Luftëtari ka surprizuar në takimin e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur në takimin e parë skuadrën e Partizanit.
Gjirokastritët morën një fitore me përbysje ndaj të kuqve me shifrat 1-2, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.
Bruno Telushi i dha epërsinë Partizanit me anë të një super goli në pjesën e parë, por nuk arritën dot që të ruanin këtë epërsi.
Në 45 minutat e dyta të besuarit e trajnerit, Julian Ahmetaj, përmbysën gjithçka me anë të Realdo Filit dhe Rustem Hoxhës.
Një fitore e rëndësishme për bluzinjtë të cilët hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën e gjysmëfinaleve, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajnë në Gjirokastër. (TemA)
Goli i shënuar nga Telushi
Goli i shënuar nga Fili
Goli i shënuar nga Hoxha