Zëvendësoi Flamur Nokën, ja pse ndryshoi mendje dhe pranoi mandatin Alban Zeneli

13 Mars 2019, 13:30Politika TEMA

Një nga 7 deputetët e rinj që u betuan paraditen e së mërkurës në Kuvend ishte edhe Alban Zeneli, i cili vjen nga radhët e partisë Demokratike.

Por Alban Zeneli renditet tek ata kandidatë në listën e PD që ndryshuan mendje, pasi ai kishte firmosur lënien e mandatit në bllok të kërkuar nga PD.

Madje në protestën e 5 Marsit, ai ka marrë fjalën duke deklaruar se djeg publikisht mandatin.

Por çfarë e bëri deputetin Zeneli të ndërrojë mendje?! I pyetur pasi doli nga salla e Kuvendit, ku edhe u betua, Zeneli u përgjigj:

“Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara.

Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve.

Prap nuk kam ndryshuar mendim.

Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka.

I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shqyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë.

Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam kontaktuar në asnjë rast”, u shpreh ai.

3 komente në “Zëvendësoi Flamur Nokën, ja pse ndryshoi mendje dhe pranoi mandatin Alban Zeneli”

  1. Ari says:

    ?????????????????

  2. Grandi says:

    Bravo te qofte e hallall e paç. Mos degjo Mul injorantin dhe as ufot qe e rrethojne se ty vetem nbarr do te ece. Shiko perpara se muli eshte ordiner bashke me Zaçen, benin nikun etj.

  3. Sela says:

    Shoku
    Ke bere mire Alban.Lufta politike behet ne parlament.Protestat ne rruge mbeshtesin idete politike te hedhura ne parlament.Pa lufte parlamentare nuk ka rrotacion politik. Nese behen zgjedhje te parakoheshme,me gjithe korrupsionin qeveritar etjera gomarlleqe,per fat te keq fiton e qeveria oligarke sepse opozita,ose me mire PD-ja eshte shume e dobet ne baze. Lufta ne parlament e deputeteve te rinj demokrate eshte e pabesueshme, sepse eshte perhapur ideja se juve te gjithe jeni blere nga e majta.Per te rrezuar kete opinion,ju deputetet zevendesues duhet te luftoni fort kunder cdo inisiative qeveritare korruptive qe te pastroni vehten dhe personalitetin tuaj njerezor.
    Nuk duhet te mohoni cdo gje sepse jo gjithecka qe ben qeveria eshte e gabuar.Nihilizmi nuk eshte pozitiv,ndersa e drejta dhe ligjet qe vine ne parlament ne mbrojtje te interesave te popullit duhen votuar.Gjithashtu duhet te kihet kujdes me miratimin e kandidateve qe do te drejtojne gjykatat, prokurorine etje..Nese shihni parregullsi dhe kandidatura vetem te majta apo ta pa afta mos i votoni por ngrini zerin per barazpeshe dhe mbroni kandidatura te afta e te ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje