Partia Demokratike ka nisur një fushatë denigruese ndaj kandidatëve të listës “Basha” që pranuan të marrin mandatin e deputetit.
Disa aktivistë të kësaj force politike janë pozicionuar pranë rrethimit të xhamisë së Namazgjasë ku kanë ngjitur disa postera.
PD përmes një komunikate shprehet se po i tall me fletushka në hyrje të parlamentit.
“Te rinjte e PD tallin ata qe pranuan mandatin e deputetit. Mbushin me fletushka hyrjen e Parlamentit. Emrat e tyre kane deformuar per t’i zhburreruar burrat dhe ironizuar grate. Ligoraq Karamelo eshte quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj quhet Rilindja, Lefter Maliqi therritet si grua, Lefterì. Te tre lidhen me Edi Ramen dhe shperblimet perkatese per ceremonine parlamentare”, komunikon Partia Demokratike. (TemA)