“Më ndjekin makina me targa shqiptare”, ish-deputeti: Duan të më vrasin

18 Mars 2019, 21:39Rajoni TEMA

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci ka deklaruar se është njoftuar nga policia se jeta e tij është në rrezik.

Geci është paralajmëruar që të ketë kujdes pasi disa automjete me targa shqiptare po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione seedhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Ai njofton se edhe në vitin 2017 ka marrë një paralajmërim të tillë se dikush nga Shqipëria po përgatit një atentat kundër tij.

Deklarata e plotë:

Te nderuar qytetar Policia e Republikes së Kosovës edhe sot është informuar se jeta e Gani Gecit mund të jetë në rrezik.

Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?”

Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri.

Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.

Vlenë të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt?

Ganiu iu ka përgjigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.

Ne shpresojm se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.

P.S.
Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojm.

Çdo informat qe kemi do ta ndajm bashkë me Policinë e Kosovës .

Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë dhe pasojat per shtytësit, mbështetësit financiar apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet.

9 komente në ““Më ndjekin makina me targa shqiptare”, ish-deputeti: Duan të më vrasin”

  1. malokëria = qenëria says:

    Edhe? Na plasi Hajdari i demokracise.

  2. Johani says:

    A ka gje me te ndyre o redaksi e nderuar qe te merreni me njerez si gani geci, i cili nuk eshte gje tjeter pos nje kriminel dhe vrases i shqiptareve dhe merreni me mend kur veaut ate nipin e vet i cili quhej Shaqir nese nuk gaboi ky geci iku ne serbi te millosheviqi e kush strehohet te armiku i kombit pos nje bashkepunetor i tij,tash paska informata se dikush nga dhqiperia apo dikush me nje makine me targa shqiptare po dojka ta vras gani gecin, po kush eshte ai shqiptar qe flliq duart me nje mut si ky,kurse une jam i sigurt se ai qe shetit ne Drenice me ate apo ato majina mund te jete ndonje fazlliq kshilltar i sali berishes qe sdo mend se eshte mik dhe klike e gecit, i cili ne vend se te ishte ne burg del ne media dhe na ban burrin e mire,ky eshte turpi i Drenices dhe Kosoves dhe perderi sa te kemi njerez si ky serbia eshte aktive ne kosove e shqiperi,ky per lek (dinar) eshte ne gjendje ti hypi edhe fmise se vet e lere me per gjera tjera,turpi i kosoves shikojani turit si i ka si te ushte binjak me tbirin e fariut e vlla me xenin e berishes dhe arkan shkaun.

  3. Timi says:

    Johan, nuk i heq asnjë presje asaj që ke shkruar.

  4. Nuk te vret njeri kot o gani geci,,,

  5. am says:

    Pa shih, si perrallat ne libra per femije. Nje shok me tha hajde ktu se kam nje lajm. Bajlozi po te kerkon mbi kale. Ka vene targa shqiptare. Po mire, mor mik. Po ti nga e ke informacjonin. Emrin si e ke mor mik. Si u njohe me faktin? Kush fakt te bindi qe po kerkojne gani elez aline?

  6. Irvin says:

    Ke vrare Komandant Sandokanin nuk do e harrojne kollaj familjaret e Tij o pis.

  7. Pashai says:

    Bërllog! njëjt Si partia që përfaqëson!

  8. Fredi says:

    E di qe ka kusure dhe asht frigu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje