INTERVISTA/ Rrëfehet Rudina Hajdari: Pse nuk do të heq dorë nga mandati i deputetes. Përjashtimi nga PD? Edhe tim atë e përjashtuan dy herë, por u penduan, unë nuk shitem e blihem

11 Mars 2019, 18:12Politika TEMA
INTERVISTA/ Rrëfehet Rudina Hajdari: Pse nuk do të heq dorë nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, bëri të ditur se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

Zonja Hajdari thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimi i saj është në respekt të Kushtetutës, ndërsa vendimi i partisë demokratike është marrë me nxitim, pa u llogaritur rreziku i destabilitetit.

Me zonjën Hajdari bisedoi korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli.

Zëri i Amerikës: Zonja Hajdari! Deputetët e opozitës kanë vendosur të heqin dorë nga mandati. Ju ende nuk jeni shprehur se ‘do të bëni. A keni marrë nje vendim?

Rudina Hajdari: Ky është një moment i vështirë për jetën time. Këtu nuk bëhet fjalë për karrierën time politike. Jam vënë përpara një përgjegjshmërie shumë të lartë morale dhe njerëzore. Duke parë situatën e sotme, mendoj se Shqipëria është në një udhëkryq, ku nuk shihen zgjidhje as majtas as djathtas. Nga ana tjetër të gjithë jemi në gjendje të shohim se ku është e ardhmja, por e kaluara është ende mbi supet dhe në zemrat tona. Duke qenë se jemi në këtë udhëkryq unë mendoj se duhet të vendos me një përgjegjshmëri shumë të lartë morale. Nuk do të zgjedh rrugën më të lehtë dhe të siguroj karrierën time politike, por do të zgjedh një rrugë e cila ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe për fëmijët tanë.

Zëri i Amerikës: Më konkretisht, a do të merrni pjesë në punimet e parlamentit, apo do ta dorëzoni edhe ju mandatin si kolegët e tjerë të deputetë të partisë demokratike?

Rudina Hajdari: Vendimi im ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe me ecurinë e demokracisë në vend. Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Duke marrë parasysh këtë përgjegjshmëri të lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur dhe shërbimi më i duhur që do t’i bëja të ardhmes së Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Pse vendosët të ndërmerrni një vendim të tillë? Cilat janë arsyet?

Rudina Hajdari: Janë disa arsye komplekse besoj, mes të cilave ka arsye shumë të rëndësishme për vendin tonë. Së pari duhet të sqaroj se kur partia demkratike mori vendimin për djegien e mandateve unë nuk kam qenë e pranishme në mbledhje, nuk jam kontaktuar në asnjë lloj forme për t’u konsultuar mbi këtë vendim. Nëse do të isha në atë mbledhje, do të parashtroja dy gjëra: vendimi për të dorëzuar mandatet në mënyrë en block nga të gjithë deputetët e opozitës dëmton interesin e Shqipërisë në dy mënyra.

Së pari, ai dëmton proceset integruese në Bashkimin Europian dhe së dyti dëmton marrëdhëniet bilaterale me partnerët tanë strategjikë si SHBA dhe BE. Mendoj se ky vendim është marrë në mënyrë rrufe. Përvoja e jetës na tregon që kur marrim vendime pa i menduar mirë mund a paguajmë shumë shtrenjtë. Ky vendim dëmton interesat e Shqipërisë dhe mund të na çojë vendin në destabilitet. Kjo na kujton një të shkuar që na rëndon mbi supe. Shqipëria e ka provuar destabilizimin.

Me destabilizim ne zerojmë çdolloj zhvillimi dhe përparimi në procesin e demokracisë. Demokracia është fituar në Shqipëri. Kanë qenë njerëz të tjerë që e kanë bërë këtë sakrificë për ne, kanë derdhur nëpër rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë për të nisur demokracinë në Shqipëri. Demokracia është një proces dhe ne duhet të punojmë së bashku për të përparuar Shqipërinë, për të forcuar institucionet tona dhe për të bërë të pamundurën për ta çuar Shqipërinë drejt proceseve euro-atlantike.

Destabilizimi është një kthim pas, ndaj unë do të doja që Shqipëria të mos e përjetojë kurrë më këtë gjë. Do të doja që të ishim të gjithë së bashku të një mendimi që Shqipëria të mos shkojë më drejt asaj rruge. Këtë lloj politike, këtë model politike, që e ka çuar Shqipërinë në destabilizim, shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë. Prandaj mendoj se vendimi im është ai i duhuri.

Zëri i Amerikës: Ka patur kandidatë nga listat dhe nga Partia Demokratike që nuk i janë bindur vendimit për heqjen dorë nga mandate, dhe tani ata po cilësohen si tradhëtarë, njerëz që kanë shitur shpirtin, që janë blerë nga shumica. A druheni se të tilla akuza mund të bien dhe mbi ju?

Rudina Hajdari: Kjo gjë mua nuk më shqetëson absolutisht fare, sepse këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe që janë shpresë-shtypësit e këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz: Unë nuk e shes shpirtin tim. Në momentin që shpirti shitet nuk blihet më. Ajo që më shqetëson mua gjatë gjithë ditës është që të jem përfaqësuese e mirë e këtij populli, të jem një nënë e mirë, të jem një grua e mirë dhe të bëj të pamundurën që të ecim përpara për ta zhvilluar Shqipërinë në të gjitha fushat e mundshme. Ato epitete nuk më shqetësojnë.

Zëri i Amerikës: Në rastin e deputetit Murrizi u shkua deri në masën e përjashtimit nga Partia Demokratike. E keni parashikuar një gjë të tillë?

Rudina Hajdari: Unë dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që ajo përjashton deputetë apo anëtarë të saj, madje kanë ndodhur edhe në familjen time, ka ndodhur me tim atë dy herë dhe në të dy rastet ato janë penduar për këto vendime.

Zëri i Amerikës: Azem Hajdari është kryetari i parë i Partisë Demokratike.

Rudina Hajdari: Po. Im atë është titulluar kryetari historik i Partisë Demokratike. Pas vdekjes së tij, ai është titulluar kryetari i përhershëm i Partisë Demokratike. Gjatë jetës së tij Azem Hajdari është përjashtuar dy herë nga Partia Demokratike dhe për për këto vendime besoj se Partia Demokratike është penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh dhe të jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh ne japim me këto vendime.

Për sa i takon disiplinës brenda Partisë Demokratike, çdo deputet ka peshën e vet në vendiet e partisë. Kur marrim këto vendime kaq të rëndësishme në një mënyrë kaq të rrufeshme, duhet të jemi të përgjegjshëm se çdo deputet ka peshën e vet dhe vendim-marrjen e vet.

Ky vendim ka lidhje me Kushtetutën tonë. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial, që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesit të Shqipërisë. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time në këtë mes, por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë mbi të gjitha.

Zëri i Amerikës: Cili do të jetë qëndrimi juaj në parlament dhe marrëdhëniet me ata përfaqësues të opozitës që tanimë kanë hyrë apo dhe disa të tjerë që e kanë shprehur publikisht se do ndërmarrin të njëjtin veprim?

Rudina Hajdari: Gjërat janë akoma në ajër. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Unë do të kem një marrëdhënie shumë normale e korrekte me kolegët, do të përpiqem të konlutohem dhe të punoj fort me intelektualët e këtij vendi, me studentët, me njerëzit, për të parë se si mund të ecim përpara. Por kjo bëhet duke përfaqësuar njerëzit brenda parlamentit, bëhet duke mos rrëzuar sistemin. Ne kemi luftuar shumë për këtë sistem. E kanë paguar të tjerë këtë çmim. Ne duhet të ecim përpara. Ne duhet të përmirësojmë sistemin aktual. Ky ka qenë gjithnjë synimi im në të gjithë angazhimet e mëparshme. Edhe kur thoja të përfshihemi me studentët, ishte që unë doja ta përmirësoja sistemin dhe jo ta rrëzoja sistemin.

Zëri i Amerikës: Si e shihni ju situatën politike dhe zhvillimet brenda opozitës, raportet e saj me qeverinë dhe rendin e protestave?

Rudina Hajdari: Partia Demokratike është një parti shumë e madhe opozitare. Anëtarësia e saj është shumë e gjerë dhe unë kam kontakt me ta. Nuk e ndjej veten time të ndarë nga ata.

Tani unë po flas thjesht për këtë vendim. Të gjithë duhet të reflektojmë dhe si t’i zgjidhim këto probleme. Nuk mund të futemi ne në një mes ku nuk shohim krye se çfarë do të ndodhë. Ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë lloj rreziku mund t’i sjellë ky vendim Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në vend. PD po lufton për votën e lirë dhe të ndershme.

Këtu edhe kam një gjë tjetër: E kam shumë të vështirë të luftoj përkrah një partie si LSI. Nuk e bëj dot sepse është një çështje parimore për mua. Po të hapësh raportet e OSBE/ ODIHR, ajo është një nga partitë që ka patur shumë probleme kur vjen fjala për këtë fenomen. Vota e lirë dhe e ndershme duhet të kërkohet nga Partia Demokratike, sepse ka rekorde jashtëzakonisht të pastra kur vjen puna për të mos e shitur votën e saj por ka vepruar në mënyrë të drejtë.

Ne jemi një parti që jemi ngritur qysh herët kundër sistemit diktatorial dhe kundër së keqes në Shqipëri, ne duhet të vazhdojmë të jemi Partia Demokratike, ashtu si ishte qysh në origjinën e saj, duke përmirësuar sistemin aktual, sepse ne e kemi sjellë sistemin demokratik në Shqipëri.

11 komente në “INTERVISTA/ Rrëfehet Rudina Hajdari: Pse nuk do të heq dorë nga mandati i deputetes. Përjashtimi nga PD? Edhe tim atë e përjashtuan dy herë, por u penduan, unë nuk shitem e blihem”

    1. Isuf says:

      Shpres shtypesit qenkan ata qe ju quajne tradhetare ? Domethene shpresen po e shtyp opozita ?!?!? Degjo Rudina nese e lexon kete koment dije qe po e shkruan dikush qe e ka njohur personalisht Azemin. Eshte e vertete qe e ka e perjashtuar dy here por sepse ishte antikomformist dhe antikomunist jo sepse “telekomandohej” nga lidershipi ose ambasadat e huaja. Vendimi yt nuk reflekton ne asnje sens ate qe perfaqesonte Azem Hajdari. Ai luftoi ndaj diktatures, luftoi ndaj autoritarizmit dhe ne fund nuk pyeti as per nderkombetaret kur pas se ata po heshtin kur demokratet shtypeshin. Ne ndryshim nga ty sot ai nuk shkeli mbi PD kur ajo pati nevoje per te pavaresisht cmimit dhe joshjes qe i benin ne ate kohe per te tradhetuar ate qe e perjashtoi dy here. Ti mbase je me e zgjuar se Azemi dhe i ben llogarite e tua personale me mire se ai por nje gje eshte e sigurte, nese ai sot do ishte gjalle do preferonte te vdiste 1000 here para se te ndynte veten ne ate karrige. Te kerkoj ndjese nese t’u rendova por kush e njihte Azemin e di se po te them vetem te verteten. Pac fat ne rrugen qe ke zgjedhur.

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ja hodhi Mami vetingut? Po – Jo, Po – Jo, votoni votoni. ?..

    1. demokrati says:

      Gjumash.zonja nuk eshte pergjegjese as e vellezerve aq me pak e nenes.hapi syte as nuk shitet as nuk blihet dinjiteti ketu do jemi persa i perket vetingut

  2. Myzeqari says:

    Bravo Rudina dhe mos u terhiq nga mendimi qe ke pamvaresishte presioneve te Sali – Lulusheve!

  3. rexha 10 says:

    JE NE MESE DY ZGJARRESH PO THUA ME PAKE FJALE.PO JE NE ATE PARTI .APO NE NJE PARTI TJETER KUSHDO QOFTE , PARTIA KA VETEM NJE PARIM .PARIMI ESHTE NJE PER TE GJITHE ,E TE GJITHE PER NJE .PARIMI I 200 KOMUNISTEVE TE PD.INSIATIVA E LIRE ,APO MENDIMI NDRYSHE ,PARTIA TE BENE ME NJOLLE, DHE NJOLLEN QE PARTIA E VENDOSE E HEQE VETEM PARTIA ,APO SALIJA .ESHTE E KOTE ZONJA RUDINE ME U MENDUE 2 HERE
    DEPUTETE TE BENI PARTIA DHE JO POPULLI. KJO NE BAZE TE TEORISE SE KRYETARIT TE PARTISE,QE AKOMA NUKE E DIME SE KUSHE ESHTE?
    PROBLEMIN QE KE BEJA TE QARTE ZONES KU JE ZGJEDHUR DEPUTETEd m thPOPULLIT TE ASAJE ZONE.
    PASTAJ LE TE SHOHIN KOMUNISTET SE: JE E ZGJEDHUR NGA POPULLI I ZONES DEPUTETE ,APO NGA PARTIA.ASNJE NGA ATO DEPUTETE QE POPULLI I ZGJODHI PER TE ZGJIDHUR HALLET E TYRE,NUKE DUHET TE DORZONTE MANDATIN.PO PATE PRESION NE SHTEPI MOJE VAJZE E NDERUAR BENE MIRE QE TE PYESESH MAMIN TENDE .NDIGJOJE SEPSE AJO KA ME SHUME EKSPERIENCE NE JETE.

  4. j says:

    Kur i bën propogandë VA fshihet diçka e keqe për popullin.
    Kjo eshte perplasje agjentësh,spiunësh dhe kontrabandistësh.

  5. G.Karagjozi says:

    Deputetja Hajdari ben mire qe nuk dorezon Mandatin e Deputetit. Ky veprim tregon nje pozicion, nje mendim. Por te analizosh Intervisten duket si nje Deklarate Ambasadori ( Me sa duket TUTORET keshtu e kane orientuar). Politika dhe Shqiperia ne keto Momente kane nevoje per Personalitete te Guzimshem; qe fjala tu peshoje Plumb; e jo si Intervista as “mish as peshk”.. E kuptoj qe Deputetja Hajdari eshte e Re ne Politike por Ajo duhet te analizoje kete qendrim te PD-se dhe ti veje pikat mbi “i”. Kur kundershton;vecanerisht ne Politike duhet te distancohesh nga e keqja me Argumente Mencuri e Guzim. Deputetet dhe Administrata ne Shqiperi vuajne nga SERVILIZMI mungesa e Personalitetit dhe Inisiatives dhe kjo ne te dy krahet e Politikes. Ne Politiken dhe qendrimet e PD-se e keqja eshte ne KOKEN e saj. Pa kritikuar Publikisht Bashen dhe KROKODILIN dhe Armikun Nr.1 te PD-se dhe Shqiperise SALI KRIMINEL BERISHEN,;PD-ja dhe militantet e saj jane te humbur. Une nuk jam Politikan dhe jetoj jashte Shqiperise por me dhemb Populli dhe Atdheu prandaj deshiroj e uroj qe vendi yne te udhehiqet nga figura me Personalitet; Serioze, Patriote,te Shkolluar qe te vene interesin e Atdheut mbi Partite,PD ,LSI,apo PS..Uroj qe Rudina te dali mbi Partine e saj ne interes te SHqiperis dhe jo vetem SOT por gjithe Jeten e saj se vetem ashtu LARTESON veten,Partine dhe mbi te gjitha SHQIPERINE. Dite te mira pas kesaj vijne .Lum kush te rroje qe ti gezoje….

  6. Julian says:

    Brravo Rudina rinisja në Shqipëri ka nevojë për shembuj të mirë politikanësh që dinë në momente të vështira të marrin vendime që janë në interes të popullit dhe vendit. Me vjen mire qe po e lartëson dhe po e “rehabiliton” paksa edhe babain tend.
    Merr në dorë fatet e opozitës se re në parlament dhe votoni një reformë të mirë zgjedhore votoni ligjet e pamiratuara të reformës në drejtësi dhe kam besim se populli do ju shpërbëjë.. Ju dhe deputetët e rinj të parlamentit kini fatin e madh ta nxirrni vendin nga kjo humnerë dhe historia do dije tju vlerësojë.
    Ju uroj suksese në këtë mision, shikoni mundësitë dhe jo pengesat që paraqet situata, sot babai juaj dhe shqiptarët janë krenarë për ty

  7. Jovan bregu says:

    Komplimente Rudina. Kjo eshte rruga e ndershme. Kush nuk è kupton ska lidhje me demokracine. Do te jesh krenaria e Azemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje