"Dita e Verës", Rama batuta me Bashën nga Elbasani: Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17

14 Mars 2019, 11:44Politika TEMA

“Dita e Verës” i ka bërë bashkë në Elbasan, krerët e politikës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha. 

Edi Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.

Kjo atmosferë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama bashkë dhe me urimin për ditën e Verës:

Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i vecantë edhe për ditën e verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17″

Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për “Ditën e Verës” në kryeqytet do të zhvillohen të dielën, për shkak se sot parashikohet një mot jo i mirë. (TemA)

5 komente në ““Dita e Verës”, Rama batuta me Bashën nga Elbasani: Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17”

  1. Petrit says:

    Rrofshin batutat e nalt gjatesise sonë.
    Duhet te falenderojme zotin qe te kemi.
    Shpeshherë pyes veten se si do bënim ne po te mos ishe ti ne keto vite kur njerezit kane nevojë me shume se kurre per batutat tuaja.
    Rrofsh o nalt gjatesia yne.
    Don zoti e ke jetën e gjatë e batutat nuk te mbarojne kurrë.
    Nuk kemi nevoje as per pune as per arsim me të mirë as per shendetesi më te mire as per rend e per qetësi me te mire.
    Duam vetem battuta

    1. shqiptari i ilirise says:

      E mor Petrit i partisë,të pastë PD e mbetur, të pastë.
      E kuptojmë që nuk jetoni dot pa nalt malokërinë e tij Sali Rama Berisha dhe nalt paaftësinë e tij Lul buratinos,por s’keni ç’bëni.
      Prishini me kujdes paratë që vodhët në kohën e naltmalokërisë dhe naltpaaftësisë se s’ka për tu ardhur më ajo kohë.
      Mbani mend atë kohë dhe grini sallatë se vetëm këtë keni.

    2. Tani says:

      Prandaj e hapke gryken kaq fort ti se po vuan nga shendeti.Sa per arsimin eshte Pune geni.

  2. Zagali says:

    Gezuar zoti Kryeminister diten e veres dhe me shendet,dhe Basha,Berisha,Meta,Monika,thefshin qafen me ndonje hendek.

  3. sapa says:

    Ai me ate mendjen e tij prej fyelli mendon se ka bere shtet ose po ben shtet ne nje kohe qe nuk eshte as njera as tjetra!Ne kry te vendit eshte kryehajduti dhe poshte pastaj te tjeret me rradhe me qindra e mijera te pandeshkuar!Kesaj i thone te tallesh bythen me popull biles cdo dite qe ka dhene zoti prej gjashte vitesh dhe keshtu do vazhdoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje