Vendimi i Rudina Hajdarit për të mos lënë mandatin e deputetes dhe intervista e saj tek “Zëri i Amerikës”, kanë shkaktuar tronditje tek opozita.
Kjo, jo vetëm për atë që Rudina përfaqëson, por dhe për ato që thotë.
Dhe, për të “zbutur” akuzat e saj në drejtim të PD-LSI, ka pasur nga ato media, që kanë manipuluar intervistën e saj.
Gazeta “Panorama” p.sh, kishte një shkrim kryesor, me titull: “Përjashtimi i Murrizit, Rudina Hajdari i del në mbrojtje: Nuk është hera e parë që PD përjashton deputetët”.
Në fakt, në intervistën e saj, Rudina Hajdari ka folur për veten e saj, jo për Murrizin.
Ajo është pyetur nëse ka frikë mos e përjashtojnë si Murrizin, dhe ka thënë “jo”, pasi edhe të atin e saj e kanë përjashtuar dy herë dhe pastaj janë penduar.
Pra, nuk ka komentuar përjashtimin e Murrizit, por vendimin e mundshëm të PD-së ndaj saj.
Ja pjesa e intervistës së manipuluar
Zëri i Amerikës: Ka patur kandidatë nga listat dhe nga Partia Demokratike që nuk i janë bindur vendimit për heqjen dorë nga mandate, dhe tani ata po cilësohen si tradhëtarë, njerëz që kanë shitur shpirtin, që janë blerë nga shumica. A druheni se të tilla akuza mund të bien dhe mbi ju?
Rudina Hajdari: Kjo gjë mua nuk më shqetëson absolutisht fare, sepse këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe që janë shpresë-shtypësit e këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz: Unë nuk e shes shpirtin tim. Në momentin që shpirti shitet nuk blihet më. Ajo që më shqetëson mua gjatë gjithë ditës është që të jem përfaqësuese e mirë e këtij populli, të jem një nënë e mirë, të jem një grua e mirë dhe të bëj të pamundurën që të ecim përpara për ta zhvilluar Shqipërinë në të gjitha fushat e mundshme. Ato epitete nuk më shqetësojnë.
Zëri i Amerikës: Në rastin e deputetit Murrizi u shkua deri në masën e përjashtimit nga Partia Demokratike. E keni parashikuar një gjë të tillë?
Rudina Hajdari: Unë dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që ajo përjashton deputetë apo anëtarë të saj, madje kanë ndodhur edhe në familjen time, ka ndodhur me tim atë dy herë dhe në të dy rastet ato janë penduar për këto vendime.
Ndërkohë, ashtu siç pritej, ndaj saj kanë nisur sulmet nga familja Berisha.
I pari që e ka bërë këtë, është i punësuari i Shkëlzenit, Çlirim Peka.
“Hakmarrja” e PD ndaj Azemit nuk ndodhi sot por diten qe beri Rudinen deputete, duke “risjell” mitin me pikat e tij te dobeta.
E megjithate, Azemi eshte vete pluralizmi shqiptar, eshte vete PD bashke me veset e saj”, shkruan ai.(TemA)
Kur nje shoqeri nuk ka vlera, ose i injoron ato per interesa partie, “shkon pas kuajve te ngordhur”
Ose q! tët’ëmë.
Mos u merrni me nje injorante.Ju i degjuat pallavrat e saj.Nuk jam tifoz politik,me asnje,por intervista e saj,ishte injoramce totale.Mjer vendi po ra ne doren e saj.O zot vetem nuk tha se jam e derguera e Kominterrnit.Ik moj vajze dhe shpeto mamame,me kete qe ben,se ka vjedhur sa i ka dale per hundesh
Me shkolle rezervat e punes,dhe ka 25 vjet qe me nder jep “drejtesi”,fryhet nga babai,ik se dhe ti ke mbese komunisti,nuk dallon nha Sala,vetem qe to ke mbaruar shkollen,ne rezervat e punes ne Amerike
Ti Mikojan,kontrolloi mire fjalet se Rudina nuk eshte injorante,por injorant jane ata qe ti u shkon pas duke degjuar pordhet e Berishes,Bashes,dhe lahesh me shurren e Monikes.Rudina eshte e ardhmja e pd-ke apo e demokracise ne shqiperi.Nuk ke te drejte t’a ofendosh.
nuk besoj se PD ka deputete injorante……
Blerim
Perjashtimi i Rudina Azem Hajdarit nga PD eshte nje akt i shemtuar.Nese do isha deputet do i nenshtrohesha vendimit te partise dhe do e dorezoja mandatin tim si gjithe koleget e mi, vetem per hir te solidaritetit,por jo se do ishte nje veprim i drejte. Votat e deputetit vertete jane votat e partise ,sipas ketij sistemi qe i ben kryetaret mbreter te partise, qe i japin te drejte te thone PARTIA JU FUTI NE VENDET PREFERENCIALE TE LISTES,PRANDAJ U BETE DEPUTETE. Kjo eshte e vertete sespse listat behen nga kryetari mbret i te gjitha partive,dhe ata “KANE TE DREJTE” t’i quajne bujeshkale deputetet qe nuk po largohen.Por PD u krijua jo per te qene shembelltyre e keqe e PP-se qe te perjashtonte.Lufta politike behet ne parlament,por edhe ne rruge paqesisht kur shihet qe qeveria nuk e perfill,ose ben sikur e pyet opoziten,sic po veprohet aktualisht. Mirepo largimi nga parlamenti eshte nje hap ekstrem qe presupozon MARJEN E PUSHTETIT ME FORCE. Por marja e pushtetit me force eshte vetem ne programet e Partive Komuniste,c’ka nuk eshte e pranushme ne nje shtet demokratik.Kerkohet nje qeveri e perbashket nga PD-ja,por ky modeli u praktikua para dy vjetesh dhe nuk pati sukses,dhe PS -ja fitoi bindshem,pa perjashtuar vjedhjen e votave,por qe kjo vjedhje nuk eshte vertetuar se sa vota a po mandate i solli PS-se .PD- ja duhet te argumentoje me nr votash te vjedhura e te blera ne cdo zone te pakten per 5 deputete socialiste qe te kerkoje zgjedhje te parakoheshme.Nese e verteton,ka te drejte te kerkoe zgjedhje te parakoheshme. Me vjen shume keq,por PD duhet te kerkoje te keqen brenda vehtes sepse ne mandatin e saj te dyte 2009-2013 pati veprime skandaloze kortuptive ne administraten e saj,dhe nje pjese e madhe e demokrateve ngelen rrugeve pa pune e pa perkrahje se nepunesit e saj,ne pjesen derrmuese,nuk e kishin mendjen tek puna,por tek vjedhja e interesat personale ethe….Kjo beri qe nje pjese e madhe e demokrateve te humbnin besimin tek PD-ja ne zgjedhjet e 2013 duke mos votuar.Kjo duket edhe ne zvogelimon e seksioneve te saj deri ne shuarje ne lagjet e qyteteve e qindra fshatra. PD-ja asnjehere nuk beri autokritike te vertete para antaresise se saj nga seksionet,deget e deri ne Keshillin Kombetar duke nxjerre dhe pergjegjesite personale, pervec doregeqjes se zotit Berisha,pir qe nuk mjaftonte se nuk ishte vetem ai pergjegjes.As largimi i Zoterinjve Bode,Patozi,Topalli,Bregu etje… nga parlamenti nuk ishte nje zgjidhje e sgjuar, se ata njerez kane dhene kontribute te qenesishme ne PD,pavarsisht rezultateve te dobeta ne zonat e tyre.Ata kane merita dhe eksperience te pasur parlamentare,prandaj nuk duhej te shmangeshin.Ata nuk ishin dhe as qe jane armiq te PD-se bashke me qindra demokrate te perkushtuar qe u dhemb shpirti per ate parti dhe njerzit e perkushtuar te saj.
Zgjidhja nuk eshte largimi nga parlanenti,aq me teper perjashtimi nga partia e deputeteve qe nuk zbatuan urdherin partiak.Nuk jam dakort me ta se sidoqofte partia ke disipline,por jo disipline Boldhehike deri ne vetmohim,por disipline liberale ku mendimet personale nuk duhen shtypur, dhe nuk duhen imponuar.Edhe pse nuk dorezuan mandatin 2 deputete,nuk u be hataja.Jam i bindur qe ata do te mbrojne interesat e PD – se ne Parlament,por jo te kryetarit,i cili nuk duhej t’u imponohej me pushtetin e tij te pakufishem.E di qe ai do te thote se ky ishte nje vendim partie dhe jo personal . Kete nuk e beson asnjeri,sepse deputetet i binden disiplines se kryetarit e jo partise.Partia eshte nje grupim i madh njerzish qe nuk i pyet njeri per vendimet qe mer kryetari.Keto vendime personale te mara nga nje grup i vogel njerzish i serviren Kryesise,Keshillit Kombetar,grupit parlamentar dhe degeve te partise pa i mare nje mendim paraprak.Pra vendimet e nje grupi te vogel njerzish quhen si vendime partie.Nje vendim i tille duhej mare vetem me nje referendum nga e gjithe partia sepse deputetet kane dale nga votat e partise dhe jo nga votat e kupoles se PD-se.
Ky nuk eshte vetem fenomen i PD-se,por edhe i PS-se e gjithe partive politike shqiptare qe jane uzurpuar nga kreret e tyre.Pra vendim te lire nuk ka ne asnje parti shqiptare.Nuk po flas per qeverisjet. Ato kane specifikat e tyre,por ne thelb roli i kryetareve te qeverive nga 1997 e deri me sot ka qene dhe eshte totalisht A U TO K R A T !!!!
Nuk jam dakort me ata qe thone se demokracia e beri me keq Shqiperine.Kjo nuk eshte e vertete,por nuk po radhis punet e mira qe jane bere se i shohim te gjithe,perjashto dhenien me koncension e shfrytezimin e burimeve nentokesore si nafta,minetalet e burimet ujore nga kompani te huaja a po vendase pa asnje leverdi per buxhetin e shtetit,pa permendur mosngritjen e industrive perpunuese,apo koncensionet pa konkurse dhe me vkera maramendese qe nuk i sherbejne vendit,por oligarkise financiare,pa permendur bujqesine qe nuk stimulohet duke lene mijra hektare toka djerre. rDikush mund te thote se rendindhe siguria me pare kane qene te forta.Kjo eshte e vertete per arsye se shtetet diktatoriale,gjithmone vendosin rend e qetesi me force qe ne te vertete eshte shtypje e te drejtave njerezore. Ne demokraci eshte e veshtire te vendosesh rendin duke i lene njerzit te lire te kerkojne te drejtat e tyre me avokati,apo me organizma te tjera demokratike.Ne kete rast rendi e siguria eshte pergjegjesi direkte e qeverive , qe te forcojne e cveshin nga korrupsioni vehten,ndersa administraten ta rekrutojne jo sipas bindjeve partiake,por sipas shkalles se arsimit jo falls,aftesive personale dhe sidomos ndershmerise.Organet e kontrollit duhet te jene teper rigoroze,te afta dhe aspak partiake.Keto qe them dihen nga te gjithe,por qe te zbatohen tek ne duhen reformuar partite,ne radhe te pare qe nga zgjedhjet e ndershme e deri tek funksionimi i forumeve te zgjedhura.Kurresesi nuk duhet te beje ligjin nje njeri ne parti,se ai e ben edhe ne qeveri e keshtu e merr ferra uraten.DUHET NDRYSHUAR SISTEMI ZGJEDHJEVE NE MAZHORITAR ku deputetet te perballen me njeri tjetrin e jo te zgjidhen sipas preferencave te kryetareve..Kete e kane dore kryetaret e partive,por a do te duan ata ti privojne vehtes se tyre pushtetin e pakufishem qe zoterojne ????
Po Çim peshku çfare është e Di ti?Gazetar nuk mund t’i thuash atij,por nje qen rrugesh që leh kur i hedh sali apo I biri ndonje kothere.Ai është turpi I gazetarise,por ate nuk e pjerdh askush,sepse askushi është.Po ju kujtojë talljen publike që i beri ish ambasadori Arbizù ????
E bija e Azemit dhe e Fatmires eshte dhe ska si te jete me e mire.Ne kete rast esht kshiluar te kap te keqen me te vogel
Ok jje teper i sakte si gjithmone Mero……