Dash Shehi: Rama dhe Berisha rrënuan demokracinë

14 Mars 2019, 09:42Politika TEMA

Ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për kodin zgjedhor thotë se kryeministri Rama dhe ish-kreu i PD Sali Berisha rrënuan demokracinë, me kodin zgjedhor që miratuan.

ShehiBasha pas çadrës e ka kuptuar se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike. Dhe unë e gjykoj se ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin, dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër, ka bërë një hap të madh. 

Ky është hap i madh, sepse deri më dje nuk e ka bërë asnjë. Basha e ka artikuluar, ka ardhur koha që të ndryshojmë kodin zgjedhor, sepse demokracia buron me zgjedhjet. 

Ne, e kemi kuptuar se me këtë kod zgjedhor të deformuar, të bërë në emër të kryetarëve të partisë që ishin, Edi Rama, Berisha, e rrënuan demokracinë shqiptare. Këtu nuk janë bërë më zgjedhje, këtu janë zgjedhur kryetarët e partive. U bënë 10 vjet që qytetarët nuk zgjedhin më, votojnë një listë partie që është e mbyllur, që e merr vesh natën e fundit.

2 komente në “Dash Shehi: Rama dhe Berisha rrënuan demokracinë”

  1. katarakti says:

    Per kodin zgjedhor ka te drejte. 90 perqind e shqiptareve jane dakort qe kodi i tashem te zevendesohet nga nje sistem mazhoritar me korrektim kombetar. Por Berisha, Basha, Kokemadhja dhe Rama nuk jane dakort se humbasin pushtetin e pafund qe kane ndaj deputeteve. Ndersa dalja nga parlamenti ishte nje gafe e pamase e Bashes. Ndryshimet behen ne Kuvend dhe jo ne rruge.

  2. qytetar says:

    Po me pelqen perdite e me shume Dasho ,je njeshi nder ata idiotet qe te rrethojne.Bjeri pak shkurt he te keqen vellai se po na pret Lumi i Tutit tek tymi i ri,tek rruga e shitjes se bicikletave,sapo del nga prapa pazarit te ri.Ej dasho kam gjet dhe grapa te vjeter origjinale,kemi nga nje shishe trecerekshe per koke.Mezet i kemi gati ta kam nderru menune sot,ta kam hek sallomin qe e ke shume qejf e te kam ba ca plonsa katolete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje