Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

11 Mars 2019, 18:18Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

I dashur Azem,

Atë natë mbërita i pari në shtëpinë tënde. Ishte terr dhe qielli gjëmonte më fort se krismat e kallashnikovit.

Ishte nata ku mijëra demokrat shpërthyen në vaj. Rreth orës 16.00 më telefonove dhe më the të takoheshim në mbrëmje, pasi do ktheheshe nga mitingu në Muzeqen e Myslym Murrizit.

Ti u ktheve por si gjithmonë të kishin zënë prit në oborrin e PD, këtë radhë për të të larguar pērgjithmonë nga ëndrrat e tua.

Krismat e kallashnikovit më bënw të vrapoja drejt familjes tënde. Nuk doja që ata të ishin vetëm.

Atje gjeta Kirin dhe Rudinēn të përlotur rreth Fatmirës e cila mbante Azemin e ri ende 6 muajsh brenda saj.

Nuk do t’i harroj kurrë sytë e Rudinës. Janë identik të pandryshuar edhe sot.

Në sytë e saj lexoja trishtim, panik, melankoni, vuajtje, dhimbje dhe hakmarrje!

Shumë gjëra rrodhën dhe kohēt ndryshuan.

8 vite pas vrasjes tënde, në parti u shfaq një djalosh, mik i familjes Berisha. Kishte punuar përkthyes 1 vit në Mitrovicë.

Erdhi dhe mori plot dhurata. Ditën e parë të punës mori dy rroga. Një si minister, dhe rroga tjetër si deputet.

I dashur Azem ti e krijove dhe u flijove për atë parti, por Berisha s’të lejoj kurrë të bëheshe ministër.

Tashmë erdhi koha e maskarenjve, e atyre që ti si njohe kurrë dhe fatmirësisht as dorën nuk u ke dhënë në jetë.

Në Shqipëri u kthye edhe një tjetër emigrant, që prej shumë vitesh drejton Shqipërinë.

Ai quhet Edi Rama, i cili me kursimet si emigrant ka blerë një fshat dhe është jo vetëm lider i shqiptarëve, por e qujnë lider global.

Të dy emigrantët që ti nuk i njohe kurrë, Luli dhe Edi janë dyshja më e dashur, por dhe më të urryer për popullin.

Pas disa vitesh vajza jote e shkëlqyer, Rudina braktisi Washingtonin dhe profesionin, për t’u ngujuar në çadrën e tradhtisë.

U ngujua 90 ditë sepse besoi që kauza e një “Republike të Re” po frynte në Shqipëri. Në fund ajo çadër u mbyll me gjith kauzat, për të hapur një epokë të re: Koalicionin historik teknik PD-PS.

I dashur Azem, Shqipëria s’ka ndryshuar aspak, madje ka shkarë poshtë e mē poshtë, por PD-ja ka ndryshuar 100%.

Aty nuk ndodhet askush nga ata që le pas. Disa u vranë, disa vdiqën në aksidente, disa ikën emigrantë, dhe gjithë themeluesit e tjerë janë papunë rrugëve. 100% e themeluesve të vitit 1990 i largoi.

I ka fshirë nga faqja e dheut Doktori, që vazhdon të jetë kryetar por vetëm ka ndryshuar zyrën dhe i jep rrogën Lulzim Bashës që t’i hapë dhe mbyllë derën.

E kam të vështirë ta pērshkruaj protretin e Lulzimit se ai s’ka as ngjyrë dhe as pigment.

Nuk është as prej mishi dhe as prej gjaku. Thjesht një produkt hybrid, si përzierje e kauçukut me plastelinën.

Dje Berisha kërcënoi Rudinën. Tentoj ta fyente rëndë, ashtu siç di ai. Dje ai tha: “Rudina është e bija e të jatit”. Nuk e fshehu urrejtjen që ka pasur dhe ka ende për ty. Më pas deklaroi se: “Rudinën do e ndjek fati i Myslym Murizit”

Ata janë sërish rrugve dhe protestojnë, se nga 1.2 milion votues janë katandis në 300 mijë.

Nuk janë më as të thjeshtë dhe as të varfër. U pasuruan shumë.

Kanë aq shumë para sa s’ka bankë zvicerane që t’iu depozitojë.

Pretentojnë se kanë nisur Revolucion, por studentët në dhjetorin e dytë e përzun, Lulin, Edin, edhe Saliun.

PD nga partia e rinisë është shndëruar partia e pleqve,

Nga partia e qytetare, është bërë totalisht provinciale,

Nga parti pro amerikane, sot ka gjithë perëndimin kundër saj.

Gëzuar ditëlindjen Azem, ishe me fat që nuk e njohe kurrë as Lulin, dhe as Edi Ramën.

Shqipëria pret që Rudina të vazhdojë kauzën për një Shqipëri ndryshe, që nuk mundëm ta bënim unë dhe ti.

Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty!

Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në pritë si ty.

28 komente në “Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them”

  1. Aspirantja says:

    Ndersa ti Kreshnik qe vetem emrin ke se kreshnik nuk je, e ndrite.
    Pse si tregon Azemit ne ditelindjen e tij pas vdekjes se dhe ti u bere me Saline e me Lulin ne cader, dhe kur ste dhane ndonji llomke, ike i lebetitur na politika.
    Dhe doreheqjen nga politika se skishe kellqe, se ishe mesurar me ryshfete.
    Ashtu e bere dhe nje here, do beje koalicion me Edin kundra Berishes po me kushte te merrje kaq e aq % deputete ne parlament.
    Haha sa qesharake. ju te gjithe Si Saliu si Luli si Monika me Ilirin nje fytyre keni.
    dukeni sikur ju rrjedh ne damare i njejti gjake.
    Mos ju lepi te bijes se Azemit, se duket ajo ka tjeter formim, ate perendimore, dhe dicka ka degjuar se kush ja vrane Baben.
    Uroj qe Rudina ti shkoj deri ne fund, por mos ta harroj te takoj Izet Haxhine, se ai i di te gjitha..

    1. kreshnik zhaba apo mister 300 mije euroshi says:

      300 mije euro mirrte kreshniku per te bere gjyqtar Artan Hajredinin nga tropoja super te korruptuar ,dritan secin,ish-prokurorin e tropojes artir ismailukaj qe eshte i perfshire ne trafikun e narkotikeve ku shish din gjithcka por hesht dhe nuk flet,etj etj

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Foli dhe ky larva qe po projekton kthimin se mendon se u be deti kos. .

    1. Komentuesi says:

      Fatmira Hajdari diten qe u vra Azemi i kishte syt vertete me lot si thua ti Kreshnik Spahiu,por ato ishin lote krokodili,se edhe ajo ka dore ne vrasjen e burrit te saj, pasi iu nenshtrua Sali Berishes qe ja mori jeten Azemit.Ajo e di mire qe Azemin e vrau Saliu,se eshte dhe juriste,por per ato perftime te medha qe po i jep Berisha,u be pal me ate dhe mohoj vrasjen e Azemit.Per neve ajo grua eshte zero.Edhe i biri,KIRI nuk na duket ne rregull se po del kundra ideve te babajt per pd-ke.Edhe atij i rrofte Saliu.

  3. Studenti 1 says:

    Kreshnik,,,,,,,ke filluar me reflektu por per nje gje ja ke futur kot sepse Azemi e ka njohur shum mire Edin ndersa Lulin, vertet nuk e ka patur njeri ne liste deri ne 2005.
    Edi ka qene nder kritiketet e pare te sistemit dhe nder demokratet e pare por Sali shpellari nuk deshi njeri tjeter para vetes.

    1. Cudia says:

      Kreshniku nuk eshte duke reflektu. Thjesht po ben planinn per mundesine e radhes. Eshte duke i kujtuar Rudines qe ai eshte mik i vjeter i babait dhe qe ka qene i pari qe i ka vajt ne shtepi kur Azem cmenduria humbi jeten. Tani Kreshniku po ben planin qe beshke me Rudinen te krijojne partine e re. Rudina eshte ne parlament ndersa ai ka experiencen e rruges. Kaq mjafton per Kreshnikun te binde Rudinen te behen bashke kur nderkohe vet ajo eshte thjesht me fat te jete ne parlament.

  4. Adam says:

    PD vetem nje vite ishte partia e endrrave per demokraci se me vone u be streha e sigurimit te shtetit e ju gjithe Bajgat e tyre . E me pas u bet nje me PS ne komanden UDB.Kerrma vetem nje shprese eshte te shpetojme nga ju ndyrsira te gjalle e te vdekur America evetmja shprese ndyshe ta harrojme kete vend eshte pak por dhe gjuhen ta harrojm

  5. qytetar says:

    Ka filluar te zgjohet Niku,Po kerkon riaktivizimin por burri qe eshte burre duhet ta mbaje llafin o kreshnik Kosovet njelloj si muaji me Gjeto Bash Muji me Halilin.Ke deklaruar se sdo merresh me kurre me pulitike.

  6. Billy says:

    Vetem ne nje gje gabon Niku. Edi Ramen e njohu Azemi sepse ishte bashke me tropojanet e tjere kur e rrahen dhe e masakruan me 22 janar 1997. Dhe Rama qendroi vetem nje vit e gjashte muaj emigrant.
    Ndersa Lulushi, pasi punoi tre vjet kamarier ne Rinas, ne vitin 1995 shkoi emigrant ne Holande deri ne vitin 2005…

  7. Cuku says:

    Zvarranik Spahiu
    Ti je pjese e atentatit qe I bete ketij «heroit te demokracise» ,se ndryshe do qeronte ai Berishen me vone

  8. Nani says:

    Te gjithe ju pjella e brishte dhe e liget e ketij vendi keni vetem nje rruge e nje vrime!Rrugen e tradhetise e vrimen qe sa here qe ziheni ngushte ua hapin per ndihme per te u shpetuar nga tufani popullor!Ju keni qene pengmarrja e ketij vendi e nuk eshte aspak befasuese kur mendoni qe fatet e ketij vendi do te bien rishtas ne doren tuaj me ndihmen e ufove qe nuk do ta shikoje kurr te zhvilluar kete vend sepse e dijne shume mire temperamentin e shipetarit qe po hypi ne shkalle kerkon te jete i barabarte me kedo qe e konkuron!Ndaj edhe ti Nik Spahiu si lojtar i dobet nuk le gure pa levizur,levizje pa trubulluar e ne fund morre ate qe meritoje se ju kujtoni se populli shqipetar eshte bageti e majafton ti hedhesh bare e nuk ban ze!Ju nuk e shikoni vehten si pengese e moszhvillimit te ketij vendi ku kane kaluar 28 vite e perseri merremi me banda banditesh te trajnuar atje ku ju ka hije cubave!Ti Nik ke goje e permend njelloj si soji yt Noka,Ndoka,Prenga,lesi Leshi e plot te tjere Edi Ramen qe nuk e hoqet dot qafe kur vrisnit me pagese e sot ai u eshte bere ferre jo se ju pengon por po zhvillon vendin ne ate fare feje qe kerkujt nga ju jo qe si kishte shkuar ne mendje por edhe pse shikoni ndryshim rrenjesor nuk ambeintoheni dot sepse ju mungon qytetaria,nje aresye kjo qe pse shikoni kaq afer!Kerkon ta fusesh ne sojin tend te Lulit te Berishes e nuk mendon qe poshteron edhe me keq vehten si njeriu qe te tha stop drejt marrezise qe nise ku ndoshta edhe sot do te kishim nje Sali ne krye te ketij vendi!Ndaj o Nik ka ardhun koha me i drejtue rricat e flokeve e me u ba ma qytetar se jo shkoi jeta nden male tuj organizue banda !Edi ramen mund ta rezoni vetem me dy rruge ose te jape doreheqjen vet çka do ta realizoje kur politika te pastrohet nga keto plehera dhe e dyta vetem tu i zene ndonje pusi per ç’ka e keni zanat!Kan shkue ato kohe o Nik kur orgnizoje prapaskena e tash 2/3 e popullit ju njeh mire kush jeni e ç’fare vlerash keni!

  9. rexha 10 says:

    Bravo Kreshnike.pore eshte me mire me fakte e direkte ne prokurori .
    ATHERE CDO GJE BEHET SERIOZE. MOSE I FRY ZGJARRIT QE E KANE NDEZUR TE TJERET.
    VAJZA DUHET TE MATET 100HERE ,DHE TE VEPROJE 1 HERE.

  10. Tir says:

    Pirdh pirsh se lirohesh o Nik kapsollja! Te paska lene memorja o ditezi, germo se do shkruash sakte heren tjeter.

  11. rroku says:

    KRESHNIK THUAJE DHE KETE….. SALIU E VRAU DHE U DOGJ VENDI SEPSE THA E VRAU FATOSI…..

  12. pitu says:

    duket se po qane enver hoxhen se edhe ai nuk kishte asnje cen

  13. Lil Toronto says:

    Je me vonese Kreshnik.

  14. PD says:

    Cfaj ka luli shkret! Pret te vdes Berisha, po Berisha spo vdes, se per te ikur, nuk shkulet kerrici i Vicidolit. Eshte si ai katunari tjeter i Sharrs 100 vjet me pare.

  15. moni says:

    Rudinen nuk kemi patur ta shohim me pushtet o Niku, mbase eshte dhe idealiste dhe sinqerisht mire do ishte qe te mblidheshin te rinj si ajo dhe te krijonin nje opozite te vertete e te paperlyer.
    Por ti or lum miku i ke qr kur ke qene ne KLD. 300 mije euro ishte cmimi per 1 gjykates. Tani ti na ben moral?
    Nuk thone kot qe k. bejne moral.

  16. Epo kur e bene dhe kete kok trash nje injorant cub nga ata te 90 hero mos ngelte njeri pa u bere hero. Se perse u dashka kujtuar ky njeri se mesa mbaj mend nje tip sherxhiu qe zihej me grushta ne kuvend ishte.

  17. timo says:

    Ky është një idiot I kategorisë nderkombëtare.

  18. vlora says:

    vertet per te ardhur keq, ka humbur arsyeja ,llogjika ketij populli!!
    se pari…. keq te jet realist kreshniku kur i thot gjerat, dhe akoma me keq te mos flas sepse thone qe eshte me berishen dhe lulin.
    se dyti… nuk e kuptoj pse te gjithe flasin kaq keq per lumemadhin( kreshnikun) saqe e krahsaojne me te keqiat e Berishes, edit, lulit,monikes, Ilirit, Fatosit, Gramozit, Nokes,e shume te tjereve,,,,.
    spartak braho ka nje muaj qe thot kam dokumente qe berisha eshte tradhetar dhe jam gati te shkoj ne gjyq te ballafaqohem ,,dhe ky popull nuk ngrihet per keto gjera por merren me kreshnikun qe nuk eshte as ne shqiperi , jo se dua te bej avokatin e tije,, por ne vned qe te thone ,tengrejn zerin per gjerat me te rendesishme por merren pse flet kreshniku, qe ne fund te fundit te thenat e tij kan nje llogjik.

  19. Starter says:

    Azemi as e dinte fare se kush ishe ti. Tallte carin me ty sa here i binte rasti qe te takonte.
    Humbes!!

  20. orli says:

    Krismat e kallashnikovit me bene te vrapoja nga trmeria, jo drejte vendit te ngjarjes por drejte e te fatmira! O sa kemi qeshur (qare) ate nate! Urime ditlindjen nga nje b.lepires me emrin kreshnik e veprat hic!

  21. Shkoder Locja says:

    Ti Spahiu je nje bandit i rrezikshem dhe per kete ti ke mbi shpine urrejtjen e nje populli te tere, per tere ato zullume qe i ke sjelle ketij vendi. Ke qene nenkryetar i KLD i vendosur nga Berisha, je nje nder autoret kryesore qe kundrejt shumave marramendese (deri 500.000-peseqindmije Euro) ke marre ryshvete per te caktuar ne sistemin e drejtesise njerezit me te korruptuar qe i kane sjelle fatkeqesi te panumurta ketij populli. Ti je nej kriminel i rrezikshem, ti je nje imoral i paskrupullt qe edhe ne kete moshe shfrytezon vajza te reja per perfitime seksuale per vehte e te tjeret, je nje hipokrit dhe mashtrues qe i ke sjelle deme ketij vendi.
    Prandaj larg duart nga Rudina Hajdari, ti e ke pas armik Azem Hajdarin, ti ke qene i derguar nga vrasesi i Azem Hajdarit (nga Aiiiiiiiiii- e di ti) ne shtepine e Azemit per te pare se si reagonte familja ndaj vrasjes se njeriut te tyre te dashur. Larg femijeve te Azem Hajdarit mor i pacipe sepse ti pikerisht se e urreje Azemin pengove hetimet per zbardhjen e ketij krimi makaber. Po ta kishe mik Azemin e ke pase ne dore ta zbardhje kete ngjarje.
    Lere Rudina Hajdarin te qete. Nuk ka nevoje per keshillat tuaja as per meshiren tende. Mos kerko te perfitosh nga Rudina ti mor qelbesire, kodosh i ndyre se ajo sot po i perballon si burrneshat kurthet qe po i ngrini ju hienat qe e late pa baba qe foshnje dhe ka arrite ketu ku eshte sot vetem me shpatullat e saj te brishta.
    Ruhu Rudine nga keta faqezinj sepse keta nuk ngopen ne poshtersite e tyre.

  22. Korcari says:

    Më keqardhje që përmend një të vdekur,por e meritoni plotësisht për ato që i kini bërë Shqipërisë.Po të them o Kreshnik:Debila IDIOTË noterike të poshter ,binjakë Siamez me Azemi,turpi i Shqiptareve, që nën urdhërat e të çmendurit Berisha,nuk latë gjë pa i bërë këtij vëndi o debila.Ti nuk meriton asnjë vëmëndje nga shqiptarët.Por kjo derisa të mbyllet haleja e bllokuar e vetme që ka mbetur në Shqipëri.SALI BERISHA

  23. is says:

    IS
    I “nderuae” Kreshnik! Mos u mundo të pastrosh veten me Rudinën, vajzën e vogël të panjollosur !

  24. Velua says:

    Ti kerkon ta veshe veten ne nje plan me Azemin. Ke lajthitur fare o i mjere.

  25. buj says:

    KY BARAZON VETEN ME AZEMIN EDHE RUDINE ANALFABETEN THOTE MOS E NXIRR NE PRITE… DMTH AJO TE VAZHDOJE ME SALEN? SE CAR THOT E SE CAR PENGU KA SE MAR VESH… PO ESHTE MERZIT SHUME QE KA TALL TRAPIN EDHE LULI ME TE, SE SALES JA BO HALLALL KY…O SA DERDIMEN I LLASTUM QE OSHT!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje