Përgatitjet për zgjedhjet lokale, regjistrohen në KQZ katër parti

11 Mars 2019, 16:15Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, vendosi regjistrimin e katër partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit , KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Uniteti Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu, KQZ vendosi të regjistrojë  dhe tre parti të tjera si “Partia Socialiste e Moderuar”, me kryetar Gjergji Koja, “Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa, si dhe “Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu, KQZ vendosi të njoftojë këshillat bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiakë si më poshtë: Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, znj. Marjeta Merkuri. Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Vojsava Mërtiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje