Teuta ka arritur të marrë një barazim mjaft të rëndësishëm në shtëpi përballë Kukësit në ndeshjen e parë çerekfinale, duke barazuar me rezultatin 2-2, megjithëse e pa veten në disavantazhin e dy golave pas minutës së 50.
Të besuarit e Cungut, nuk e kanë nisur mirë ndeshjen megjithatë kanë arritur të marrin kontrollin e lojës dhe pak minuta para fundit të pjesës së parë, kanë shënuar golin e avantazhit me anë të Rexhinaldos.
Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, ka realizuar Shkurtaj ndërkohë që për Teutën kanë mjaftuar 2 golat e shënuar nga Bushiç në të 85-ën dhe Hakaj në të 90-ën.
Me këtë rezultat, lihet gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit.
Goli i shënuar nga Bushiç
Goli i shënuar nga Shkurtaj
Goli i shënuar nga Rexhinaldo