I vranë me lutje në gojë

16 Mars 2019, 11:09Blog TEMA

Nga Gjergj Meta

Nuk ka një emër tjetër akti terrorist në Zelandën e Re, kundër dy komuniteteve myslimane që po luteshin në xhamitë e tyre, përveçse ligësi. Ka ndodhur edhe herë të tjera një gjë e tillë dhe sa herë që ndodh është thjesht e urryeshme. Njerëz të pafajshëm që vriten nga njerëz të tjerë të cilët nuk pranojnë se në botë ka vend të për gjithë dhe se të mendosh, besosh, jetosh ndryshe nga të tjerët nuk është një krim.

Fatkeqësisht terrorizmi është i pabesë dhe e kemi parë në gjithë këto kohë në Lindje të Mesme, në Europë, në Afrikë, Amerikë e tani edhe në një kënd të botës ku njerëzit shkojnë se duan t’i qëndrojnë larg luftës dhe së keqes. Por e keqja mbërrin kudo. Ajo ka një mision, po aq sa e mira, vetëm se e keqja nuk kursen asnjë mjet për të arritur qëllimin e saj, për të sunduar jetën e njerëzve.

Këto janë krime që nuk kanë asnjë justifikim përveçse urrejtjes patologjike ndaj të ndryshmit, ndaj atij që mendon e beson ndryshe nga unë. Dhe është po aq kriminal justifikimi i terrorizmit. Do të jetë e vështirë për një botë si kjo e jona të mësojë të jetojë në paqe edhe pse kjo nuk është e pamundur.

Kur njeriu humb arsyen, dhe dhuna është kundër arsyes së shëndoshë, kthehet në një trup pa rregulla dhe jeta e tij është një xhungël, shoqëria kthehet në një xhungël, ku i vetmi ekuilibër është ai i luftës për mbijetesë.

Duke qenë se aktualisht bota është një tigan që po zien e nuk po gjenden valvula që t’ia heqin presionin, në mënyrë që të mos shpërthejë, është e nevojshme që të mbajmë antenat ndezur për të mos rënë në batakun e urrejtjes. E megjithatë nuk na është dhënë një botë tjetër për të jetuar, nuk kemi një planet rezervë ku të shkonim. Edhe po ta kishim do ta ndotnim njësoj si këtë.

Dhe në fakt nuk kemi pse t’i ikim kësaj bote e kësaj shoqërie, por mund ta bëjmë më të mirë atë. Ngjarje si kjo, përveç dhimbjes dhe zemërimit, mund të ngjallin edhe dëshirën për diçka ndryshe, më të bukur e më të drejtë.

Meqë nuk na është dhënë një mundësi tjetër atëherë këtë të vetmen mundësi mund ta kthejmë në mundësinë e botës tonë. Por nga t’ia nisim? Këto ditë është nominuar për çmimin Nobel një adoleshente suedeze me emrin Greta Thunberg për shkak të angazhimit të saj për klimën.

Një adoleshente nga ata që jemi mësuar ne të rriturit t’i kritikojmë gjithmonë se janë të papërgjegjshëm, se janë të brishtë dhe nuk dinë asgjë nga jeta. Ajo po i jep një leksion botës dhe këto ditë në shumë qytete të Europës, pikërisht të rinjtë kanë dalë në sheshe për të protestuar kundër ndotjes globale.

Më ngjajnë shumë me ata të rinj universitarë shqiptarë që para disa muajsh kërkuan ndryshimin e diçkaje në sistemin universitar, por në fakt kërkonin një ndryshim më të rrënjësishëm.

Janë të rinjtë ata që do ta bëjnë ndryshimin, ata që mund të luftojnë terrorizmin ndaj njerëzve e ndaj planetit. Këta të rinj janë shenja ndoshta se të rriturit nuk po bëjnë sa duhet e që rrugën po ua tregojnë disa fëmijë, të brishtë e të rinj, të papërfillur, por plot me entuziazëm. Ata janë pa paragjykime dhe nuk ngrenë mure, por ndërtojnë ura.

Krishti ka thënë para dy mijë vjetësh se atyre  dhe të gjithëve që bëhen si ata (si fëmijët) u përket Mbretëria e Hyjit. Ne e kemi në dorë mundësinë për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.

Pa dashur të bie në delir, por më duket se modeli që kemi ofruar si shoqëri shqiptare në këto kohë, dhe e kam fjalën për bashkëjetesën fetare, në mos qoftë shembull për të tjerë, së paku të jetë një vlerë për ne që të vazhdojmë ta ruajmë e ta kultivojmë çdo ditë.

Madje të lutemi që garanti i kësaj klime të mirë bashkëjetese të mos jetë vetëm vullneti i mirë i yni, por forca e Zotit. Në profilin tim në Twitter dje dikush më kishte bërë një koment duke cituar dijetarin islam Rumi dhe dua ta citoj këtu:

“Përtej së drejtës dhe padrejtësisë është një vend. Atje ne do të takohemi”. Unë nuk do të doja ta lija takimin me njerëzit që janë njëkohësisht si unë dhe të ndryshëm nga unë për atje, por do të doja të takoheshim këtu, tani.

7 komente në “I vranë me lutje në gojë”

  1. Detari says:

    Po ky cfare pati? Pse nuk e hap gojen kur muslimanet vrasin cdo dite te krishtere, hoxhe eshte i kamufluare si prift anadollaku

  2. Vedat Shehu says:

    Terrorizmi, pareqitet si termet spontan, por si termeti ne natyre, edhe terrorizmi eshte fenomen ne shoqerine njerezore qe pergatitet gradualisht dhe shfaqet befaas neper pika te largeta te globit. Pse neglizhon shqeria njerezore ti zhduk premisat qe standalone tensionin e terrorizmit?

  3. Hublina says:

    Ligesi !?

    Sa njerez te pafajshem more palaco jane vrare, dhunuar, perdhunuar, mashtruar, masakruar pse kane menduar ndryshe, pse kane besuar ndryshe dhe pse kane jetuar ndryshe, ekskluzivisht nga kleri katolik (dhe religjonet ne pergjithesi) ???

    Fatkeqesisht terrorizmi eshte i pabese?

    Po pse mor palaco, ku ke pare ti terror me bese? Apo ti quan terror me bese krimet e kishes katolike?

    E keqja paska mision e? Dhe ti duhet te ja dish misionin mor palaco, sepse eprori jot suprem, ju a ka shtjelluar qe e keqja na qenkerka djalli, dhe ai vepron tek njerezit, pra njerezit na qenkerkan vegel e djallit, pra djalli qenka kriminelli, keto te tjeret jane vegla… keshtu e sqaroi eprori yt te keqen dhe misionin e saje ne rastet e llahtarshme te pedofilise.

    Vetem istitucionalizimi i besimeve ka bere qe besime te ndryshme te urrehen dhe luftohen qofte psigjikisht dhe fizikisht, reciprokisht.

    Te flasesh per arsyen ti, qe je sherbyesi dhe perfaqesuesi i atij religjoni qe si askush tjeter e ka mbyte arsyen qe ne zanafille te saj, me mjete dhe metoda te pangjashme, thene bute, eshte hipokrizi.

    Bota ka qene perhere nen trysni me momente pika vlimi.
    Trysnine me shume se askush e kan shkaktuar direkt religjonet dhe indirekt nepermjet mbeshtetjeve pa rezerve te ndermarrjeve kriminale te cdo lloji ne cdo kohe.

    Greta Thunberg ka fatin te gezoje ato te drejta, te cilat i jane shkulur religjoneve me sakrifica sublime te Laikeve, Heretikeve dhe te tjere.
    Ne mungese te ketyre te drejtave, Greta do te ishte perculluar ne zjarrin e ndezur nga te derguarit e zotit tend, palaco, nga ana tjeter Greta deshmon mese miri dhe po i fakton njerezimit se lutjet drejtuar zotit sherbejne vetem per te mbajtur nje kaste qylxhishe , parazitesh dhe mashtruesish si ti, pasi njerezimi ende ska pare ndonje nderhyrje te zotit, ne asnje nga problemet e tij.

    Keni 2000 vjet qe beni sikur luteni per te mashtruar popujt pasi jeni tejet te sigurte se zoti juaj biblik, eshte shpikur nga eterit me dinake te historise, me qellimin final per te mbajtur popujt ne roberi dhe skllaveri.

    Ti don ti lutesh zotit qe te behet garant per bashkjetesen e njerezve???

    Pra zoti jot akoma nuk e garantonkerka kete???

    Palaco i eterve dinake, qe ne mjerimin e njerezimit keni bere dhe vazhdoni te beni palle.

    Dhe GJIGANDI LAIK jua jep pergjigjen

    “Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
    e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
    dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
    por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.”
    —————————————————————
    “mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.”

  4. Ali Abdullai says:

    Besoj se ky terorist nuk ishte nje ateist. I lutemn shume qe ky pastor, bariu i deleve te krishtera ti therasi mendjes dhe te merret me punet e zotit dhe te mos kerkoje qe te hiqet denimi me vdekje per teroristet. Nje i tille kavrare 49 njerez dhe do te vazhdoje jeten e tij deri sa te vdesi. Nuk e di se cfare qendrimi do te mbaje feja katolike. B esoj se ateistet jane me te drejte ne kete pike

  5. Ad says:

    S’e kuptoj pse kaq urrejtje te thelle per nje shkrim qe s’i shoh asgje te keqe. Zoti,mor te mjere,eshte tek cdo gje: nga me e vogla gjer tek me e madhja. Meshire per ju, o kalimtare fatkeqe mbi kete dhe…

  6. Ad says:

    S’e kutpoj pse kaq urrejte te thelle per nje shkrim te paqte si ky. Zoti, mor qyqare, eshte kudo. Paskeni ardhur kot, o kalimtare fatkeqe, mbi kete dhe…

  7. taso kume says:

    Vetem krimineli nuk ka fe, A E pate sot ne mes te dy policeve nuk beri kryqin ,beri vetem hokej me rethin e gjishtave,, shenje e supermacise bjanke, ai eshte i pari qelbesire por dhe komentusit qe e indetifikojne me fene jane me qelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje