e Skënder Gjinushit me 12.74% të votave, e treta PS me 8.89%, e katërta LSI me 8.4%, e pesta vinte PD me 7.67%, e gjashta partia e Genc Pollos me 7.42%, e kështu me radhë.
Kësisoj, parti lilipute me kryetarë xhuxhmaxhuxhë, nisi t’u hyjë vetja në qejf se ishin bërë shumë të mëdha, aq sa po linin pas në renditje dy partitë tradicionale. Me votat e zgjedhësve të këtyre dy partive ato u futën në Kuvend, bile zunë edhe post ministri. E prej faktorizimit të atyre viteve disa syresh i kemi ende në politikën aktive si produkt i atij sistemi të deformuar vote.
Sistemi aktual proporcional rajonal i ndarë në bazë qarku, duket sikur penalizon partitë e vogla, po nuk është i tillë. Është pikërisht pafuqia e partive të vogla që të rriten ajo që krijon idenë e gabuar se fajin e ka sistemi.
Nëse marrim si shembull LSI-në, në vitin 2005, kur kishte vetëm një vit e krijuar ajo mori një deputet nga mazhoritari dhe 4 nga proporcionali. Në vitin 2009, me sistemin e ri, duke hyrë e vetme në zgjedhje futi 4 deputetë në Kuvend. Si parti e vogël dhe relativisht e re, ky mund të quhet sukses. Në vitin 2013, në koalicion me PS-në, me po këtë sistem, LSI mori 16 mandate. Në vitin 2017, po me këtë sistem, partia e dikurshme e vogël LSI, mori e vetme 19 mandate.
Nga ky shembull, a mund të thuhet se ky sistem penalizon partitë e vogla? Absolutisht jo. Rezultati në ngritje u arrit për faktin se LSI pati një lidership të suksesshëm elektoratikisht si Ilir Meta që diti të thithë vota kudo, përfshi edhe vota nga elektorati i partive të mëdha. Ata që mund të thonë se LSI shfrytëzoi qenien në pushtet dhe përfaqësimin në rang ministri për t’u rritur, kundër argumenti është se edhe PR e zotit Mediu apo PDK e zotit Ndoka ishin në të njëjtat pozita, por s’e arritën kurrë performancën e LSI-së.
Çfarë i pengon atëherë partitë e tjera që të rriten e të zënë vend në Kuvend? Asgjë më shumë se sa e kundërta e LSI-së, pra mungesa e një lidershipi frymëzues dhe mënyrës së organizimit të partisë në qendër e në bazë. Mos vallë për këtë gjë fajin ua ka Rama dhe Basha, PS-ja dhe PD-ja?!
Ajo që nuk po kuptohet dhe që duhet të jetë thelbi i gjithçkaje, nuk është ndryshimi i këtij sistemi zgjedhor. Problemi më i madh është garantimi i një procesi të lirë e të ndershëm votimi e më pas atij të numërimit të votave që edhe ajo parti që merr një votë t’i njihet ajo e të mos i tjetërsohet. Problem është edhe çështja e shitblerjes së votave. Edhe ai i financimit të partive gjatë fushatave elektorale. Këto janë krye çështjet që duhet të marrin rrugëzgjidhje përfundimtare.
Ne nuk kemi komisionerë publikë numërimi, por partizanë partiakë që detyrën e tyre nuk e shikojnë tek zbatimi i ligjit, por tek shkelja e tij. Janë ata të cilët u besohet vota e popullit për ta administruar me profesionalizëm dhe për ta numëruar me ndershmëri e paanësi, por janë ata që dalin nga kuadri ligjor e bëjnë vetëgjyqësi sipas orientimeve partiake.
Prandaj them, nuk është problemi madhor sistemi zgjedhor që kemi. Ky sistem është funksional përsa kohë në këto 10 vjet që zbatohet ka kryer rotacion politik. Ka sjellë në pushtet PD e PS, herë me koalicion (PD-LSI, PS-LSI), e herë të vetme (PS). Si i tillë ai i jep secilit hakun, atë çka meritojnë.
Si përfundim, ky sistem, për çdo parti që bëhet e besueshme në elektorat, ofron shansin të futet në Kuvend. Shembulli i LSI-së, apo dhe i PDIU-së, na mjafton për ta thënë këtë. Prandaj problemi duhet parë tek administrimi i votimit dhe nxjerra e rezultatit, pa përmirësimin e të cilit çdo lloj sistemi do rezultonte i dështuar. Historia e këtyre 30 viteve mbetet dëshmitarja më e mirë në këtë rast.(TemA)
O zoti pallosh analist, se eshte humbje kohe edhe te komentosh ne karlleqet qe shkruan: Sistemi zgjedhor qe levdon zotrote mundeson hyrjen ne parlament te gangstereve, sic edhe ka ndodhur. Per kete a ke ndonje gje per te thene, apo pasi te hash byrekun qe te kane dhene per te shkruar kete analize?
Ore zoti rrk qe shan se s’di te besh gje tjeter. Ai ligj qe nuk i njeh askujt te drejten te riedukohet eshte nje ligj i ndyre qe edhe Pjeter Arbnorin etj do ti quante formalisht kriminela, o debil. Po ti si kupton dot keto, ti fi vetem te pish sherbetin e Sales e te lehesh. Mjere ju…
o ti zoti koqe kanari i paedukate. e para nje here meso te mos ofendosh, qe mos te te ofendojne.
e dyta, pse o mjeshter, sistemi zgjedhor i fut gangsteret ne parlament? apo i fusin partite? e mat ndonjecike cfare nxjerr nga goja, apo hajt te thuash edhe ti mendimin tend dyleksh?
O superpallosh,
Po ai sistemi tjeter, pra mazhoritari, mund te kandidosh ti fjala vjen ne nje zone rurale qe ka varferi e ti ke para, me fare pak leke ke blere gjithe zonen, edhe ata qe mund te kesh perballe si kundershtare do te paguajne si puna jote, po kush paguan me shume merr ne shume. Ai sistem eshte me i korruptuar. Vere pak mendjen ne pune.
Ti thua qe te marresh 10000 vota ne total nga veriu ne juge dhe te dalesh deputet. Atehere ke perfaqeson ti, cfare zone?
Subjekti me gangstere e gangsteret ne liste duhen luftuar qe kur subjekti i shpall ne liste dhe jo mbas votimeve. Kur shikon lista me gangster, mos e voto ate subjekt.
Shqiperia ka nevoje sipas meje per nje mazhoritar te paster.Votuesit duhet t’i njohin deputet se kush janë.Le te ndeshen dhe te fitojë në I miri me i ndereshmi ai që e do populli,jo delenxhinjte e kriminelet që vendos saliu se luli është kot,apo Edi Rama nga ana tjeter.Keta qenushetee vegjel si çami republikan,buzeshtremberi e pijaneci I zogjisteve,palloshi ndoka,lsi e ndonje tjeter duhet te pirdhen nga tepsia.Keta po qenë te zotet le te fitojne vet.Ndersa KQZ dhe KZAZ e gjer tek komisionet e qendrave te votimit nuk duhet te jenë partiak.
Sistemi duhet të jetë mazhoritar i pastër. Dhe vëndi nuk duhet të ketë më shumë se 61 deputetë. Kili me mbi 20 milion banorë ka vetëm 120 deputet, ne me më pak se 3 milion banorë, kemi 140 deputet. Pa përmëndur këtu nivelin ekonomik, ku ne në raport me Kilin (të cilin po marim si shëmbull) jemi shumë më poshtë. Duke ulur numrin e deputetëve dhe duke vendosur kritere të rrepta, sidomos ato intelektuale, kjo mund të bënte që njerzit pa vlera të mos kërkonon të bëheshin deputetë.
Sa për gangësterët që kanë mbushur parlamentin, duhet ta kemi të qartë, se kur kjo punë ju lihet në dorë kryegangsterëve, si Berisha, Meta Rama e kompani, nuk ke përse pret një produkt më të mirë.
O superpallosh,
Po ai sistemi tjeter, pra mazhoritari, mund te kandidosh ti fjala vjen ne nje zone rurale qe ka varferi e ti ke para, me fare pak leke ke blere gjithe zonen, edhe ata qe mund te kesh perballe si kundershtare do te paguajne si puna jote, po kush paguan me shume merr ne shume. Ai sistem eshte me i korruptuar. Vere pak mendjen ne pune.
Ti thua qe te marresh 10000 vota ne total nga veriu ne juge dhe te dalesh deputet. Atehere ke perfaqeson ti, cfare zone?
Z. Altin , L.S.I eshte partia e Ilir floririt pra eshte parti mercenare qe shkon ngado vetem ku jane leket . Eshte shumuar kjo parti kur ka qene floriri kryetare se e ka financu mire , i ka pagu shume me marre mandatin me premtime per vende pune aty ku ka para dhe jua ka marre tre fishin duka arritur tua mbaje ne rroga . Dhe kur kjo parti nuk eshte ne pushtet kjo shkon drejt zhdukjes . Tjeter gje qe kan deformu rezultatet e zgjedhjeve kan qene komisioneret qe shiten e blihen sidomos ne Shkoder vazhfimisht shiten tek P.D ja komisioneret e P.S se . Gjithashtu jane financu partite sidomos P.D ja nga boset e krimit . Ne Shkoder grupi i Zef Gjonit i levizin leket methase nepermjet boksjereve pra gjithmone nga ky grup jane deformu dhe kete ka vite qe e kam thene dhe asnje nga drejtuesat e P.S se nuk e kan ndjek kete pune se ndoshta komisioneret socjalist qe jan shit i kan nda leket me drejtuesat e P.S se ne Shkoder . Pra shtabet drejtuese te partive duhet te kontrollojne mire rruget dhe menyrat e futjes se parave te medha te krimit ne interes te ndryshimit te rezultateve . Une mendoj qe ne komisione xgjedhore si domos ne ato te numrimit duhet te jenep.sh nje prokuror nje gjykates nje student nje ushtarak nje arsimtar nje nga shoqria civile pra i pandikuar nga politika pra i depolitizuar .