Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me informacionin që po qarkullojnë në media pas informacioneve nga SHISH se Rusia ka rritur ndikim e saj në Shqipëri.
Shefi i qeverisë u përgjigj se Rusi nuk është një vend tifoz i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Europiane të asnjë për vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Rusi nuk është një vend tifoz i BE i zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Dhe natyrshëm nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Europiane të asnjë për vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo dihet tashmë, nuk është sekret.
Ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e së cilës është të bashkohemi me familjen evropiane.
Sa herë që kjo axhendë cënohet aq herë kush nuk është tifoz i Europës i BE i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor pasdikutim që sheh një opurtunitet.”- tha Rama. (TemA)
Po pse Rusia nuk eshte Europe ?.. Nuk ishte e bashkuar e kush e “c`bashkoj “?!Nuk eshte mire Europe “me grencka “..! Europa nuk eshte e barabarte , eshte me te kamur e me fukarenj , me shtete te “pjaces ” e me ata “te turshive ” … Kam rreth 30 vjet qe jetoj ne te , kurse ju vini si “pashallaret ” e shtetit meme per vizita apo bisnes ..!
Nuk eshte fjala nese Rusia eshte tifoze per vendet e Ballkanit perendimor per tu futur ne Evrope, por pyetja shtrohet nese Rusia saboton kete aspirate. Rama tregohet i kujdesshem qe te perdori fjale te embla dhe jo ato te vertetat. A e ben kete si diplomat dhe politikan apo si kompromisaxhi me te keqen, vetem ai e di. Cfare di une eshte qe kompromis me spiunet nuk ka. Ka vetem loje per ti future ata ne gracke.