VENDIMI: KQZ zyrtarizon zëvendësuesin e Lulzim Bashës në Kuvend

11 Mars 2019, 13:48Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe pesë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së, duke e çuar në 9 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare.

Kështu Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën.

Kjo pas propozimit nga Denar Biba i cili kërkoi që zëvendësimet të bëheshin nga numri 1 i listës. Pasi u hodh në votim KQZ miratoi me 4 vota praktikën. Kundër këtij propozimi votoi vetëm Zguri.

Nga qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së

Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së.

Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni.

Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.

KQZ shtyu për nesër dhënien e mandatit për Ligorak Karamelon i cili do zëvendësonte Klevis Balliun në Korçë.

4 komente në “VENDIMI: KQZ zyrtarizon zëvendësuesin e Lulzim Bashës në Kuvend”

  1. anonim says:

    me kete funderrinen klevis kerrici i faros , kete antikapin e perjetshem te parlamentit nje here e mire pastrohet ky parlamnet nga nje rrugac, ordiner, krrici i faros,,,,

  2. Olldashi says:

    Ca do boj Basha i shkrete?! Te nis Sala per Qaf Krrabe apo per gjah.

  3. tekniku says:

    Iku dhe Lulja,tani do te jete “deputet”holandes.

  4. Zani says:

    Shqiptaret jane mosmirnjohes, Luli, Mona, Balliu, Noka …deputet qe i kan dhen vendit me shume, çrendsi ka per mire apo keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje