Senida Mesi ka qenë e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 për të folur për zhvillimet politike dhe protestat e opozitës.
Ish-zëvendës kryeministrja tha se protestat i shkaktojnë dëm ekonomisë dhe trembin investitorët.
“Shkodra ka nevojë ndryshimin.
Pas 28 viteve bashkia Shkodër ka pasur vetëm një lidership.
Ka ardhur koha që qytetarët të provojnë një lidership tjetër. Ka ardhur koha që dhe Shkodra të pësojë ndryshimin rrënjësor.
Janë 28 vite që Shkodra ka ngelur e pazhvilluar.
Natyra i ka falur mrekulli, por shoh që bashki të tjera janë zhvilluar edhe pse nuk kanë pasuritë e sah. Nuk e kam kërkesë por nuk do thoja jo.
Do punoja për ekipin dhe çdo individ që PS do shpallte si kandidat për kryebashkiak.
Duhet një kandidat që gjeneron pëlqyeshmërinë popullore në masë, jo domosdoshmërisht të majtë.
Kandidati duhet të jetë konsensual. Jo që PS të fitojë por si domosdoshmëri e atij qyteti për të parë një zhvillim”, deklaroi Mesi.(TemA)
Nuk ke ndonje pelqyeshmeri te madhe ne popull pervec ndonje mesueseje apo infermiereje qe ke rregullu ne pune kur ishe zvkryeministre dhe qe ti bente like dhe share profilit tend ne fb!! Mund te jesh e ndershme por kjo nuk do te thote gjithcka…..Je e humbur ne SHkoder!!