Klithmat e “Petro Ninit” dhe hipokrizia opozitare

13 Mars 2019, 09:10Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Pamjet televizive që vinin drejtpërdrejt nga një shtëpi banimi pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ky familjet që banojnë aty janë në konflikt pronësor me një tjetër pretendent i cili këmbëngul se i takon atij, ishin vërtetë tronditëse. Nga një anë familjet që banojnë aty prej vitesh dhe si të thuash, kanë thurur pse jo, edhe ëndrra se ai vend përveç se si banesë aktuale nesër mund t’u sjellë shumë të ardhura kur t’i bjerë plani për ndërtim në lartësi. Nga ana tjetër, një pretendent i cili ka po të njëjtat qëllime në perspektivë.

Një problematikë që ka kaluar një kalvar të gjatë në dyert e gjykatave dhe si përfundim i ka dhënë të drejtë pretendentit të paraqitur si familje ish-pronarësh. E pamundur tashmë kur drejtësia ka dhënë verdikt pro tij në të dyja shkallët e gjykimit, të diskutosh e ka të drejtë fituesi apo pala humbëse. Dy palë që edhe pas kësaj vijojnë akuzat ndaj njëri- tjetrit ku fituesi anatemohet si falsifikator, e humbësit si zaptues.

U bënë protagonistë një zyrë përmbarimore që ka detyrim ligjor të zbatojnë një titull ekzekutiv, e një skuadër policore që e ka po ashtu detyrim ligjor ta mbështesë zyrën për të shmangur konfliktet e mundshme e të pashmangshme.

Ndjeshmëria publike nga pamjet e drejtpërdrejta nëpër televizionet informative patën një ndikim të madh, duke marr secili syresh nga publiku rol gjykatësi pa qenë kurrkush prej tyre në brendësi të së vërtetës. Natyrisht që ndjeshmëria sociale anonte mbi ato familje që po detyroheshin të dilnin nga shtëpia dhe ajo që rriti dramacitetin ishte më së shumti përfshirja e grave, fëmijëve dhe pjesëtarëve me probleme shëndetësore në këtë proces.

Prania e shtuar e policisë dhe vështirësia e saj për të shmangur përplasjet e konfrontimet e palëve nga njëra anë, dhe krijimit të kushteve përmbaruesve për të kryer detyrën nga ana tjetër, krijoi atë perceptimin e keq gjë që ndikoi në zbrazjen e një arsenali fyerjesh prej komentuesve në rrjetet sociale duke thënë fjalë të rënda në adresë të qeverisë apo bashkisë. Si një situatë e përsëritur disa muaj më parë, pikërisht për atë pronë, duhej gjetur mënyra për të ndërmjetësuar paqësisht një proces kaq delikat ku asnjëra palë nuk lëshon pe.

Po, a është ky një rast i veçuar apo i pa ndodhur më parë? Unë them që jo dhe këtë gjë kam rastin ta provoj me shembuj. Por përpara se t’i paraqes ato, do të më duhet të nxjerr në pah hipokrizinë e opozitës së sotme e cila të jep përshtypjen se sapo ka zbritur nga ndonjë planet tjetër dhe bën moral për çështje po aq të ngjashme të cilat i ka trajtuar me akte ligjore që i ka nxjerrë po vetë.

Në vitin 2012, pra vetëm 7 vite më parë, qeveria e PD-së me kryeministër Sali Berishën çuan në Kuvend një Akt Normativ i cili detyronte zbrazjen e shtëpive të ish-pronarëve prej atyre që kishin deri dhe 70 vite që banonin e investonin në to. Partia Socialiste votoi kundër sepse kërkoi që kjo gjë të bëhej me ligj ku të theksohej që ai ish-pronar i cili kishte fituar gjatë regjimit komunist një shtëpi tjetër të cilën e kishte privatizuar gjatë fillimeve të demokracisë, ta lironte atë dhe të rimerrte shtëpinë e dikurshme. Shtëpia e liruar në këtë rast t’i kalonte familjes që po lironte shtëpinë e vjetër të ish-pronarit. Një interpretim më se logjik, por që s’u mor parasysh nga ish-mazhoranca. E kësisoj shumë ish-pronarët mbajtën edhe shtëpitë që ua kish dhënë regjimi komunist, njëkohësisht morën edhe shtëpitë e dikurshme. Kurse ata që i banuan për 70 vjet ato shtëpi dolën në rrugë të madhe.

Në vigjilje të zbatimit në terren, ish-ministri Olldashi, iniciues i atij akti, do të shprehej: “Kemi materializuar procesin sepse sipas asaj që akti parashikonte, pronarët legjitimë iu drejtuan entit, enti më pas iu drejtua gjykatës, gjykata nxori titullin ekzekutiv dhe sikurse ju e patë sot ne kemi shpërndarë 30 titujt e parë ekzekutiv për qytetin e Durrësit. Titujt me të cilët pronarët do t’u drejtohen zyrave të Përmbarimit për të kryer tashmë lirimin e pronës së tyre të ligjshme, të pronës që prej 70 vjetësh pengohen ta gëzojnë. Në këtë moment misioni i MPPT dhe i Entit Kombëtar të Banesave përfundon. Dhe gjithçka mbetet në duar të institucioneve, tashmë të Përmbarimit Gjyqësor për ekzekutimin material të këtyre vendimeve të nxjerra nga Gjykata”.

Si sot i kam parasysh skenat e nxjerrjes me forcë pas 1 nëntorit 2012 të këtyre familjeve. Pamjet televizive nga Durrësi na tregonin se si një çift pleqsh që u prekën të parët nga akti gjetën si strehë banimi stolat në lulishte të mbuluar me plasmas. Pati protesta në Durrës sepse prekeshin mijëra familje të cilat iu ngelën në derë pushtetit vendor për t’iu siguruar menjëherë shtëpi. Po kështu e pësoi e moshuara shëndetlig P. Xhaferi në Tiranë pranë bllokut të ambasadave që mbeti rrugëve me shi nën një strehë të improvizuar më dërrasa e plasmas.

Të njëjtin fat pësuan edhe 12 familjet e ish-çerdhes 36 tek zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë ku u konfrontuan me policinë private që mbështeste zyrën përmbarimore dhe Policia e Shtetit që bënte sehir nga larg. Janë pafundësisht raste të ngjashme anembanë Shqipërisë që u prekën atë kohë nga ai akt normativ. Herë me vullnet e herë me kundërshti, ato shtëpi u liruan pavarësisht nëse kishin mundësi strehimi të larguarit apo jo.

Vitet kalojnë dhe ato që dikur ishin qeveritarë, sot janë në opozitë dhe natyrisht u takon të bëjnë edhe politikë me raste të tilla me ndikim të fortë socio-emocional. Ama, hipokrizia në prononcimet mbi konfliktet që lindin në kësi rastesh, ndërkohë që të tilla ka pasur edhe në kohën e tyre, t’i neverit më shumë seç edhe janë, sepse përpiqen të na trajtojnë si budallenj apo sikur ne të tjerët s’kemi jetuar këtu bashkë me ta.

Klithmat e “Petro Ninit” buçitën edhe në atë kohë, por s’patën mundësinë të dëgjoheshin pasi nuk arritën dot të shkojnë deri tek veshët e ish-qeveritarëve për të prekur sadopak telat e ndjenjave të tyre shpirtërore. Ato s’u dëgjuan as kur të prekurit iu mblodhën përpara Kuvendit ku i kërkuan ligjvënësve demokratë të mos e miratonin aktin. Deputetët dhe ish-qeveritarët s’u ndikuan as nga fakti se ai akt ishte rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithsesi, jashtë këtij rasti, çështje e pronësisë mbi tokën apo ndërtesën, është një nga ato plagë që shoqëria shqiptare do ta vuajë për shumë vite. Përpos konfiskimeve gjatë regjimit komunist, edhe teoria e “tokës së zënë” që u aplikua në fillim vitet ’90 prej atyre që nuk donin shtet, por përshesh për vota, ka qenë aq vrastare saqë edhe sot pas tri dekadash plagët e saj mbeten ende të pashëruara.

Kur më pas palë u bënë hipotekat, arkivat apo gjykatat me letra false e vendime të korruptuara, situata bëhet më dramatike. Më e rëndë do të bëhet edhe prej faturave financiare kundrejt ish-pronarëve që duhet të paguajë secili prej njerëzve të ndershëm të këtij vendi, që kurrë nuk tentuan të zaptojnë pronën e tjetrit, e që kurrë nuk hodhën një tullë pa leje për të lartësuar territore të zaptuara. Është një plagë e madhe sociale e një mallkim që do e kemi kushedi se sa kohë mbi kokë si “shpata e Demokleut”. Për fatkeqësinë tonë të përbashkët!

(TemA)

11 komente në “Klithmat e “Petro Ninit” dhe hipokrizia opozitare”

  1. ILYRIA says:

    Mese e vertete ajo qe shkruani Z. Ketro.
    Problemi qe une mendoj se shpejt do te zgjidhet eshte Rivotimi i Forces se majte te drejtoje te pakten edhe per 4-vjet Shqiperine.
    Fatkeqesisht e djathta shqipetare ka punuar dhe punon, me vetedije apo pa vetedije, gati 30-vjet vetem per Sherre, Plage, Rremuje , Dizinformim, Vella-Vrasje, Vizionbosh, etj, etj………..Berisha (qe i dalte Shpirti tek 7 Penxheret) e realizoj me suksesin me te paparashikueshem Detyren qe ja caktuan Komshinjt tane Verio-lindor…….Ja shkaterroj atij vendi, per te pakten dy Breza, prespektiven Europjane……..ai punoj sistematikisht qe dy Breza shqipetaresh te rriten Analfabet………Ngjarja tek Petro Nini e deshmon me se miri kete Ipoteze timen……….shqipetaret nuk jane me Ligjin , por e kundershtojne ne Bllok , pa ditur Historira e Vendime Gjykatash………” Shteti eshte fajtor, Bashkia eshte fajtore, Policia eshte fajtore……………ja ky eshte shkollimi “Universitar” qe Sal Berisha i ndertoj dy Brezave pasardhes te Shoqerise sone………..Ajo gruaja Shtatzane, po te mendonte per Femijen qe kishte ne Bark do te linte te Shoqin te “merrej me Zaptuesit ” e Shtepise se tyre……keshtu do te beja une per Femijen tim te palindur………….perjashta, tek Rruga….. kur i kishte pothuaj te gjitha Kamerat e Televizioneve Shqipetare te drejtuara nga vetja…. Gruaja shtatzane…..ne lot thoshte – te na japin nje Shtepi …..- ku do te strehohemi ne tani ?? …ku do shkoje une me Femijen tim te vogel e kete qe akoma s`ka lindur ???…………..Kur u mor vesh se Bashkija ja kishte sygjeruar nje Apartament Social….pasdite tek SYRI.al thoshte…….faleminderit Erjon Velis…nuk dua te me ndihmoje Erjon Velija…….dua te rri ketu…..te me japi 230 M2 i Zoti i Truallit………e kuptoni ju tani si eshte Puna………une e kuptoje shume mire……..edhe shume shqipetare e kuptojne shume mire………por Opinioni Publik shqipetar bombardohet cdo Dite nga Analfabetet dhe mashtruesit me Patenta te bera tek Shkollat dhe Universitetet qe ndertoj me shumice Sal Berisha…………..BRAVO I QOFTE………..na e ka fut te gjitheve per 28-Vjet…………nuk do me vinte keq fare qe ta vendosnin vetem per nje Dite, vetem per nje Dite te vetme…… denimin me Vdekje ne Shqiperi………..ma besoni….do te harrohej shume shpejt edhe ajo Dite mbas disa Javesh…….HISTORIA do na tregoje shume gjera….ndoshta do te shkruaj edhe sa e nevojshme eshte per nje Popull te jete i arsimuar dhe ta kete mendjen tek PUNA………Mendja Berishiane punoj me durim per te shkaterruar mendjen e shqipetareve……..Dje e pashe se ja ka arritur qellimit…….

  2. BRSS says:

    ÇA SHTEPIE KERKOJN KETA ,AJO I PERKET PRONARIT LEGHITIM ,JAN MESUAR TE ZAPTOJN PRONAT E TE TJERVE PRONA TE I ZOTI BILE SHTETI TI KTHEJ PRONARIT TE GJITH SHUMEN E QERAS NE VITE

  3. brisilda says:

    E ke qarë Altin. Vazhdo të shkruash.

    1. Bureto says:

      I bashkohem Brisildës!
      Por shtoj. PS në atë kohë kishte të drejtë, dhe nuk u dëgjua. Lind pyetja, pse nuk e rregullon sot këtë padrejtësi kur asnjë nuk mund ta ndalojë? Të paktën, të vlejë për të ardhmen që e keqja të mos thellohet.

  4. Petro Luarasi says:

    Zyrtarët e gazetarët të respektojnë emërtimet e institucioneve dhe identitetit të personaliteteve kombëtare! (Vërejtje në lidhje me ngjarjen e turpshme pranë gjimnazit ”Petro Nini Luarasi” dhe deformimin e emërtimit të tij.) Më ra mua barra e mbrojtjes së identitetit, si qytetar i thjeshtë, pasardhës i Martirit të Gjuhës Shqipe, Mësuesit të Popullit Petro Nini Luarasi, që t’i bëj thirrje burokracisë shtetërore, turmës mediatike dhe kujtdo që na nëpërkëmb dinjitetin: Respektoni emërtimet e institucioneve dhe identitetin e personaliteteve kombëtare! Së pari i drejtohem z. Edvin Kristaq Rama (nipi i z.Vlash Rama) kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe kreu i neorilindasve socialistë, i cili ka detyrim ligjor e moral që të mbrojë emërtimin e plotë dhe të saktë të institucioneve, në këtë rast të gjimnazit me emertimin e martirit të gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi. Se ndryshe edhe atë do ta quajne Ed Kristaqi. Kjo vërejtje vlen edhe për të tjerë që nuk e dinë diferencën mes atësisë (Nini) e mbiemrit (Luarasi), nofkës e identitetit, demagogjisë hipokrite dhe solidaritetit njerezor edhe idealit të pastër atdhetar.

    1. moni says:

      O daku po degjojme shume cudira keto kohe… Cili kryeminister ne bote mban pergjegjesi se pronaret e mediave marrin ne pune gazetare, ish studente ngelesa (pasi i paguajne pak) qe bejne gabime te fillores ? As une nuk jam per bastardimin dhe shtremberimin e gjuhes, por kjo eshte pergjegjesi personale dhe jo shteterore… Ka ngelur vetem qe kryeministri te behet dado per 3 milione shqiptare….

  5. respekt për atë që respekton says:

    Shqiperia me keto qendrime eshte larg Europes. Te zaptosh pronen e tjetrit, jo qe nuk e ben dot, por te merr policia dhe te nxierr ne rruge e te shkoshe ku te duash. Shteti ligjor aq sa te mbeshtet dhe te dhunon. Prandaj leni perrallat. Policia ka bere detyren dhe bravo, keshtu duhet te veproje. Personin zaptues e cakton gjykata dhe jo policia. Europa te merr me lecka e te hedh ne kosh per raste te tilla dhe nuk eshte vetem policia por dhe hujzeri qe te lajmeron te jeshe ne shtepi dhe po nuk je atje te shqyen deren , e mbeshtetur me ligj. Keqardhje per personin, por duhet ta mendoje ai per vete para shoqerise dhe shtetit.

  6. animas says:

    Po kur e zaptuan shtepine e dinin qe sihte e tyre??? Tani bejne si gorre dhe pse nuk eshte prone e tyre po e dikujt tjeter….jane mesuar qe te futen kudo pa pyetur si shpellare qe jane, te rrine 100 vite te Tirane e skane per tu bere njerez, e kane ne qelize ate zakonin e xhvatjes.

  7. mik says:

    Zoti artikull shkrues !
    Tendenca e ketij shkrimi ( dmth tendenca e jote ) asht per me diskretitu PD-ke, e nepermjet kesaj me zbeh sjelljen pa profesionalizem te policise se Shtetit, dhe ne te njejten kohe me zbute pa aftesine e qeverise. Ketu nuk asht ceshtja kush ka te drejte e kush e ka gabim, sepse aty asht logjik e thjeshte, prona duhet te kaloj tek i zoti, por e gjith kjo rromuje u ba per shkak te sjelljes pa profesionalizem te Policise dhe pa-aftesise se qeverise. Them pa aftesise se qeverise, sepse kur qeveria asht profesionale, edhe policia, edhe opozita do jene te tilla. Nje qeveri e drejte dhe demokratike, duhet te kete sensin se si te sillet me popullin e vet ne c’do rrethane, e jo te flaket ne rruge pa asnji shprese. Duhet te jesh budalla mos ta kuptosh prookupimin e nje qeverie per per-kujdesje te popullit e vet. Ti kujton se ne nuk e dime kete ?!!!
    Opozita me te drejte apo pa drejte, duhet te flasi ashtu, se prandaj asht opozite, ashtu si ka ba edhe pozita e sotme kur ishte ne vendin e saj, e ashtu sic bajne te gjitha opozitat ne bote.
    Ne kete shtet nuk asht faji i njeres apo tjetres parti, por asht faji i te dyjave ( per 27 – 28 vjet, vetem keto dy parti kane ” qeverise ” vendin tone ). Na kane poshtnu si popull kaq shume, sa qe ala ne shek. e 21 Evropa na shef si nje njerez me bisht.
    Asht gja e kollajte te fajsosh tjetrin kur ke forcen. Edhe ti artikullshkrues ate po ban.

  8. Komentuesi says:

    Nqs ato familje e kane shtepine ku banojne sote me vendimin e asaj qeveria ne fillim te viteve 90,kane te drejte dhe nuk eshte fare e drejte qe gjykata t’i nxier nga shtepia.Ato shtepi,apo pallate te ndertuara ne kohen e Enverit,jane blere me nje vlere te caktuar nga qeveria,dhe faktikisht ai sot eshte pronar.Nuk eshte e e drejte se pas 30 vjetesh del pronari i tokes apo truallit qe e ka patur nga koha e mbretit zog,t’a mare sot.Familjaret qe banojne sot nuk duhet te nxiren forcerisht nga gjykata,se ata nuk kane ku te jetojne.Ose t’u gjendet shtepi tjter banorve.

  9. undefined says:

    Nje shoqeri qe vjedh apo zapton apo mundohet te marre nje dicka qe nuk i takon me letra fallco me mashtrime apo dhune….ndergjegjja e kesaj shoqerie eshte zero…me te tille shoqeri nuk behet Shtet ….e tille eshte ne shumice shoqeria shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje