Sondazhi: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, PS do të qeveriste e vetme me 53%. Rritje nga 2017-a

13 Mars 2019, 21:50Politika TEMA
Sondazhi: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, PS do të qeveriste e

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”.

Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pyetjes thelbesore se cilen parti do te votonin shqiptaret po te zhvilloheshin zgjedhjet sot, pro PS e kane votuar 53% duke u rritur nga 2017-a, PD 33%, LSI bie ne 11%.

Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave.

Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017.

LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3.% të votave.

9 komente në “Sondazhi: Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, PS do të qeveriste e vetme me 53%. Rritje nga 2017-a”

  1. Isuf kapertoni says:

    Po atere le ti bej zgjedhjet e parakoheshme edi e te rri dhe 4 vite te tjera…

    1. uhahahaaaaaa says:

      Do bejme zgjedhjet vendore ne qershor! Ta mban bytha te marresh pjese ?

  2. bbbbb says:

    Sondazhi provon dhe njehere qe LSI ka blere me teper vota se kushdo tjeter.

  3. sit back and relaks says:

    than let’s do it, why wait till’ 2021?!!!

  4. Niko Shpiragu says:

    Cdo njeri e di shume mire se elektorati i PS eshte 75 % deri 80% ne mos me shume. PD nuk ka patur kurre me shume se 10 deri 15%, LSI nuk ka fare, vetem se votojne ata qe marin leke dhe u premtohen vende pune, ndersa partite e tjera se bashku kane 2 deri 3 %. Keto sondazhed jane kot.

  5. ermiri says:

    PS-se i duhet patjeter aleanca me PDIU- ne.

  6. Ashtu do te beje Edi.
    Do rrije deri me 2021 dhe pastaj edhe kater vite te tjera,sa tia pastroje rrugen Shqiperise nga barerat e keqinj qe i kane zene rrugen per ne BE.
    Jane barera qe per 29 vite prodhuan vetem plehra mbi Shqiperine.
    Pa to Shqiperia hyn nuse ne Europe.

  7. olimpia says:

    Duhet te kuptohet perfundimisht.Populli i majte ne Shqiperi ka qene ,eshte dhe do te jete shumice edhe per 20…30 vite.Aresyeja e pare eshte historiko…sociale.Mbas 44..es shumica derrmuese e popullsise ,mbi 80 perqind pavaresisht nga sistemi ,pati perfitime dhe permiresim te te gjitha aspekteve themelore te jetes,ushqim,strehim ,shendetesi ,arsimim,kulture,siguri e jetes.U zhduken hakmarrja,krimi,u kalua nga gjysem feudalizmi ne epoken moderne.Natyrisht pati diktature ,por goditja ndaj kundershtareve politike ,pavaresisht ashpersise,nuk ishte themelore ne raport me interesat me jetike te shumices.Le te marrim vetem nbje shembull ,ligji per token i 91…Askush nuk guxon ta preke sepse po u ndryshua goditet shumica derrmuese dhe nbe zgjedhjet e radhes do te kishte nje katastrofe elektorale.Bile jam i sigurte se ne se ne zgjedhjet e ardheshme PS vendos nje figure tjeter me te majte dhe me te afert me idete socilaliste te botes anglosaksone te perfaqesuara nga Korbyn apo Sanders,ne vend te liberalit Rama ,fitorja do te jete me e thelle .Pa permendur Velian nje pragmatik i majte klasik,kam ndjekr ne tv.Anila Denia ,minbistren e ekonomise dhe finbancave dhe me ka befasuar me qartesine e ideve politike dhe ekonomike,inteligjencen dhe saktesine matematike,duke theksuar me krenari qenie pjese e se majtes.Nderkohe borgjezia e re shqiptare fle gjume ,idete moderne te djathta ne Shqiperi akoma jane te paperfaqesuara,dhe banda anarkotribale fashiste provinciale e Berishes qe hiqet si e djathte gjithmone e me shume do te tkurret.Vetem dalja e nbje force te re te qendres se djathte mund te jete shpresa per te konkuruar me sukses perballe PS.Ne se vepron shpejt ,duke bashkepunuar me deputetet qe po pranojne mandatatet,do te kishte zhvillime te papritura dhe te shpejta.Por duhet vepruar ,perendimi po e perkrah kete ide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje