Tomas Guidara nuk ka vendosur ende nëse do të veshë fanellën e përfaqësueses shqiptare apo jo ndonëse ka folur direkt me trajnerin e kuqezinjve.
Edhe pse Kristian Panuçi deklaroi pak kohë më parë se ka marrë miratimin e futbollistit argjentinas me prejardhje arbëreshe që të veshë fanellën kuqezi, vetë lojtari tregon se por momentin po mendohet, ndonëse është i hapur ndaj idesë.
“Po, më telefonoi. Po flisnim dhe ai kishte shumë dëshirë që unë të bëhesha pjesë e ekipit të tij. Më tha se Shqipëria është një kombëtare shumë serioze që po punon shumë mirë. E vërteta është që më çuditi që më telefonoi, pasi ai ka qenë një futbollist i madh, mund të mësoj shumë prej tij”, tha Guidara për “La Nacion”, ku tregoi gjithashtu se nuk ka hequr dorë ende nga ëndrra për të luajtur me Argjentinën.
“Të luaj në përfaqësuesen e Argjentinës është e vështirë, por jo e pamundur”, theksoi ai.
“Për momentin nuk kam vendosur asgjë, po e mendoj bashkë me njerëzit e afërt që do të më mbështetin në çdo vendim që do të marr. Por sigurisht që më lumturon fakti se mund të më thërrasin në një kombëtare, pasi të luaj jashtë Argjentinës do të jetë një eksperiencë shumë e bukur”, tha futbollisti.
Budallalleqet tona nuk kane fund. E perse duhet te marrim ne Kombetare dike qe nuk ndjehet shqiptar?
Ky miku nga Argjentina eshte e qarte se nuk e ka haberin fare se paska pak gjak shqiptar ne venat e veta.
Federata duhet te punoje me djemte qe pregatiten ne Shqiperi dhe mbase edhe te tjere qe jetojne ne megrim, por duhet te harroje ata qe kane mbi 10 breza qe jane larguar nga vendi.