Ish-deputeti i PD-së, merr mandatin e Flamur Nokës

11 Mars 2019, 11:21Politika TEMA

Alban Zeneli ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike në vend të Flamur Nokës, që hoqi dorë nga mandati, bëjnë me dije burime të gazetës TemA.

Zeneli ndodhej pas Nokës në Qarkun e Kukësit, dhe pas heqjes dorë nga mandati nga ky i fundit, mandati i kalon pikërisht Zenelit.

Ish-deputeti i Kukësit ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, dhe për rrjedhojë kërkon marrjen e mandatit për Partinë Demokratike.

Kujtojmë që Zeneli ka qenë deputet mandatin e kaluar dhe pas disa ditësh reflektimi, ka vendosur që të marrë mandatin e Nokës.

Sipas listës së KQZ-së, Alban Zeneli ka qenë i treti në listë, ndërkohë që PD në këtë qark arri të sigurojë vetëm dy mandate.

Fitues nga PD doli vetë Flamur Noka dhe Isuf Çela, ndërkohë që Zeneli mbeti jashtë.

Zeneli është kandidati i disatë nga PD, që pranon të marrë mandatin e deputetit, ndërkohë që rrjedhja nga lista e PD-së, pritet të jetë e gjatë dhe nuk është çudi, që në Kuvend të plotësohet numri i deputetëve të PD-së që lanë mandatet.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për LSI-në, deputetët e së cilës pothuajse janë zëvendësuar të gjithë në Kuvend, pas lënies së mandateve në mënyrë vullnetare.

(TemA)

16 komente në “Ish-deputeti i PD-së, merr mandatin e Flamur Nokës”

    1. Dyrrahu says:

      Keta jane shpetimtaret e PD dhe elektoratit te saj.

    2. Komentuesi says:

      Bravo u qoft.Keta nuk jane tradhetar,por patriot,atdhedashes,qe ja duan te miren shqiperise per t’u integruar ne BE.Mendoje se ata duan reformate rendesishme,mbeshtetja per Ameriken dhe europen,vete popullin e tyre per keto reforma,si dhe zhvillimin e shqiperse ne te gjitha fushat.Respekt.

    3. XheJ eN Bi says:

      Plaku Xhuxhumaku …
      Përse janë tradhëtarë këta dhe jo ata që dorëzuan mandatin ?Ata që dorëzuan mandatin e flijuan për Sali Berishën e kompani, që vendi të kalojë një kaos dhe të vijë një 97-të tjetër për të shpëtuar lëkurën.
      Kurse këta që pranuan mandatin duan që të normalizohet vendi dhe të kemi një shans të hapen negociatat.
      Argumentoma ti pse këta janë tradhëtar !!!

    4. Tony uk says:

      Bravo.
      Avash avash po lind opozita e re.
      Kam nje parandjeje qe do behen prape 140 deputete.

  1. Gjon Leka says:

    Noka mund të arratiset tani në drejtimin Beograd – Moskë. Oçenj harasho!

  2. shqiptari says:

    po filloin 1nga 1 te hyjn kryetarin spo e dhjet me njeri u ca rrjeta basha te mbaj salen fort dhe gjum te embel

  3. klodi says:

    bravo qe gjeni forcen te dilni nga ajo tuf injorantesh qe len mandatin qe ja ka besuar populli

  4. anila says:

    Bravo te qoft o burr nuk i zhgenjeve njerzit qe te besuan me vota
    jep shembullin edhe tek miqt koleg tut tjer se forma e demokracis eshte kjo e jo ajo e braktisjes

  5. mimoza says:

    Ke marre mandatin e njerzve te tu o zotni burr ske marre mandatin e Mulit se muli e la i braktisi kuksianet e vet iku i la ne rruge …. ne demokraci perfaqesimi eshte forma jo ikja

  6. lavderimi says:

    jep shembullin dhe tek te tjeret se betejat ne demokraci behen ne kuvend e me mandate jo ti braktisesh dhe te zesh rruget . bravo zoti Alban Zeneli qe tregoj se jo gjith demokratet jan njesoj ka dhe nga ata qe betejen e konsiderojn si pune dhe permirsim ndaj vetes … por luli se sheh dok kete se dhe kryetarin ja dhuruan se fitoj .

  7. kamila says:

    Ta marresh qe cke me te e ta gezosh mos u be K… si ata qe len njerzit pa perfaqesim … te shkosh ne pearlament e ta besh qe aty opoziten sic i ka hije deputetit .

  8. marsela says:

    jepi forca dhe bravo te qoft qe ke bere kete zgjedhje … asnji shqiptar nuk i mbeshtet ata jane thjesht nje grupim qe kan interesa te prishura dhe duan te fusin dhe demokratet ,…. ty bravo te qoft per zgjedhjen jepi suksese

  9. maria says:

    Bravo Alban Zeneli ke bere zgjedhjen qytetare dhe racionale .

  10. Alidemsi dixhital says:

    Pirdh ,pirdh o Xhuxh se lerohesh dhe kujdes se mos dhitesh ne breke…jo per gjo vetem se je Plak me qe thu vete.

  11. Emigranti says:

    –Eshte koha qe Astrit Patosi, Majlinda Bregu, Eduard Selami dhe te tjere si keta te formojne “Partine Demokratike Te Reformuar”. Kjo parti e re duhet te perfaqesohet ne parlament me ata qe po pranojne te hyjne ne parlament duke qene nje opozite konstruktive per te cuar perpara axhenden per antaresimin ne BE, reformen zgjedhore dhe ate te drejtesise. Kjo do ti jape shprese shqipetareve per te hequr nga skena politike Berishen , Ramen dhe Ilirin; qe te tre jane “muter”, po une aktualisht, duke mos patur nje opsion me te mire mbeshtes Ramen se ai te pakten eshte nje “mut i thate” dhe jo i njome si dy te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje