Meteori shpërthen pranë Tokës; 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike

18 Mars 2019, 19:29Hi-Tech TEMA

NASA thotë se një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor është shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.

Deri më tani megjithatë, asgjë nuk ishte kuptuar nga prania e këtij meteori, sepse gjithçka ka ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.

Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës, sipas eksperteve të NASA-s, një lëmsh i tillë i zjarrtë i këtyre përmasave mund të pritet vetëm dy apo tre herë çdo 100 vjet.

Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh, raporton TCH.

Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone.

Shpërthimin e kanë diktuar satelitet ushtarake; per ngjarjen, NASA u njoftua nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara.

2 komente në “Meteori shpërthen pranë Tokës; 10 herë më i fuqishëm se bomba atomike”

  1. Albani says:

    25.6 km lartesi
    32 km/s
    Meteoriti ka shperthyer 0.8 sek. perpara se te godase token.
    10 here me I fuqishem se Hiroshima?
    Ne kete distance e me kete fuqi presioni ne toke do te ishte ne mijera km.katror te globit.

  2. Shqipqiqiriq shqiqiqiqiqi says:

    Gjynah!
    Shkoj dem gjithai shperthim.
    Ah pse s ishte mu mbi Shqipni qe ta bente shkrumb e hi.
    Do pshtonte krejt bota nga shqiptarkqinjt e liq.
    Do kujtohej si dita e ndeshkimit te s keqes nga perendija.
    Hajt se heres tjeter s gabo shenj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje