"Dialogu rrugë e gjatë", Vuçiç: Nuk po e kuptojmë çfarë po ndodh në Kosovë

13 Mars 2019, 14:34Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se dialogu me Kosovën është një rrugë e gjatë. Vuçiç është shprehur se ndihet i shqetësuar nga fakti se “në Serbi, ne nuk po e kuptojmë se çfarë po ndodh në Kosovë”.

“Ne serbët, nuk duam ta shohim realitetin dhe sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më shumë probleme do t’i hapim vetes. Është më e lehtë ta mbajmë kokën në rërë dhe të tregojmë përralla. Nuk është problem për mua, por duket se ne serbët dhe shqiptarët jemi rritur me përrallat e Andersenit dhe vëllezëeve Grim”, tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetari Petar Gajiç në lidhje me idenë e delimitimit, e hedhur fillimisht nga Dobrica Qosiç dhe Zoran Xhinxhiç, Vuçiç është shprehur se ai vetë e ka paraqitur një ide të tillë kur situata në Kosovë ishte dhjetë herë më e keqe se në kohën e tyre.

2 komente në ““Dialogu rrugë e gjatë”, Vuçiç: Nuk po e kuptojmë çfarë po ndodh në Kosovë”

  1. Edi NYC/USA says:

    Vuçiç dhe administrata e tijë Serbe është në krizë se loja për njohjen e Kosovës i ka Ilir nga duart që me vendimin e ndermarrjes së Taksa 100% e vendosur nga administrata e Kryeministrit Haradinaj si kriteri më i favorshëm që është ushtruar Serbisë që mbas shpalljes së panvarësisë së Kosovës. Kjo inciativë është shumë largpamëse që transferoji trajektorin e bisedimeve në favor të Kosovës e dominiar nga teorinë pa vizion e përulëse të E.U.’së se për “njohjen” e Kosovës duhet të përkëdhelet dëshirat e Sërbise ku shikohej si faktor kryesorë në bisedimet Kosovë – Serbi. Taksa 100% bëri faktor kryesorë e dominues Kosovën mbi atë të Serbisë e pa parashikuar për E.U. që ishte e pa pregatitur që negociatat të dominohen nga interesi i biznesit financiar mbi atë të njohjes simbolike. Taksa 100% gjeti edhe vetë Sërbinë të pa pregatitur që shndërroji atë nga aktet tekanjoze dominuese në atë përulëse ku tani Serbia sheh vetveten duke kërkuar ndihmën e E.U.’së.
    Bravo administatës të Kryeministrit Haradinaj që ngriti nivelin e Kosovës si asnjëhere më parë ku përulësia e paftësia e Thaçit vazhdon të minojë progresin e Kosovës.
    Njohja dominoi për vite me rradhë dhe nuk dha resultat. Ndërsa Taksa 100% bëri që tendencat e njohjes Serbe të dobësohen dukshëm.
    Kosova nuk duhet të heqi Taksēn 100% për hirë të E.U.’së, e sa për Amerikën mos bëhet merak se lidhja miqësore është e pathyeshme edhe pse përshpërimat e Thaçit kërkojnë ta alarmojne atë….
    Vuçiç e Sërbija humbi ndjeshëm kushtëzimet ndaj Kosovës që me vendosjen e Taksës ?%…

  2. DRENICA E KUQE says:

    Kjo eshte “rruga” qe e zgjatin vete serbet me vellezerit e tyre ruse dhe kesaj “rruge” duhet t’i priten rrenjet ne Karpate!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje