Ramush Haradinaj kritikon Perëndimin për trysni ndaj Kosovës

12 Mars 2019, 20:42Rajoni TEMA

Kryeministri Ramush Haradinaj kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për trysni ndaj Kosovës dhe mungesën e trysnisë mbi Serbinë e cila po i bllokon bisedimet.

Kryeministri Haradinaj javëve të fundit është përballur me trysni të lartë nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të bisedimeve.

Refuzimi i këtyre kërkesave ka ndarë edhe skenën politike në vend në mes të atyre që kërkojnë të dëgjohen aleatët e Kosovës edhe atyre që kërkojnë një kontratë për njohje të pavarësisë nga Serbia.

 

1 komente në “Ramush Haradinaj kritikon Perëndimin për trysni ndaj Kosovës”

  1. Edi NYC/USA says:

    Taksa 100% e vendosur nga administrata e Kryeministrit Haradinaj është kriteri më i favorshëm që është ushtruar Serbisë që mbas shpalljes së panvarësisë së Kosovës. Kjo inciativë është shumë largpamëse që transferoji trajektorin e bisedimeve në favor të Kosovës e dominiar nga teorinë pa vizion e përulëse të E.U.’së se për “njohjen” e Kosovës duhet të përkëdhelet dëshirat e Sërbise ku shikohej si faktor kryesorë në bisedimet Kosovë – Serbi. Taksa 100% bëri faktor kryesorë e dominues Kosovën mbi atë të Serbisë e pa parashikuar për E.U. që ishte e pa pregatitur që negociatat të dominohen nga interesi i biznesit financiar mbi atë të njohjes simbolike. Taksa 100% gjeti edhe vetë Sërbinë të pa pregatitur që shndërroji atë nga aktet tekanjoze dominuese në atë përulëse ku tani Serbia sheh vetveten duke kërkuar ndihmën e E.U.’së.
    Bravo administatës të Kryeministrit Haradinaj që ngriti nivelin e Kosovës si asnjëhere më parë ku përulësia e paftësia e Thaçit vazhdon të minojë progresin e Kosovës.
    Njohja dominoi për vite me rradhë dhe nuk dha resultat. Ndërsa Taksa 100% bëri që tendencat e njohjes Serbe të dobësohen dukshëm.
    Kosova nuk duhet të heqi Taksēn 100% për hirë të E.U.’së, e sa për Amerikën mos bëhet merak se lidhja miqësore është e pathyeshme edhe pse përshpërimat e Thaçit kërkojnë ta alarmojne atë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje