E quajti ‘Madam Falimenti’, ministrja Denaj i përgjigjet Berishës

12 Mars 2019, 21:43Politika TEMA

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili e quajti ‘Madam Falimenti’, sapo mori detyrën si ministre.

Rudina Xhunga: Mesa duket edhe ish-kryeministri Berisha ta pranon faktin e të qenit profesioniste e fushës, vetëm që nuk të quan ndrikull, të quan Madam Falimenti.

Anila Denaj: Fjala madem është e bukur, por fjala faliment nuk është. E para sepse nuk mendoj që për tre muaj si drejtuese e Fondit të Sigurimit të Shëndetit Publik arrita ta falimentoj.

E dyta është sepse, arsyet e dhëna në komentet e zotit Berisha, janë të lidhura e mospagesa, besoj se ata që e njohin ligjin e buxhetit, i cili u përvalon mbi gjithçka do të më jepnin të drejtë.

Megjithatë unë e vlerësoj edhe fjalën madamë, mbetem e kënaqur vetëm me të.

2 komente në “E quajti ‘Madam Falimenti’, ministrja Denaj i përgjigjet Berishës”

  1. vertet? says:

    pergjigje te mencur paske dhene…edhe kur jeni ne pushtet e kini frike plakun mere?

  2. Financieri says:

    Kjo pergjigje e ministres nuk mund te kosniderohet aspak inteligjente, ne se eshte financiere duhej te pergjegjej ne menyre profesionale apo teknike dhe jo me fjale qe skane asnje kuptim. Keshtu eshte kur ne krye te ministrive vendosen njerez joprofesioniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje