Basha materializon përjashtimin pa vendim të Rudina Hajdarit, një orë pasi refuzoi djegien e mandatin e heq nga Lapraka. Delegon Alibeajn në vend të saj

11 Mars 2019, 21:21Politika TEMA
Basha materializon përjashtimin pa vendim të Rudina Hajdarit, një

Nuk kanë pritur që të merret vendim nga strukturat përkatëse, por e kanë përjashtuar direkt vajzën e Azem Hajdarit nga jeta partiake e PD, duke e zëvendësuar në Laprakë.

Vendimi i deputetes së PD, Rudina Hajdari për të mos respektuar vendimin politik të demokratëve për dorëzimin e mandatit të deputetes, nuk është mirëpritur nga selia blu.

Menjëherë pas kësaj vendimmarrjeje, PD ka vendosur të heq emrin e Rudina Hajdarit si të deleguar në degën 11 në Tiranë dhe të vendos ish-deputetin Enkelejd Alibeaj.

Që nga viti 2013 kur mori mandatin e deputetes në Tiranë, Hajdari zhvillonte takime periodike me banorët e Laprakës në kryeqytet, të cilët i përkasin degës 11 të PD në Tiranë.

Në takimin e zhvilluar nga kjo degë pasditen e sotme, qëndrimet politike të demokratëve janë mbajtur nga ish-deputeti Alibeaj.

Demokrarët janë duke zhvilluar takime të përditshme në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit, e cila për kreun e PD, Lulzim Basha është cilësuar si një takim me historinë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaroi se nuk dorëzoj mandatin e saj pasi vetëm në parlament beson se do të mund t’i shërbej intereave të vendit.

1 komente në “Basha materializon përjashtimin pa vendim të Rudina Hajdarit, një orë pasi refuzoi djegien e mandatin e heq nga Lapraka. Delegon Alibeajn në vend të saj”

  1. Star says:

    Po kete Alibeajn e keni zgjedh si ka/derr sepse ishte edhe ne Lushnje per te rivendosur situaten, apo si te besuarin e kryetarit, apo si nje kamikaz islamik I besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje