Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kurrë nuk ka pasur bisedime se çfarë dëshiron Serbia si rezultatin përfundimtar në negociatat me Kosovën.
“Nuk kemi ardhur te këto tema. Sa herë që është hapur një mundësi për të shkuar drejt kompromisit, gjithmonë ka ndodhur ndonjë incident. Këto nuk janë vetëm dyshime, ekzistojnë pretendime se disa vende evropiane nuk duan që kjo të përfundojë shpejt”, ka thënë Daçiç për gazetën “Politika”
Ai tha se Britania e Madhe dhe Gjermania nuk e përkrahin ndarjen e Kosovës.
“Këtu po zhvillohet një betejë gjeopolitike, por jo më me Moskën, por midis partnerëve perëndimorë. Bëhet fjalë për një gjeografi politike shumëfishtë, që ndërthuret me ne”, tha Daçiç, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti, Daçiç tha se “kjo do t’i takonte fantastikës shkencore politike”.
Ai thekson se duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë dialogun, “por fakti se ata [Kosova] nxori Platformën për dialog, kjo na vë në një pozicion të ri politik – se ata nuk duan asnjë kompromis”.
Kreu i diplomacisë serbe tha se Platforma e Kosovës për dialog nuki intereson fare.
Daçiç përkujton dy pozicione krejtësisht të kundërta, mes palës serbe dhe kosovare në bisedime. “Njëra është se Kosova është një autonomi në kuadër të Serbisë, dhe tjetra është se Kosova është një shtet i pavarur brenda kufijve të saj, ‘të cilët ata i paraqesin si ndërshtetërore’, të cilat në fakt janë kufij mes krahinës dhe Serbisë qendrore”, tha Daçiç.
“Vështirë është të arrihet deri të kompromisi, mbi bazën e këtyre dy pozicioneve. Pse amerikanët kanë lëvizur nga pozicioni i tyre? Sepse e kuptuan se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, pa ndonjë kompromis. Dhe, cili është kompromisi? A kurrë nuk kanë thënë se kjo është zgjidhja më e mirë. Ata vetëm thonë, të shohim se cilat janë propozimet”, ka thënë Daçiç.
autonomi?hahahahaha ky paska rrjedhur fare nga trute, KOSOVA, SHQIPERIA,DHE BASHE ME SERBI MUNDE TE BEHEN SHKRUMB E HI, POR KOSOVA KURRE, KURRE, KURRE NEN SERBI.
Se keni 100 vjet qe beni si ju do kari pa pyetur asnjehere shqiptaret.
Beni 100 vjet pushim dhe flasim.
Nuk pyetet nje shtet per nje shtet tjeter,se konsiderohet nderhyrje ne punet e brenshme e shtetei tjeter.keta kaq gomare jane qe Kosova eshte shtet me vete,dhe kur NATO shpetoje Kosoven nga SLLAVET ,sdo mente qe jane kosultuar dhe me KREMLININ,nen rrogoze thuhet ne verbin popullor. Kosova eshte shkembyer me nje konçension tjeter qe RUSET e kethyen ne toke te djegur,prandaj SERBET aq kriminela jane sa dhe budallenje.
Nuk kane ctju thone ate qe paten per te thene e thane ne vitin 1999.