Berisha e Basha hakmerren shpejt ndaj vajzës së Azem Hajdarit, s’përjashtojnë deputetin Zeneli që hyri në Kuvend. PD, me dy standarde

15 Mars 2019, 14:43Politika TEMA
Berisha e Basha hakmerren shpejt ndaj vajzës së Azem Hajdarit,

Sali Berisha dhe Lulzim Basha vijojnë të hakmerren ndaj liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, teksa marrin vendime selektive në kurriz të vajzës së tij Rudina Hajdari.

Ndonëse po proteston fort kundër qeverisë socialiste dhe kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, Partia Demokratike me sa duket po vepron me dy standarte ndaj atyre të cilët vendosën mos t’i binden vendimit unanim për të mos hyrë në Kuvend.

Alban Zeneli, nga lista e PD-së së Kukësit, vendosi të pranojë mandatin e deputetit dhe tashmë ka zënë vend në sallën e Kuvendit, përkundër vendimit të Këshillit Kombëtar të PD apo statutit të kësaj partie siç pretendon lidershipi demokrat.

Por ndërsa në rastin e Myslym Murrizit apo vajzës së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, PD veproi menjëherë duke i përjashtuar nga partia, nuk ka vepruar njësoj me Zenelin.

Alban Zeneli nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike, dhe për më tepër nuk kemi ndonjë prononcim të Gazment Bardhit për deputetin nga Kukësi.

Ia vlen të rikujtojmë se në Kongresin e Fundit, Zeneli ishte në listën e Bashës si kandidat për Këshillin Kombëtar edhe pse nuk rezultoi fitues.

Megjithatë, kandidimi mjafton për të kuptuar që deputeti i ri i Kukësit ishte një nga të preferuarit e Bashës.

Nga ana e PD nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se pse është lënë nën hije vendimi për Zenelin në një kohë që për Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin është vepruar me shpejtësi.

4 komente në “Berisha e Basha hakmerren shpejt ndaj vajzës së Azem Hajdarit, s’përjashtojnë deputetin Zeneli që hyri në Kuvend. PD, me dy standarde”

  1. Billy says:

    Albana Zeneli eshte syri dhe veshi i Lulit ne Kuvend..Eshte me mision.

  2. marjani says:

    perpelitjet dhe shenjat e fundit ne rrugen drejt hicit te nisur me saze duke perfunduar ne dyerte mbyllura si qen te terbuar qe asnje vaksine cudiberese nuk do punonte

  3. epo kjo pune says:

    mos humbni shansin historik te krijoni nje te djathte moderne perendimore dhe jo te qepur keq nga gjeopolitikat antishqiptare si deri me sot. Kjo cupe dhe te tjere te krijojne nje berthame dhe te marrin inisiativa dhe ngrene politika ne kuvend dhe perendimi ti vleresoje si partner dhe ti ftoje ne takime dhe bashrat e berishrat te flasin me veten ne bulevard dhe simpatizantet ti bejne nder vetes dhe te mbeshtesin rinine dhe me kete rast pastrohet dhe e majta se dhe aty ka plot dallaverexhinj dhe te kemi politike normale me nje ligj te ri zgjedhor si kudo ne perendim dhe pastaj integrimi do jete proces non-stop dhe do themi si shoqeri ku paskemi qene…

  4. Sami says:

    Albani prej kuksit eshte nje numeror vetem, se ka ne liste kerkush, as Luli as Baba i Lulit. Nje vemje, i paditur, qe vec eshte kaperdis sa mundet me ate injorancen karakteristike te nje palle qe vjen prej shtiqnit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje